JETA E VËRTETË

VËREJTJA E RËNDË HYJNORE NDAJ KAMATËS

Numri i fetvasë: 81 VËREJTJA E RËNDË HYJNORE NDAJ KAMATËS

Kategoria: KAMATA-PALIGJSHMËRIA DHE TREGUESIT

4 243 shfletues/klikues VËREJTJA E RËNDË HYJNORE NDAJ KAMATËS


 Pyetje: VËREJTJA E RËNDË HYJNORE NDAJ KAMATËS


Kemi dëgjuar mbi kamatën dhe faktin se ajo konsiderohet nga mëkatet më madhore në Islam dhe nga rreziqet më të mëdha që kërcënon jetën e shoqërisë muslimane në veçanti dhe asaj humane në përgjithësi. A mund të na përmendni argumentet islame që vërtetojnë se ku qëndron rreziku i kamatës?


 Përgjigjja: VËREJTJA E RËNDË HYJNORE NDAJ KAMATËS


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Kamata është një nga mëkatet më madhore, i konsideruar i tillë nga Kurani, Suneti (Tradita Profetike) dhe konsensusi i dijetarëve. Fakti se Islami e ka konsideruar kamatën prej mëkateve më të mëdha është i njohur, bazuar në argumentet kategorike (të padiskutueshme) në vijim:

Së pari: Në lidhje me ndalimin e kamatës, në Kuranin e madhëruar theksohet qartë se përdoruesi i saj vihet në luftë e armiqësi të hapur me Allahun dhe të Dërguarin e Tij (Paqja qoftë mbi të!) dhe fundi i tij në këtë dhe tjetrën botë është rrënues, siç thotë Allahu i Madhëruar në Kuran:

“Ata që marrin (hanë) fajde [qoftë nëse e përdorin atë për të ngrënë dhe qoftë për të tjera gjëra], do të ringjallen (në Ditën e Gjykimit) si ai që djalli e ka çmendur me prekjen e vet, sepse ata thonë se tregtia është njëlloj si kamataria. Porse Allahu e ka lejuar tregtinë [nisur nga dobia e saj për individët dhe shoqërinë], kurse kamatarinë e ka ndaluar [pasi ajo përbën shfrytëzim, shkretim dhe rrënim]. Ai të cilit i vjen këshilla nga Zoti i tij [i vjen fakti hyjnor se kamata është haram (veprim i paligjshëm)] dhe i shmanget kamatës [heq dorë përfundimisht prej kamatës pasi e mëson faktin hyjnor se ajo është e paligjshme], le ta mbajë atë që tashmë ka fituar dhe fati i tij është në duart e Allahut [pra, nëse vijon i penduar, Allahu nuk ka për t’ia humbur shpërblimin, sepse Ai nuk ia humb shpërblimin mirëbërësve]. Ndërsa ata që i kthehen kamatës sërish [pasi e mësuan se ajo është haram], do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë [përjetësia në Xhehenem i pret të gjithë ata që e ligjërojnë kamatën apo çdo veprim që Zoti e ka shpallur të paligjshëm]1Lexoni më tepër

Së dyti: Ndalimi i kamatës dhe rreziku i saj është cekur qartë në shumë transmetime autentike profetike që theksojnë pasojat katastrofike të kamatës, si vijon:

a. Ardhmëria e zezë e sigurt e kamatës është skamja dhe falimentimi:

“Për këdo që shton (pasurinë) nga kamata [edhe pse kamata fillimisht e shton pasurinë], me siguri përfundimi i çështjes së saj do jetë pakësimi [skamja].3; kuptimi këtu është se edhe pse kamata e shton pasurinë në një kohë të afërt, në afatgjatë ajo shpie në pakësim dhe asgjësim, për arsye të falimentimeve dhe rrënimeve që përodorimi i kamatës i çel kamatpërdoruesit.

b. Përdorimi i kamatës është prej gjynaheve rrënuese:

“‘Shmangiuni shtatë rrënueseve!’ I thanë: ‘O i Dërguar i Allahut, cilat janë ato? Ai (Paqja qoftë mbi të!) tha: ‘Shirku (shokbërja) ndaj Allahut (idhujtaria), magjia, vrasja e njeriut që Allahu e ka ndaluar përveçse kur bëhet me të drejtë, ngrënia e kamatës, ngrënia e pasurisë së jetimit, arratisja në ditën e dyndjes (betejës me armikun) dhe shpifja ndaj besimtareve të ndershme që s’u shkon as mendja për paturpësitë [për të cilat përfolen].’”4

c. Përdoruesi i kamatës dhe kushdo që vihet në shërbim të tij, janë të mallkuar:

