VESHJA ME NGJYRA TË NDEZURA PËR GRUAN

Numri i fetvasë: 34 VESHJA ME NGJYRA TË NDEZURA PËR GRUAN

Kategoria: VESHJA E GRUAS

1 980 shfletues/klikues VESHJA ME NGJYRA TË NDEZURA PËR GRUAN


 Pyetje: VESHJA ME NGJYRA TË NDEZURA PËR GRUAN


A ka ndonjë argument sheriatik (ligjor islam) që e angazhon gruan musimane të ketë një ngjyrë të caktuar për veshjen e saj? A lejohet që ajo të veshë ngjyra të ndryshme, si shami të zezë ose të kuqe dhe fund apo bluzë me një ngjyrë tjetër?


 Përgjigjja: VESHJA ME NGJYRA TË NDEZURA PËR GRUAN


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Para se t’i përgjigjemi kësaj pyetje, na duhet të theksojmë parimin e rëndësishëm islam, se “si rregull, adhurimet nuk kryhen vetëm se me argument, teksa traditat nuk ndalohen vetëm se me argument.” Rrobat dhe ngjyrat e tyre hyjnë tek çështjet e traditës dhe jo adhurimit, prandaj kushdo që ndalon diçka në llidhje me to, duhet t’i përmbahet argumenteve sheriatike (ligjore islame)…Lexoni më tepër

Parimisht gruas i lejohet të veshë çdo ngjyrë dhe formë që dëshiron, por duke iu përmbajtur kritereve ligjore islame; më konkretisht në lidhje me ngjyrat e veshjes së gruas, thuhet sa vijon:

a. Etika e do që në ambientet publike dhe çdo ambient ku ka burra të huaj për gruan, veshja e saj e jashtme të jetë me ngjyrë të errët, pa shkëlqim dhe të mos jetë zbukurim në vetvete, me qëllim që të mos tërheq vështrimet, pasi qëllimi i ligjërimit të hixhabit (veshjes/mbulesës fetare të gruas) është që të ndihmojë në mosvënien re të gruas në publik nga ana e burrave të huaj për të dhe jo të ndjellë mbërthimin e shikimeve të këtyre të fundit tek ajo.

b. Dijetarë të shumtë i mëshojnë mendimit të mirëargumentuar, se ngjyrat e ndezura si e kuqja, portokallia etj., apo rrobat që tërheqin vëmendjen, nuk lejohet të vishen prej gruas në publik, sepse mendohet se ato hyjnë tek stolija/sja e femrës, e cila nuk duhet të shfaqet para burrave që nuk i ka mahrem por janë të huaj për të.

c. Për gruan të gjitha ngjyrat e rrobave janë të lejuara, por duhet bërë kujdes nga veshja e ngjyrës së zezë për shfaqjen e zisë, sepse një gjë e tillë është e pabazë sheriatikisht.

d. Gruaja stoliset si të dojë dhe me tepri për burrin e saj në shtëpi, madje duhet ta bëjë këtë në një formë të tillë që e kënaq atë dhe e imunizon nga hapja e syve në haram. Gjithashtu asaj i lejohet të vishet me rroba që janë stoli në vetvete, në ambiente ku ka burra që janë mahrem të saj (nuk janë të huaj për të).

Allahu e di më mirë. VESHJA ME NGJYRA TË NDEZURA PËR GRUAN

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ VESHJA ME NGJYRA TË NDEZURA PËR GRUAN

VESHJA ME NGJYRA TË NDEZURA PËR GRUAN

  1. Hixhabi sheriatik: Veshja (rroba) e gruas, sipas ligjit islam, të cilin gruaja obligohet ta veshë kur del nga shtëpia e saj apo në ambientet ku ka burra të huaj për të
  2. Aureti: Pjesa e turpshme trupore, që duhet mbuluar.
  3. Mahrem: Burrë me të cilin (sipas ligjit islam) gruas i ndalohet përjetësisht martesa.
KËPUCËT ME TAKA TË LARTA PËR GRATË
MYSLIMANJA QË ZVARRIT PARDESYNË PËRDHE
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.