JETA E VËRTETË

VEÇIMI I TË DIELËS ME AGJËRIM

Numri i fetvasë: 260 VEÇIMI I TË DIELËS ME AGJËRIM

Kategoria: AGJËRIMI MEKRUH DHE AI HARAM

3 650 shfletues/klikues VEÇIMI I TË DIELËS ME AGJËRIM


 Pyetje: VEÇIMI I TË DIELËS ME AGJËRIM


A është i lejuar agjërimi në ditën e dielë?


Përgjigjja: VEÇIMI I TË DIELËS ME AGJËRIM


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Mendimi i shumicës së juristëve muslimanë (që përbën edhe mendimin më të fuqishëm) është se agjërimi vullnetar i ditës së dielë (të premte dhe të shtunë) të veçuar me agjërim nga ditët e tjera, është mekruh1 (vepër e papëlqyeshme) dhe jo haram2 (veprim i ndëshkueshëm).3

Ndërsa më konkretisht lidhur me veçimin e të dielës më agjërim thuhet sa vijon:

Së pari: Pa/pëlqyeshmëria e veçimit të së dielës me agjërim4

Papëlqyeshmëria e veçimit të së dielës me agjërim është mendimi i medh’hebit hanefi, shafi’i dhe hanbeli5. Kjo bazohet në transmetimin e përcaktuar tek Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në të cilin vjen se: “Profeti (Paqja qoftë mbi të!), më së shumti prej ditëve agjëronte të shtunën dhe të dielën, duke thënë: ‘Këto të dyja janë dy ditë feste [madhërimi / të veçanta] të idhujtarëve [jomuslimanëve] dhe unë dua t’i kundërshtoj ata [duke agjëruar]’”6; ku nënkuptohet fakti se duhet që krahas të dielës të agjërohet edhe një ditë para ose pas saj, ku përjashtim bën rasti kur e diela agjërohet veçmas me një agjërim që personi e ka për zakon (si agjërimi një ditë po dhe një ditë jo etj.) dhe ngjashëm.Lexoni më tepër

Shkaku se përse shumica e juristëve muslimanë e kanë bartur tek mekruhu (papëlqyeshmëria) dhe jo harami (ndëshkueshmëria) dispozitën e ndalimit të ardhur në tekstet referente ndaluese të veçimit të së dielës (së premtes / së shtunës) me agjërim, është argumentimi me tekstin autentik profetik mbi agjërimin e Daudit (Paqja qoftë mbi të!), i cili siç dihet agjëronte një ditë po dhe një jo, agjërim ky që siç dihet përbën agjërimin (vullnetar) më të mirë7; së këtejmi këta juristë mbështetën mendimin (rezultatin) se ky tekst profetik orienton në faktin se kush agjëron kësisoj duhet medoemos ta veçojë të shtunën ose të dielën (ose të premten) me agjërim. Ky argumentim është i fuqishëm dhe gëzon konsideratë (është i mirëarsyetuar) dhe e njëjta dispozitë vlen edhe për agjërimin e të premtes dhe të shtunës veçmas.Lexoni më tepër

Së dyti: Pa/pëlqyeshmëria e veçimit të festave të jomuslimanëve me agjërim8

Ndërsa sa i përket pëlqyeshmërisë ose jo të veçimit të festave të jomuslimanëve me agjërim (sidomos atyre që nuk llogariten me konsideratën e arabëve, pasi për këto të fundit disa prej dijetarëve janë në favor të kësaj pëlqyeshmërie), pavarësisht mendimit tonë nëse është apo jo i besueshëm transmetimi referent i cekur më sipër i përcaktuar tek Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!), mendimi parësor është se kjo nuk qëndron (pra agjërimi me rastin e festave të jomuslimanëve është i papëlqyeshëm), me përjashtim të ditës së shtunë dhe asaj të dielë bazuar tek mendimi i dijetarëve që janë të këndvështrimit se transmetimi në fjalë i përcaktuar tek Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) është “sahih / i vërtetë”.

Allahu e di më mirë. VEÇIMI I TË DIELËS ME AGJËRIM

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ VEÇIMI I TË DIELËS ME AGJËRIM

VEÇIMI I TË DIELËS ME AGJËRIM

  1. Mekruh: Vepër e papëlqyeshme, lënia e së cilës shpërblehet fetarisht dhe kryerja e saj nuk ndëshkohet.
  2. Haram: Vepër e ndëshkueshme, kryerja e saj ndëshkohet fetarisht dhe lënia e saj shpërblehet.
  3. islamweb, alminbar dhe islamqa.
  4. Shih: islamweb.
  5. Medh’hebi hanbeli me sa duket e konsideron të papëlqyeshëm agjërimin e çdo dite feste të hebrenjve dhe të krishterëve si dhe çdo dite që ata e veçojnë me madhërim, përveçse kur kjo korrespondon me një agjërim që personi e ka për zakon ta bëjë, si: agjërimi një ditë po dhe një ditë jo.
  6. Ahmedi, El-Musned v. 44, fq 330-331 dhe El-Hakim, El-Mustedrak v. 1, f. 436; El-Hakim ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë dhe Edh-Dhehebi e ka kaluar (miratuar) këtë në heshtje, Ibn El-Kajimi – në Zadu El-Mead v.2, f. 74-75 – ka thënë se ekzaminuesit kanë mospajtime lidhur me saktësinë (besueshmërinë) e këtij hadithi dhe Albani – në Silsiletu El-Ehadith El-Daife v. 3, f. 219 – ka thënë se ky transmetim është i dobët (jo i besueshëm).
  7. Shih: El-Bukhari 1131 dhe Muslimi 1159.
  8. Shih: islamqa.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top