URIMI I VITIT TË RI HIXHRI-KUPTIMI-DISPOZITA

Numri i fetvasë: 370 URIMI I VITIT TË RI HIXHRI-KUPTIMI-DISPOZITA

Kategoria: KRITERI-PARALAJMËRIMI PËR BIDATIN

208 shfletues/klikues URIMI I VITIT TË RI HIXHRI-KUPTIMI-DISPOZITA


 Pyetje: URIMI I VITIT TË RI HIXHRI-KUPTIMI-DISPOZITA


Cili është kuptimi dhe dispozita lidhur me urimin që bëhet në raste të përgjithshme dhe urimin e Vitit të Ri Hixhri në veçanti?


 Përgjigjja: URIMI I VITIT TË RI HIXHRI-KUPTIMI-DISPOZITA


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Lidhur me çështjet kryesore mbi urimin në raste të përgjithshme dhe urimin e Vitit të Ri Hixhri në veçanti thuhet sa vijon1:Lexoni më tepër

Së pari: Kuptimi dhe dispozita e urimit në përgjithësi2Lexoni më tepër

Urimi me rastin e një të mire (gëzimi) që ngjan apo një pakënaqësie (hidhërimi) që merr fund, i përket traditave të mira, vepruesi i të cilave nuk ndalohet dhe lënësi i tyre nuk urdhërohet, duke qenë se: (a) “si rregull traditat janë të lejuara”; (b) “dijetarët muslimanë kanë përmendur se çështja me traditat është varësisht përmbajtjes a kuptimit të tyre” dhe (c) siç dihet qëllimi i urimit është shprehja e dashamirësisë, kënaqësisë dhe gëzimit; së këtejmi kemi edhe transmetimet e ardhura mbi urimet që disa nga dijetarët e tre gjeneratave të para muslimane kanë bërë me rastin e ndodhisë së një gëzimi të përjetuar në mesin e tyre, si rasti i urimit të Talhas për Keabin, në prani të Profetit (Paqja qoftë mbi të!), i ardhur në historinë e pendimit të Keabit3. Janë disa dijetarët muslimanë që kanë theksuar se urimet u përkasin traditave e jo adhurimeve dhe se ato janë peng i kuptimeve e qëllimeve që bartin.Lexoni më tepër

Së dyti: Dispozita e urimit që bëhet në rastet e përgjithshme dhe në Vitin e Ri Hixhri në veçantiLexoni më tepër

Ajo që mund të thuhet në mënyrë të përgjithshme lidhur me urimin e Vitit të Ri Hixhri është se në lidhje me të juristët muslimanë ndajnë një sërë mendimesh: (mendimi i parë) disa prej tyre e kanë lejuar atë duke e konsideruar mubah6 (të lejuar / të lirë), (mendimi i dytë) disa të tjerë e kanë lejuar duke e konsideruar mendub7 (të pëlqyeshëm / të preferuar), (mendimi i tretë, që është më parësori) disa nuk kanë lejuar ta fillojmë të parët këtë urim por kanë lejuar kthimin e tij (duke bërë lutje për uruesin që të ketë një vit të begatë) dhe (mendimi i katërt) disa të tjerë e kanë ndaluar kategorikisht këtë urim.Lexoni më tepër

Së treti: Forma e urimit që bëhet në rastet e përgjithshme dhe në Vitin e Ri Hixhri

‏Urimi me rastin e ndodhisë së çështjeve të lejuara, bëhet duke bërje lutje për muslimanin/en, që të ketë mirësi dhe begati në çështjen e ngjarë, apo duke u lutur për të që t’i ndodhin gjëra të lejuara që e gëzojnë atë dhe ngjashëm prej çfarë shfaq dashamirësinë, kënaqësinë dhe gëzimin mes muslimanëve, si dhe gjallon frymën e vëllazërimit e unitetit mes tyre. Një trajtë e mundshme e këtij urimi mund të jetë thënia: “Allahu të dhëntë uratën (të bekoftë) me të mira dhe ta bëftë këtë vit (të ri hixhri) një vit mirësie dhe begatie!”

Së katërti: Dallimi mes urimit të Vitit të Ri Hixhri dhe Vitit të Ri Diellor (Gregorian)8

Bazuar në një mendim të fuqishëm të dijetarëve muslimanë, nuk ka problem që personi ta urojë tjetrin për moshën e tij të shkuar në bindje ndaj Allahut, nën konsideratën se “njeriu më i mirë është  ai që jetoi gjatë dhe pati një vepër të mirë”, por me kushtin që ky urim të jetë me rastin e vitit të ri hixhri; kurse urimi me rastin e vitit të ri diellor nuk lejohet, sepse rregulli në këtë rast është “ndalimi i urimit të çdo rasti: (a) që nuk i përmbahet normave ligjore islame dhe (b) që përbën në vetvete kremtim apo festë të jobesimtarëve”.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. URIMI I VITIT TË RI HIXHRI-KUPTIMI-DISPOZITA

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ URIMI I VITIT TË RI HIXHRI-KUPTIMI-DISPOZITA

URIMI I VITIT TË RI HIXHRI-KUPTIMI-DISPOZITA

  1. Shih: islamweb, ahlalhdeeth, islamqa dhe alukah.
  2. Shih: islamweb, alukah, qaradaghi dhe dorar.
  3. El-Bukhari 1465 dhe Muslimi 5080.
  4. Shih: Nihajetu El-Muhtexh v. 2, f. 391 dhe Mugni El-Muhtexh v. 1, f. 316; El-Edeb Esh-Sheri’jeh v. 2, f. 239 dhe Matalibu Uli En-Nuhe v. 2, f. 506.
  5. El-Furkan: 62.
  6. Mubah: Veprim i lejuar apo i lirë për t’u bërë ose jo dhe që nuk është në vetvete as i shpërblyeshëm dhe as i ndëshkueshëm.
  7. Mendub: Veprim i pëlqyeshëm apo i preferuar, kryerja e të cilit shpërblehet dhe është më parësore se moskryerja, por kjo e fundit (moskryerja) nuk ndëshkohet.
  8. Shih: islamweb.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.