JETA E VËRTETË

VAKSINA-LLOJET DHE DISPOZITAT

Numri i fetvasë: 388 VAKSINA-LLOJET DHE DISPOZITAT

Kategoria: DISPOZITA TË KURIMIT-MJEKIMIT

1 129 shfletues/klikues VAKSINA-LLOJET DHE DISPOZITAT


 Pyetje: VAKSINA-LLOJET DHE DISPOZITAT


Jam një prind i shqetësuar për vaksinimin e fëmijës sim, nisur nga literaturat ku kam lexuar se në raste vërtet të shumta ato përftohen nga lëndë të cilat konsiderohen ritualisht të pista në fenë islame dhe mund të vijnë me pasoja reale të rënda për shëndetin fizik dhe mental të personit të vaksinuar. Pyetja ime është, se a na lejohet ne si prind që t’i vaksinojmë fëmijët tanë me të tilla vaksina?


 Përgjigjja: VAKSINA-LLOJET DHE DISPOZITAT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me pyetjen e parashtruar thuhet sa vijon1:Lexoni më tepër

Së pari: Përkufizimi i vaksinës

Vaksina përbën një lëndë të caktuar e cila e bën trupin e të vaksinuarit që të prodhojë antitrupa që u rezistojnë sëmundjeve; pra vaksina parimisht nuk shkakton sëmundje dhe simptomat apo efektet anësore që ndodhin pas marrjes së saj janë të papërfillshme krahasuar me dobinë e saj në të ardhmen, me lejen e Allahut. Shumica e vaksinave përmbajnë bakterie që shkaktojnë sëmundje, ose viruse të ngordhura, ose mikrobe të gjalla, porse të gjithë këto janë në një gjendje aq të dobët saqë nuk mund t’i shkaktojnë të vaksinuarit sëmundje.

Së dyti: Llojet kryesore të vaksinës dhe dispozitat përkatëse të tyre

Lloji i parë: Vaksina me lëndë të lejuar dhe efekt të dobishëm

Të këtij konteksti janë ato vaksina që përmbajnë lëndë të lejuara sheriatikisht (sipas ligjit islam) që të përdoren dhe që kanë efekt të dobishëm.

Kjo vaksinë (e llojit të parë) jo vetëm që lejohet, por përbën në fakt një mirësi të madhe që ia ka mundësuar Allahu i Madhëruar njerëzve, përbën arritjen e madhe mjekësore që, me lejen e Allahut, ka kontribuar në eliminimin e përhapjes së shumë epidemive.Lexoni më tepër

Lloji tjetër: Vaksina me lëndë të dyshimtë ose ndaluar, që bëhet nga zori

Nëse lidhur me përbërësit e kurës së vaksinimit ushqehet dyshim, atëherë mundet të bazohemi tek mjekët muslimanë kompetentë të besueshëm dhe nëse vërtetohet se vaksina përmban disa pisllëqe (nexhase), atëherë parimi themelor është se (siç u cek në llojin e mësipërm) nuk lejohet vaksinimi me këtë vaksinë përveç nëse pisllëku i gjendur në të ka pësuar një shndërrim tërësor (në një lëndë të dytë të lejuar) dhe nuk ka mbetur nga lënda paraprake asnjë gjurmë, bazuar në tekstet juridike të dijetarëve muslimanë ku është theksuar se “lënda që përbën pisllëk në vetvete, konsiderohet e pastër nëse shndërrohet (transformohet) në lëndë të pastër/të lejuar”.

Ndërkaq, nëse lënda e pisët (nexhase) në fjalë nuk shndërrohet (transformohet) në lëndë të lejuar dhe nëse për këtë lëndë të pisët gjendet një alternativë (zëvendësuese) e lejuar, atëherë s’është e lejueshme që kjo e fundit të përdoret; por nëse për të nuk ka asnjë alternativë të lejuar, në këtë rast duket se për çështjen vlen hollësia se: “(së pari) nëse ka më shumë epërsi (është më e fuqishme) mundësia e infektimit të atyre që nuk vaksinohen dhe (së dyti) sëmundja që ushqehet frika se mund të ndodh është aq e rëndë sa është frikë reale se mos ajo shkakton vdekje ose invaliditet (paaftësi) të përhershme, kjo situatë me sa duket i afrohet domosdoshmërisë urgjente (ed-darura el-mulxhieh3, në prani të së cilës lejohet rënia në kundërvatje ligjore (si përdorimi i lëndës ritualisht të pisët)”.Lexoni më tepër

Ndërsa nëse njëra nga dy pikat e mësipërme pëson çrregullim (pra nëse mundësia e infektimit s’është dominuese, ose nëse nuk frikësohemi nga shkaktimi i një sëmundje vdekjeprurëse apo që sjell invaliditet të përhershëm), atëherë ajo që del në pah është se vaksinimi me lëndën ritualisht të pisët që s’është shndërruar në lëndë të lejuar, nuk lejohet.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. VAKSINA-LLOJET DHE DISPOZITAT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ VAKSINA-LLOJET DHE DISPOZITAT

VAKSINA-LLOJET DHE DISPOZITAT

Poshtëshënim:

  1. Shih: islamqa dhe islamweb
  2. Nexhase: Pisllëk ritual apo çdo gjë ritualisht e pisët (si: jashtëqitja e njerëzve dhe kafshëve etj.) që sheriati (ligji islam) na ka urdhëruar ta pastrojmë dhe shmangim nga trupi ynë, veshja jonë, vendi ku falemi, ushqimi ynë etj.
  3. Ed-Darurah El-Mulxhieh: Domosdoshëria apo nevoja kritike (urgjente), që e bën të lejuar rënien në kundërvatje (shkelje) ligjore.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top