“I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) e ka mallkuar ngrënësin e kamatës (kamatëmarrësin), ushqyesin e saj [në rend të parë kamatëpaguesin por këtu hyjnë në fakt edhe kamatëmarrësi, si dhe përdoruesi dhe lejuesi i kamatës], dy dëshmitarët dhe shkruesin [dokumentuesin] e saj [sepse dy kategoritë e fundit kontribojnë për përmbushjen e aktit kamator]. Ata janë njëllojë.”5

d. Ndëshkimi i përdoruesit të kamatës është notimi i tij në lum gjaku dhe gëlltitja e gurëve në botën e ndërmjetme:

“… (Engjëjt për dënimin në botën e ndërmjetme që pamë të ndodhte) Më thanë: ‘…kurse burri që e gjete të notojë në lum (gjaku) dhe që [nuk lejohej nga engjëlli që të dilte prej lumit e] i jepej [prej engjëllit sa herë tentonte të dilte prej tij] gurë që e gëlltiste, është ngrënësi i kamatës.’”6

e. Dukuria e kamatës është shkak për shkatërrimin e vendbanimeve të njerëzve ku ajo përhapet dhe për zbritjen e urrejtjes së Allahut të Lartmadhëruar:

Nëse në një vendbanim shfaqen kurvëria dhe kamata, faktikisht ata e kanë zbritur vetë ndëshkimin e Allahut7; pra katastrofat dhe fatkeqësitë që zbresin mbi ta, janë për shkak të këtyre dy mëkateve të mëdha shumë të neveritshme dhe është fakt se këto dy dukuri të shëmtuara dendur gjenden bashkë.Lexoni më tepër

Së treti: Të gjithë dijetarët muslimanë janë të mendimit se kamata është prej mëkateve madhore më të rënda;Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. VËREJTJA E RËNDË HYJNORE NDAJ KAMATËS

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ VËREJTJA E RËNDË HYJNORE NDAJ KAMATËS

VËREJTJA E RËNDË HYJNORE NDAJ KAMATËS

  1. El-Bekare: 275, për komentet mes kapllave katrore referohu në: Et-Tefsir El-Mujeser v. 1, f. 47 (autor: grup autorësh) dhe Ejseru Et-Tefesir v. 1, f. 268 (autor: Ebu Bekër El-Xhezairi) etj.
  2. El-Bekare: 278-279, komentet mes kapllave katrore janë referuar në Et-Tefsir El-Mujeser v. 1, f. 47 (autor: grup autorësh) dhe Ejseru Et-Tefesir v. 1, f. 270 (autor: Ebu Bekër El-Xhezairi).
  3. Ibn Maxhe 2279, Ahmedi 3754; Shuajb Arnauti dhe Albani thonë se hadithi është “sahih/i vërtetë”
  4. El-Bukhari 2615, Muslimi 145.
  5. Muslimi 1598.
  6. El-Bukhari 2085.
  7. El-Hakim 2261, Et-Tabarani në El-Muaxhemu El-Kebir 460; Albani thotë se hadithi është “sahih/i vërtetë”.
  8. El-Hakim 2259; Albani (por edhe të tjerë veç tij) thotë se ky transmetim është thënie e Profetit (Paqja qoftë mbi të!) dhe është “sahih/i vërtetë”, porse dijetarë të shquar të gjeneratave të mëparshme, si: Ibn El-Xheuzi, El-Mundhiri etj. (ku duhet theksuar se ky është qëndrimi i shumicës së dijetarëve të gjeneratave të mëparshme) dhe prej bashkëkohorëve, si: Ibn Xhibrini, Ali Es-Sajah etj., nuk e konsiderojnë këtë transmetim prej fjalëve të Profetit (Paqja qoftë mbi të!); më konkretisht, kritikët e këtij transmetimi kanë theksuar se e sakta është se zinxhiri i tij qëndron tek Abdullah Ibn Selami, pra ai është thënie e këtij të fundit dhe nuk është kurrsesi thënie e Profetit (Paqja qoftë mbi të!).
  9. Et-Tabarani në El-Muaxhemu El-Kebir 11216, Ahmedi 21957; Albani (por edhe të tjerë veç tij) thotë se ky transmetim është thënie e Profetit (Paqja qoftë mbi të!) dhe thotë se është “sahih/i vërtetë”, kurse Shuajb Arnauti thotë se e sakta është që ky transmetim nuk është thënie e Profetit (Paqja qoftë mbi të!), pasi ai “është daif/i dobët”. Po kështu dijetari i shquar Ibn El-Xheuziju, e ka sjellur këtë transmetim tek hadithet e shpikura, si në “El-Meuduatau v. 2. fq. 248”. Kritikët e hadithit (transmetimit profetik) kanë përmendur se faktikisht këto fjalë i takojnë Keab El-Ahbarit, gjë në konfirmim të së cilës vjen edhe transmetimi i vërtetë tek Ahmedi 21958.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top