VLERA E MUAJIT MUHARREM

Numri i fetvasë: 277 VLERA E MUAJIT MUHARREM

Kategoria: MIRËSIA E MUAJIT MUHARREM

2 531 shfletues/klikues VLERA E MUAJIT MUHARREM


 Pyetje: VLERA E MUAJIT MUHARREM


Cila është vlera e muajit Muharrem?


 Përgjigjja: VLERA E MUAJIT MUHARREM


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Ky muaj quhet Muharrem (EL-MUȞAR-REM) me kuptimin: “i ndaluar, i pacenueshëm”; pasi ndër arabët në epokën paraislame dhe po kështu ndër muslimanët në fillim të Islamit1, lufta në muajt e shenjtë (përfshirë Muharremin) ishte e ndaluar. Muharremi përbën muajin e parë të vitit hixhri / hënor dhe një prej katër muajve të shenjtë2.Lexoni më tepër

Lidhur me vlerën e muajit Muharrem thuhet sa vijon3:

a. Muaji Muharrem është prej muajve të shenjtë

Muaji Muharrem është prej muajve të shenjtë, madje më i madhëruari dhe më i nderuari prej tyre. Ai përbën muajin e parë të kalendarit hixhri (islam). Me shenjtërinë e këtyre muajve nënkuptohet që muslimani të angazhohet të bëjë në to sa më shumë vepra të mira dhe të mbrojë shenjtërinë (dispozitat islame që ka urdhëruar Allahu) lidhur me këto muaj (prej të cilëve është edhe Muharremi), pasi e keqja në to është më e ndëshkueshme sesa jashtë tyre.Lexoni më tepër

b. Muaji Muharrem përcaktohet tek Allahu në shprehi të madhështisë së tij

Muaji Muharrem është përcaktuar tek Allahu për të nxjerr në pah madhështinë e këtij muaji dhe treguar se vetë Allahu ia dha Muharremit pozitën e shenjtërisë (pacënueshmërisë), ndaj askush s’ka të drejtë ta nxjerrë nga ky status7. Lidhur me përcaktimin “muaji i Allahut” për muajin e Muharremit në transmetimin referent profetik (shih në pikën c dhe d të mëposhtme), El-Buhuti (i medh’hebit hanbeli) thotë: “Në El-Mubdi’i (autori, Ibn Muflihu) thotë: ‘E përcakton [Allahu] atë [muajin Muharrem] tek Ai, në theksim të lartësisë së këtij muaji dhe për të treguar madhështinë e tij, si [thënia e Allahut] Deveja e Allahut [lidhur me të cilën Allahu i Lartësuar thotë në Kuranin e madhërishëm: “I dërguari i Allahut (Salihu), u tha atyre (njerëzve të fisit)]: ‘Kjo është deveja e Allahut8!’…910

c. Muharremi është muaji më me vlerë pas Ramazanit11

Në transmetimin e vërtetë profetik vjen se Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Muaji më me vlerë ndër muajt është muaji i Allahut që e thërrisni Muharrem.”12

d. Agjërimi në Muharrem është më i vlefshmi pas atij të Ramazanit

Në transmetimin e vërtetë profetik vjen se Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Më i miri agjërim [vullnetar] pas Ramazanit është muaji i Allahut, Muharremi, dhe namazi më i mirë pas farzit është namazi i natës.”13Lexoni më tepër

e. Në Muharrem gjendet dita madhështore e Ashurasë

Po në kuadrin e vlerave të këtij muaji është edhe prania në të e ditës madhështore të Ashurasë, mbi vlerën e së cilës Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Unë llogaris (pres / shpresoj) se agjërimi i Ashurasë i shlyen mëkatet e vitit të kaluar”14; pra me agjërimin e Ditës së Ashurasë, me të cilin unë synoj vetëm kënaqësinë e Allahut dhe e bëj sinqerisht për Të, jo për sytë e botës, shpresoj që Allahu i Madhëruar të më depozitojë te Ai një shpërblim të atillë që shlyen mëkatet e vogla për vitin para kësaj dite. Kjo është nga vlera dhe mirësia e Allahut të Madhëruar ndaj nesh, që përmes agjërimit të kësaj dite të vetme, shlyen mëkatet e vogla të një viti të plotë.”Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. VLERA E MUAJIT MUHARREM

