VENDI ISLAM DHE AI JOISLAM-NJOHURI BAZË

Numri i fetvasë: 312 VENDI ISLAM DHE AI JOISLAM-NJOHURI BAZË

Kategoria: DISPOZITA TERRITORIALE

70 shfletues/klikues VENDI ISLAM DHE AI JOISLAM-NJOHURI BAZË


 Pyetje: VENDI ISLAM DHE AI JOISLAM-NJOHURI BAZË


Nëse në një shtet apo vend jetojnë shumicë muslimane ose një numër i konsideruar muslimanësh, a quhet ai shtet / vend islam? Cilat janë klasifikimet kryesore të shteteve në këndvështrimin e juristëve muslimanë?


 Përgjigjja: VENDI ISLAM DHE AI JOISLAM-NJOHURI BAZË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me kuptimin e shtetit islam dhe atij joislam, si dhe klasifikimin e shteteve të ndryshme në këndvështrimin e juristëve muslimanë, thuhet sa vijon1:

Së pari: Kuptimi i shtetit / vendit islam dhe atij joislam

Kuptimi i parë: Shteti / Vendi islamLexoni më tepër

Shtet apo vend islam quhet ai vend ku muslimanët e kanë në dorë fjalën, urdhëresat dhe ndalesat, ashtu që në këtë shtet / vend sundon kredoja (besimi / akidja) e muslimanëve, e shfaqur me dy dëshmitë islame2 (shehadetejni: ESH-HEDU EN LAA ILAAHE IL-LALL-LLAAH, UE ESH-HEDU EN-NE MUȞAM-MEDEN ĂBDUHU UE RESUULUH) dhe namazin (faljen e pesë namazeve të detyrueshme ditore), pavarësisht se në këtë vend mund të shfaqen disa mëkate dhe të jenë të pranishme disa ligje që bien ndesh me ligjet islame; dhe (ai vend) ku jobesimtarët (jomuslimanët) mund ta shfaqin mosbesimin e tyre vetëm sepse kjo gjë u është lejuar nga muslimanët.Lexoni më tepër

Kuptimi i dytë: Shteti / Vendi joislamLexoni më tepër

Shtet / Vend joislam quhet ai vend ku sundojnë dukshmëritë e mosbesimit, nisur nga dominimi (sundimi) i jobesimtarëve (jomuslimanëve) dhe fuqia dominuese (sunduese) që ata kanë në këtë vend, i këtillë shtet / vend nuk quhet musliman edhe nëse në të ka shumë muslimanë, siç është situata në vendet shtetet perëndimore për shembull, të cilat nuk mund të quhen vende muslimane pavarësisht se në to ka shumë muslimanë dhe atyre u është dhënë liri në ushtrimin e adhurimeve të tyre.Lexoni më tepër

Së dyti: Klasifikimi i shteteve / vendeve

Shumica dërrmuese e juristëve muslimanë e ndajnë shtetin në tre klasifikime:

Klasifikimi i parë: Daru El-Islam (shtet apo vend islam); pra territori ku (përgjithësisht) sundojnë ligjet islame dhe ku pushteti, fuqia e autoriteti i takojnë muslimanëve.

Klasifikimi i dytë: Daru El-Kufr / El-Harb (shtet apo vend joislam jopaqësor / në gjendje lufte); pra territori ku sundojnë ligjet joislame dhe ku pushteti, fuqia e autoriteti nuk janë në dorë të muslimanëve.Lexoni më tepër

Klasifikimi i tretë: Daru El-Kufr El-Muahade (shtet apo vend [i pavarur] joislam që ka marrëveshje paqeje / sigurie me muslimanët)

Shumica e dijetarëve muslimanë, për shtetin jomusliman paqësor kanë përdorur termin Daru Kufrin El-Muaahade (shtet joislam me të cilin muslimanët kanë marrëveshje paqeje) ose Daru El-Hudne / Es-Sulh (shtet joislam paqësor).Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. VENDI ISLAM DHE AI JOISLAM-NJOHURI BAZË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ VENDI ISLAM DHE AI JOISLAM-NJOHURI BAZË

VENDI ISLAM DHE AI JOISLAM-NJOHURI BAZË

  1. Shih: saaid f. 9-10, islamweb, islamweb, Es-Selam Ed-Deuli Fi El-Islam, almoslime-cfr dhe islamport.
  2. Dy Dëshmitë Islame / Shehadetejni: Me dy dëshimtë islame nënkuptohet thënia: “ESH-HEDU EN LAA ILAAHE IL-LALL-LLAAH, UE ESH-HEDU EN-NE MUȞAM-MEDEN ĂBDUHU UE RESUULUH / Dëshmoj se nuk ka të adhuruar të meritueshëm përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij).
  3. Me fjalë të tjera ky kriter nënkupton se një vend quhet musliman nëse muslimanët janë garantues (të të drejtave) ndërsa jomuslimanët të garantuar dhe quhet jomusliman nëse jomuslimanët janë garantues ndërsa muslimanët të garantuar.
RAPORTET E SIGURISË MUSLIMAN-JOMUSLIMAN
VRASJA E AMBASADORËVE JOMUSLIMANË
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.