VRASJA E AMBASADORËVE JOMUSLIMANË

Numri i fetvasë: 168 VRASJA E AMBASADORËVE JOMUSLIMANË

Kategoria: POLITIKË ISLAME-DYSHIME VRASJA E AMBASADORËVE JOMUSLIMANË

1 156 shfletues/klikues VRASJA E AMBASADORËVE JOMUSLIMANË


 Pyetje: VRASJA E AMBASADORËVE JOMUSLIMANË


A mund të na tregoni se cili është gjykimi i juristëve muslimanë, lidhur me vrasjen e ambasadorit rus në Turqi?


 Përgjigjja: VRASJA E AMBASADORËVE JOMUSLIMANË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Protestat paqësore dhe të maturuara para ambasadave, për të dënuar krimet e shteteve apo popujve që ato përfaqësojnë, nuk përbëjnë ndonjë problem.

Ndërsa agresioni kundër një ambasadori të një prej vendeve në fjalë, për të mos thënë vrasja e tij, apo e çdo punonjësi të këtyre ambasadave; me të cilët muslimanët kanë bërë aleancë ose janë bërë për ta garant, nuk lejohet kurrsesi, bazuar në tekstet e qarta profetike, që jo vetëm e ndalojnë por edhe e dënojnë ashpër këtë gjë.

Në lidhje me shpjegimin e faktit në fjalë, imami i njohur Esh-Shaukani thotë: “Aleati (El-Muahidi) është një person (burrë) prej qytetarëve [jomuslimanë] të një shteti joislam1, i cili hyn në shtetin islam2 me garanci të ligjshme të muslimanëve [garantimin e mbrojtjes së jetës etj.]. Vrasja e këtij personi (aleatit), është ligjërisht e ndaluar për muslimanët.”3

Sa i përket garancisë që i jepet të garantuarve në fjalë, norma ligjore është se ky garantim duhet zbatuar dhe respektuar, edhe nëse garantuesi është individ; për më tepër kur i këtilli është qeveritari.4

Disa nga tekstet më të spikatura profetike, ku janë mbështetur juristët muslimanë në lidhje me dispozitën e ndalimit të vrasjes së aleatit, janë:

a. “Kush vret një aleat [një person jomusliman, që është në besë dhe garanci (dorëzani) të muslimanit], nuk ka për ta nuhatur erën e xhenetit; teksa era e tij (xhenetit) gjendet [nuhatet] nga një largësi [që përshkohet për] dyzet vite5; kuptimi i hadithit është se vrasësi i aleatit të muslimanëve, konsiderohet mëkatar i madh; ai s’e ndjen erën e Xhenetit që në fillim kur e ndiejnë muslimanët që s’kanë bërë mëkate madhore; gjithsesi ky vrasës, nëse nuk ka vdekur në politeizëm, nuk mbetet përjetësisht në Xhehenem.

b. “Kush vret një aleat, jo në realitetin e tij [jo në kohën në të cilën lejohet ligjërisht vrasja e tij], të tillit Allahu ia ka ndaluar Xhenetin6; kuptimi i këtij hadithi është i njëjtë me hadithin e mëparshëm, pra vrasësit të një aleati të muslimanëve, i është ndaluar hyrja në Xhenet me muslimanët e parë të cilët s’kanë bërë mëkate madhore; por gjithsesi kjo s’do të thotë se i këtilli mbetet përjetësisht në Xhehenem.

c. “Vërejtje, atij që i bën padrejtësi një aleati, ose që e cenon atë [të drejtën e tij], ose që e ngarkon mbi mundësinë e tij [në nxjerrjen e haraçit etj.], ose që i merr atij diçka pa kënaqësinë e tij; unë do t’i bëhem kundërshtar në Ditën e Gjykimit.”7

Allahu e di më mirë. VRASJA E AMBASADORËVE JOMUSLIMANË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ VRASJA E AMBASADORËVE JOMUSLIMANË

VRASJA E AMBASADORËVE JOMUSLIMANË

  1. Shtet joislam (Daru El-Kufr ose Daru El-Harb): është një shtet ku mbisundojnë ligjet joislame dhe ku pushteti, fuqia e autoriteti nuk janë në dorë të muslimanëve.
  2. Shtet islam (Daru El-Islam): është një shtet ku mbisundojnë ligjet islame dhe ku pushteti, fuqia e autoriteti i takojnë muslimanëve.
  3. Nejlu El-Eutar v. 8, f. 136.
  4. Për fetvanë në fjalë bazohu në: islamweb, ndërsa për sqarimin mes kllapave katrore të ardhur në përkufizimin e aleatit sipas imam Esh-Sheukanit, shih: islamweb.
  5. El-Bukhari 3166.
  6. Ahmedi 20377, Ebu Daudi 2760, En-Nesai 4747; etj; Albani etj. kanë thënë se hadithi është sahih / i vërtetë.
  7. Ebu Daudi 3052; Albani etj. kanë thënë se hadithi është sahih / i vërtetë.
PJESËMARRJA NË VOTIME DHE POLITIKË
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.