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ VLERA E MUAJIT MUHARREM

VLERA E MUAJIT MUHARREM

  1. Siç u cek më sipër, në fillim të Islamit, nisja e luftës në muajt e shenjtë ishte e ndaluar, por pastaj kjo dispozitë u shfuqizua (sipas mendimit më të fuqishëm të juristëve muslimanë) dhe këto muaj u bënë njëjtë si muajt e tjerë sa i përket luftës. Sa në fjalë është bazuar në thënien kuranore: “Vërtet, numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut, që prej ditës kur krijoi qiejt dhe Tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë, sipas besimit të drejtë. Prandaj, mos i bëni vetes dëm, duke i shkelur këta muaj! Megjithatë, luftoni të gjithë kundër idhujtarëve, ashtu si luftojnë ata të gjithë kundër jush. Ta dini se Allahu është me ata që ruhen nga gjynahet.” (Et-Teube: 36.).
  2. Muajt e shenjtë: Me këtë emërtim quhen katër muajt: Rexheb, Dhul Ka’de, Dhul Hixhe (të cilët janë varg) dhe Muharrem (që vjen i veçuar nga katërshja) të kalendarit hixhri (hënor / islam), të cilët janë quajtur kësisoj sepse gëzojnë dispozita të veçanta pacenueshmërie.
  3. Shih: islamtoday dhe islamqa.
  4. Et-Tuebe: 36.
  5. Pra koha ka qarkulluar në rendin që Allahu i Lartësuar e zgjodhi dhe e vendosi në ditën që krijoi qiejt dhe tokën, pra që çdo vit të jetë dymbëdhjetë muaj dhe çdo muaj të jetë mes njëzetenëntë dhe tridhjetë ditë; teksa arabët në kohën paraislame e kishin tjetërsuar këtë duke e bërë një vit me dymbëdhjetë muaj dhe një tjetër me trembëdhjetë muaj, ndaj kjo ndikoi që muajt të barteshin dhe ndryshoheshin jashtë kohës përkatëse të tyre dhe haxhi e muajt e shenjtë të humbnin kohën ekzakte të tyre… Kuptimi është se në vitin e haxhit të lamtumirës i takoi që me caktimin e Allahut muaji Dhul Hixhe të ishte ekzaktësisht në kohën përkatëse të tij, ndaj muslimanët urdhërohen që ta ruajnë këtë fakt dhe ta kryejnë haxhin në këtë kohë e mos t’i ndryshojnë muajt mes tyre, siç bënin arabët në kohën paraislame (shih: islamweb).
  6. El-Bukhari 3167 dhe Muslimi 1679.
  7. Shih: dorar.
  8. “Kjo është deveja e Allahut”: Sipas disa komentuesve të Kuranit, kjo deve doli nga shkëmbi. Ajo ishte një kafshë e mrekullueshme, që Allahu ua paraqiti themudasve si provë për Profecinë e Salihut. Në mënyrë që edhe kafsha të pinte, u vendos që burimi i vetëm i ujit për atë popull, të shfrytëzohej me radhë: një herë deveja, një herë njerëzit. Kjo nxiti mërinë e jobesimtarëve, të cilët vendosën ta vrisnin atë (shih: Kurani i madhërishëm, botimi i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam).
  9. Esh-Shems: 13.
  10. El-Buhuti, Keshafu El-Kina’a, v. 2 f. 7.
  11. Shih: alukah.
  12. En-Nesai, Sunen El-Kubra 4612, hadithi është sahih / i vërtetë (shih: almoslim  dhe dorar).
  13. Muslim 1163.
  14. Muslimi 1162, 1976.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.