VITI HIXHRI-PËRKUFIZIMI-DISPOZITA

Numri i fetvasë: 276 VITI HIXHRI-PËRKUFIZIMI-DISPOZITA

Kategoria: HIXHRETI-EMIGRIMI PROFETIK

2 101 shfletues/klikues VITI HIXHRI-PËRKUFIZIMI-DISPOZITA


 Pyetje: VITI HIXHRI-PËRKUFIZIMI-DISPOZITA


Cili është përkufizimi i vitit apo kalendarit hixhri (hënor / islam)? Cila është dispozita e përdorimit të kalendarit sipas Mesihut apo Krishtit (kalendarit gregorian / diellor) dhe dispozita e mos/përdorimit të kalendarit hixhri?


 Përgjigjja: VITI HIXHRI-PËRKUFIZIMI-DISPOZITA


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Përkufizimi i vitit / kalendarit hixhri1;

Fjala “hixhri” rrjedh nga fjala arabe “HEXHERA / la, u ndërpre, doli, iku, emigroi” dhe prej kuptimeve bazë të saj është ai i daljes apo emigrimit nga një tokë dhe shkuarjes në një tjetër, duke e lënë të parën për të dytën; teksa në kuptimin sheriatik (ligjor islam) kuptimi i hixhretit (emigrimit) është ”lënia e vendit (territorit / shtetit) joislam2 apo atij ku mbisundon bidati3 (risitë në fenë islame) apo harami4 dhe shkuarja atje ku mbisundon Islami; lënia e shoqërisë së keqe dhe veprave të këqija (harameve); si dhe hixhreti (emigrimi) në kuptimin e largimit apo ikjes prej dëmtimeve që cenojnë fizikun (trupin), pasurinë apo familjarët e muslimanit5.Lexoni më tepër

Po i këtij konteksti ishte emigrimi (hixhreti) i Profetit (Paqja qoftë mbi të!) nga Meka (ku ai dhe muslimanët po persekutoheshin rëndë në fenë e tyre), për në Medine (ku do themelonte edhe shtetin e parë islam). Së këtejmi vjen edhe kuptimi i vitit të ri hixhri, me të cilin synohet pikërisht viti kalendarik islam, viti i parë i të cilit daton (fillon) me vitin kur (në moshën 53 vjeçare) Profeti (Paqja qoftë mbi të!) emigroi nga Meka për në Medine (nisja për emigrim ishte më 27 Safer të vitit 13 pas Shpalljes8 / 13.09.622 diellor dhe mbërritja në Medine ishte më 12 Rabi‘a El-Euelu të po këtij viti)9.Lexoni më tepër

Së dyti: Dispozita e përdorimit të kalendarit hixhri10

Parësore për muslimanin është që t’i përdorë sa të mundet kalendarin hixhri dhe muajt hënorë, pasi Allahu i ka konsideruar ato në Kuran njehsim kohor për njerëzit, për haxhin, agjërimin e detyrueshëm të Ramazanit dhe agjërimin e ditëve të pëlqyeshme, zekatin dhe muajt e shenjtë11; së këtejmi nuk është e denjë për muslimanin që të mjaftohet me përdorimin e kalendarit diellor (gregorian) dhe ta lërë mënjanë atë hixhri.Lexoni më tepër

Gjithsesi, nuk është se ka ndonjë argument të qartë që të vërtetojë ndalimin e përdorimit të kalendarit diellor, sidomos nisur nga fakti se ai bën pjesë tek “sprovat përfshirëse të cilave u nënshrohen masa dërrmuese e njerëzve, ngaqë ky kalendar është bërë pjesë e përditshmërisë së tyre dhe është e vështirë të shmanget dhe bëhet pa të, nisur nga nevoja për të dhe problematikat që sjell mënjanimi i tij15”, kësisoj bërja e tij haram (konsiderimi i tij i paligjshëm), për më tepër pa pasur ndonjë argument të qartë ndalues, me siguri që s’është në rregull.

