MAHREMËT-VESHJA E GRUAS NË PRANI TË TYRE

Numri i fetvasë: 69 MAHREMËT-VESHJA E GRUAS NË PRANI TË TYRE

Kategoria: VESHJA E GRUAS

1 201 shfletues/klikues MAHREMËT-VESHJA E GRUAS NË PRANI TË TYRE


 Pyetje: MAHREMËT-VESHJA E GRUAS NË PRANI TË TYRE


Kush janë ata burra që konsiderohen mahrem të një gruaje (të ndaluar përjetësisht të martohen me atë) dhe si duhet të jetë veshja e gruas muslimane në prani të tyre. Po në prani të burrave të tjerë veç këtyre si duhet të jetë veshja e gruas muslimane?


 Përgjigjja: MAHREMËT-VESHJA E GRUAS NË PRANI TË TYRE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Kuptimi gjuhësor i fjalës arabe “mahrem” është: “diçka e ndaluar apo tabu”. Kurse si term juridik, kriteri me të cilin e përkufizojnë dijetarët muslimanë mahremin është: “Mashkulli i rritur (në moshën e pjekurisë ose pranë saj), i arsyeshëm (pa të meta mendore) dhe i besueshëm, i cili e ka përjetësisht të ndaluar që të martohet me një grua të caktuar, për arsye të një shkaku të ligjshëm dhe sepse ky ndalim është prej të drejtave (përfitimeve) themelore ligjore të saj”.1Lexoni më tepër

Bazuar në tekstet hyjnore kuranore dhe profetike, dijetarët muslimanë kanë theksuar se kategoria mahrem i referohet grupit të burrave me të cilët gruas i ndalohet përjetësisht martesa, për çdonjërin prej tre shkaqeve në vijim:

Shkaku i parë: mahrem për shkak të lidhjeve të gjakut si: babai, biri, vëllai, xhaxhai, daja, djali i vëllait dhe djali i motrës (nipat) etj.;

Shkaku i dytë: mahrem për shkak të pirjes gji (qumësht) tek një mëndeshë, ku hyjnë: burri i mëndeshës (që konsiderohet baba nga gjiri i foshnjës), biri i mëndeshës (që konsiderohet vëlla nga gjiri i foshnjës), vëllai i mëndeshës (që konsiderohet dajë nga gjiri i foshnjës) dhe kështu me radhë sikurse u përmend në shkakun e parë;

Shkaku i tretë: mahrem për shkak të martesës (krushqisë): janë babai i burrit (vjehrri), djali i burrit (thjeshtri), burri i mamasë (njerku) dhe burri i vajzës (dhëndri).

Kurse lidhur me pyetjen se si duhet të jetë veshja e gruas muslimane në prani të mahremëve të saj (burrave me të cilët asaj nuk i lejohet përjetësisht martesa), ajo që thuhet është sa vijon:

Në Kuran duket qartë hierarkia e përdorur në çështjen e lejimit të zbulimit të më shumë se fytyrës dhe duarve të femrës, para burrave mahrem të saj (të ndaluar përjetësisht të martohen me atë), gjë që nënkupton se ky zbulim nuk është njëlloj për të gjithë, por vjen nga zgjerimi drejt ngushtimit, pra lejohet zbulimi para burrit, pastaj një zbulim më i limituar lejohet para babait, e kështu me radhë. Më konkretisht, dijetarët myslimanë kanë thënë se gruas muslimane, në prani të një burri që është mahrem i saj, i lejohet që të zbulojë, përveç fytyrës dhe dy pëllëmbëve, edhe flokët, fytin, krahët, këmbët poshtë gjunjëve dhe ngjashëm.

Ndërsa në prani të një burri që nuk është mahrem i kësaj gruaje, kësaj të fundit nuk i lejohet që të zbulojë veçse fytyrën, dy pëllëmbët e duarve dhe (sipas disa mendimeve) këmbët nga kyçet/nyjat e këmbëve e poshtë. Kjo do të thotë se veshja e gruas myslimane, para burrave që nuk janë mahremë të saj por janë të huaj për atë, duhet të jetë e tillë që të mbulojë të gjithë trupin e gruas, përveç fytyrës, dy duarve (dy pëllëmbëve) dhe ka mendime edhe këmbëve (nga kyçet/nyjat e këmbëve e poshtë).Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. MAHREMËT-VESHJA E GRUAS NË PRANI TË TYRE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ MAHREMËT-VESHJA E GRUAS NË PRANI TË TYRE

MAHREMËT-VESHJA E GRUAS NË PRANI TË TYRE

  1. Shih: El-Mugni – Li Ibn Kudeme v. 2, f. 32 dhe Fet’hu El-Bari – Li Ibn Haxher v. 4, f. 77 dhe v. 9, f. 332.
  2. En-Nur: 31; dijetarët muslimanë kanë përmendur se bazuar në tekstet hyjnore, përveç personave të përmendur në thënien kuranore në fjalë, mahrem për një grua për shkak të lidhjeve të gjakut, konsiderohen edhe dajallarët dhe xhaxhallarët saj, si dhe përkatësia për shkak të pirjes gji tek një mëndeshë.
DISPOZITA E QEPJES SË MINIFUNDEVE ETJ.
KËPUCËT ME TAKA TË LARTA PËR GRATË
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.