JETA E VËRTETË

VLERA E AGJËRIMIT 6 DITË NGA SHEUALI

Numri i fetvasë: 154 VLERA E AGJËRIMIT 6 DITË NGA SHEUALI

Kategoria: AGJËRIMI VULLNETAR

7 094 shfletues/klikues VLERA E AGJËRIMIT 6 DITË NGA SHEUALI


 Pyetje: VLERA E AGJËRIMIT 6 DITË NGA SHEUALI


Cila është dispozita dhe vlera e agjërimit të gjashtë ditëve prej muajit Sheual, pas agjërimit të muajit të Ramazanit?


 Përgjigjja: VLERA E AGJËRIMIT 6 DITË NGA SHEUALI


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Shumica e juristëve muslimanë kanë theksuar se agjërimi i gjashtë ditëve prej muajit të Sheualit1, është mustehab2 (i pëlqyeshëm), me përjashtim të Ditës së parë të Sheualit (ditës së parë të Fitër Bajramit), e cila është haram3 (e ndaluar) që të agjërohet. Kjo dispozitë është bazuar në transmetimet në vijim:

Ebu Ejubi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë:

“Ai që agjëron Ramazanin dhe pastaj e pason atë me gjashtë (ditë) nga Sheuali, [për këtë person shpërblimi] është si të ketë agjëruar tërë kohën (në çdo ditë të vitit).4

Faktin e këtij shpërblimi, Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) e shpjegon si vijon5:

“Agjërimi i muajit të Ramazanit është i barasvlershëm me dhjetë muaj dhe agjërimi (pas Ramazanit) i gjashtë ditëve (të Sheualit) është i barasvlershëm me agjërimin e dy muajve. Kjo përbën agjërimin e (krejt) vitit.”6

Po në këtë kontekst, Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Allahu ka bërë që një e mirë të jetë e shpërblyeshme me dhjetë, pra një muaj me dhjetë muaj, edhe gjashtë ditët pas Fitrit [pas Ramazanit, në muajin Sheual], që përbëjnë kompletimin e vitit.”7

Gjithashtu, në kuadrin e vlerës së veçantë në lidhje me agjërimin e gjashtë ditëve prej muajit Sheual (pas agjërimit të obliguar të muajit të Ramazanit), juristët e medh’hebit hanbeli dhe shafi’i janë të mendimit se vlera e veçantë e shumëfishimit të shpërblimit të tyre është e barasvlershme me atë të një viti agjërimi farz (të oligueshëm); ndërkaq dihet fakti i shumëfishimit në përgjithësi të shpërblimit të agjërimit vullnetar, bazuar në parimin juridik islam “të shpërblimit të veprës së mirë me dhjetëfishin e saj”.

Tjetër vlerë madhështore e agjërimit të gjashtë ditëve të muajit të Sheualit pas agjërimit të Ramazanit, është kompensimi i mangësive që i kanë ngjarë muslimanit gjatë agjërimit të obligueshëm të Ramazanit, duke qenë se çdo agjërues është njeri dhe çdo njeri bën gabime, qoftë edhe gjatë agjërimit të Ramazanit. Sa në fjalë mbështetet në transmetimet autentike profetike8, në të cilat vjen se në Ditën e Gjykimit adhurimet vullnetare do të shërbejnë si kompensim për mangësitë e adhurimeve farz (të obliguara).

Allahu e di më mirë. VLERA E AGJËRIMIT 6 DITË NGA SHEUALI

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ VLERA E AGJËRIMIT 6 DITË NGA SHEUALI

VLERA E AGJËRIMIT 6 DITË NGA SHEUALI

  1. Sheuali: Muaji hënor që vjen menjëherë pas muajit të Ramazanit.
  2. Mustehab: Veprim i pëlqyeshëm, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet.
  3. Haram: Veprim i ndaluar, lënia e të cilit shpërblehet dhe kryerja e tij ndëshkohet.
  4. Muslimi 1164.
  5. Shih: islamqa, islamwebsaaid dhe islamweb.
  6. Ibn Khuzejme 2115, Albani ka thënë se hadith është “sahih / i vërtetë”.
  7. Es-Sunen El-Kubra – Li En-Nesai 2874, Albani ka thënë se hadith është “sahih / i vërtetë”.
  8. Shih: Sunenu Ebi Daudi 864, Albani ka thënë se hadithi është “sahih / i vërtetë”.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top