Po kështu bindja e gabuar që kanë të krishterët lidhur me Mesihun – sipas të krishterëve Mesian / Krishtin16 apo Isain – sipas të krishterëve Jezusin17 – (Paqja qoftë mbi të!), nuk e bën të ndaluar përdorimin e kalendarit gregorian18 (apo kalendarin sipas lindjes së Mesihut), përderisa ne si muslimanë besojmë se ai (Paqja qoftë mbi të!) ishte rob i Allahut, i Dërguari i Tij, Fjala e Tij që ia lëshoi Merjemes – sipas krishterëve Marias – (me kuptimin urdhër i Tij, që u bë fakt i kryer me shtatzaninë që i ndodhi Merjemes), shpirt i Tij (me kuptimin shpirt prej shpirtrave të krijuar prej Tij) dhe se lindja e tij ishte argument mbi madhështinë e fuqisë së Allahut të Lartësuar, duke e krijuar atë (Isain) me nënë dhe pa baba. Pra nuk ka asnjë lidhje angazhuese mes besimit të gabuar të të krishterëve dhe ndalimit të përdorimit të kalendarit sipas lindjes së Mesiut.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. VITI HIXHRI-PËRKUFIZIMI-DISPOZITA

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ VITI HIXHRI-PËRKUFIZIMI-DISPOZITA

VITI HIXHRI-PËRKUFIZIMI-DISPOZITA

  1. Shih: alukahislamweb dhe El-Khulasa El-Behije Fi Tertibi Ehdathi Es-Sijrati En-Nebeuie.
  2. Vend / Shtet joislam (Daru El-Kufr ose Daru El-Harb): është një shtet ku mbisundojnë ligjet joislame dhe ku pushteti, fuqia e autoriteti nuk janë në dorë të muslimanëve.
  3. Bidat: Ushtrimi i risive (shtesave apo heqjeve) të palejuara në fenë islame, të cilat nuk kanë qenë në kohën e Profetit (Paqja qoftë mbi të!) dhe sahabëve (shokëve të Profetit).
  4. Haram: Vepër e ndëshkueshme, kryerja e saj ndëshkohet fetarisht dhe lënia e saj shpërblehet.
  5. Shih: islamqa.
  6. Vend / Shtet islam (Daru El-Islam): është një shtet ku mbisundojnë ligjet islame dhe ku pushteti, fuqia e autoriteti i takojnë muslimanëve.
  7. Shih: islamqa.
  8. Sipas llogaritjes së bazuar në fillimin e vitit të kalendarit hixhri (hënor / islam) në muajin Muharrem, emigrimi profetik i bie të jetë bërë në vitin 14 hixhri, ndërsa sipas llogaritjes së mëparshme ku nuk ishte fiksuar që muaji Muharrem të ishte muaji i parë i vitit hixhri (pra nëse vitin e fillojmë me muajin e fillimit të Shpalljes / Ramazanin), i bie që viti në të cilin ndodhi emigrimi profetik të ishte viti 13 hixhri.
  9. Shih: islamweb dhe islamweb.
  10. Shih: islamweb dhe islamweb.
  11. Muajt e shenjtë: Me këtë emërtim quhen katër muajt: Rexheb, Dhul Ka’de, Dhul Hixhe (të cilët janë varg) dhe Muharrem (që vjen i veçuar nga katërshja) të kalendarit hixhri (hënor / islam), të cilët janë quajtur kësisoj sepse gëzojnë dispozita të veçanta pacenueshmërie.
  12. Et-Teube 36.
  13. Junus: 5.
  14. El-Bukhari 3197.
  15. Shih: islammessage.
  16. Mesia / Krishti: Mesia nga hebraishtja, në greqisht Krisht; me kuptimin: “i vajosur / i lyer me vaj të shenjtë” ose “i përzgjedhur”.
  17. Jezusi: Jesus nga greqishjta, në hebraisht Joshua, me kuptimin “Zoti mbron / shpëton”.
  18. Katër prej muajve të kalendarit gregorian (diellor) janë emërtuar me emra të perëndive romake: Janari – e mori emrin nga perëndia romake dyfytyrëshe, Janus; Marsi – e mori emrin për nderë të Marsit, perëndia i luftës; Maji – e mori emrin nga perëndia i vjetër  “Maja” që simbolizon pjellorinë e tokës; Qershori – e mori emrin e perëndeshës Junona (Hera); teksa pjesa tjetër e emërtimeve të muajve vijnë në kuadrin e artikulimeve latine dhe nderimit të personazheve të shquara romake (shih: wikipedia).
  19. Mekruh: Vepër e papëlqyeshme, lënia e së cilës shpërblehet fetarisht dhe kryerja e saj nuk ndëshkohet.
MUAJT E SHENJTË-PËRKUFIZIMI-VLERA
HISTORIKU I KALENDARIT HIXHRI-HËNOR
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.