JETA E VËRTETË

TREGTIA KAMATORE NË SHTETET JOISLAME

Numri i fetvasë: 310 TREGTIA KAMATORE NË SHTETET JOISLAME

Kategoria: KAMATA-PALIGJSHMËRIA DHE TREGUESIT

1 931 shfletues/klikues TREGTIA KAMATORE NË SHTETET JOISLAME


 Pyetje: TREGTIA KAMATORE NË SHTETET JOISLAME


A i lejohet muslimanit blerja në përgjithësi me kamatë prej jomuslimanëve në shtetet joislame, bazuar në mendimin e medh’hebit hanefi?


 Përgjigjja: TREGTIA KAMATORE NË SHTETET JOISLAME


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Mendimi i parë: Kontratat e ndaluara nga ligji islam (përfshirë ato kamatore) nuk lejohen, qoftë edhe me jomuslimanët në vendet / shtetet joislame

Mendimi i saktë lidhur me këtë çështje është ai i shumicës së juristëve muslimanë (medh’hebeve maliki, shafi’i, hanbeli dhe Ebu Jusufit të medh’ehbit hanefi etj.), se kontratat e ndaluara nga ligji islam (El-Ukudu El-Feside / EL-ŬǨUUDU EL-FEESIDE) – përfshirë ato kamatore – janë haram1 (të paligjshme) dhe se e tillë gjë nuk lejohet kurrsesi as mes muslimanit dhe muslimanit, as mes muslimanit dhe jomuslimanit (qoftë edhe me pëlqimin e jomuslimanit), as në Daru El-Islam (shtetin islam), as në Daru El-Kufr (shtetin joislam në përgjithësi) apo në Daru El-Harb (shtetin joislam në gjendje lufte).Lexoni më tepër

Mendimi i dytë: Lejohen kontratat e ndaluara nga ligji islam (përfshirë ato kamatore) që bëhen në vendet joislame me pëlqimin e jomuslimanëve

Sipas këtij mendimi (të Ebu Hanifes, kolegut të tij Muhamed Ibn El-Hasen -që është qëndrimi bazë i medh’hebit hanefi,- Esh-Shejbanit, Sufjan Eth-Theurit, Ibrahim En-Nekhait dhe imam Ahmedit – i zgjedhur si më i fuqishmi nga ana e Ibn Tejmije [Mexhdu Ed-Din] sipas disa dijetarë të medh’hebit hanbeli etj.), lejohet që në shtetin joislam3 (Daru El-Kufr), mes muslimanëve dhe jomuslimanëve të përdoren kontrata të ndaluara nga ligji islam (El-Ukudu El-Feside) përfshirë kontratat kamatore, por me pëlqimin e këtyre jomuslimanëve dhe pa u bërë këtyre të fundit pabesi.Lexoni më tepër

Pikërisht në kontekstin e mendimit të dytë, Këshilli Evropian i Fetvave dhe Kërkimeve / El-Mexhlis El-Urubi Lil Iftei Uel Buhuth thekson se, medh’hebi hanefi me Daru El-Harb (shtet joislam në gjendje lufte) nënkupton çdo shtet [joislam në përgjithësi] që nuk është Daru El-Islam (shtet islam), pasi juristët hanefi e ndajnë shtetin (në këtë kontekst) në dy klasifikime6 dhe jo tre7, pra sipas hanefive tek klasifikimi (i dytë) Daru El-Harb hyn edhe çfarë emërtohet ndër juristët e tjerë si “Daru El-Ahd (shtet joislam në marrëveshje paqeje)” ose “Daru El-Aman (shtet joislam në marrëveshje sigurie)”. Prandaj Këshilli Evropian i Fetvave dhe Kërkimeve preferon që çështjen në fjalë ta përkufizojë me shprehjen “kontratat jashtë shtetit islam” dhe thekson se mendimi lejues në fjalë (që muslimani të blejë me kamatë prej jomuslimanëve në shtetet joislame me pëlqimin e këtyre të fundit), gëzon në këtë rast përparësi8.Lexoni më tepër

Ekzaminimi i këtij mendimi11:

Lejuesve të përdorimit të kamatës apo kontratave të tjera të ndaluara nga ligji islam mes muslimanit dhe jomuslimanit në shtetin joislam, nuk u bën dobi mendimi i dijetarëve të tjerë muslimanë trajtues të kësaj çështje (përveç medh’hebit hanefi), pasi siç u përmend më sipër, ata faktikisht e lejojnë ose tolerojnë përdorimin e kamatës apo kontratave të tjera të ndaluara nga ligji islam mes muslimanit dhe jomuslimanit në shtetin joislam, vetëm me kushtin që mes muslimanit dhe jomuslimanit në shtetin joislam të mos ketë garanci (marrëveshje sigurie). Pra mendimet lejuese në fjalë të dijetarëve të gjeneratave të mëhershme muslimane kushtëzoheshkan me supozimin e mospasjes garanci (marrëveshje sigurie të trajtës së lejeqëndrimit, vizave etj.) mes muslimanit dhe jomuslimanit në shtetin joislam, gjë që nuk përputhet me supozimin e trajtuesve bashkëkohorë të çështjes (së lejimit të blerjes së shtëpisë me kamatë nga jomuslimanët në shtetin joislam), pasi tanimë (sot) bëhet fjalë për ndërveprime që ngjajnë mes nesh (muslimanëve në perëndim) dhe popullit jomusliman në tokën e të cilëve ne po jetojmë, duke  pasur mes nesh edhe atyre lidhje / raporte sigurie (lejeqëndrim, viza etj.) dhe bashkëpunimi.Lexoni më tepër

– Gjithsesi në fund të këtij shqyrtimi na mbetet të themi se shtëpia e blerë me borxhin kamator konsiderohet pronë e rregullt, sepse ajo është blerë me një kontratë të rregullt, ngase kjo e fundit është një kontratë më vete që nuk ka të bëjë fare me borxhin kamator.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. TREGTIA KAMATORE NË SHTETET JOISLAME

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ TREGTIA KAMATORE NË SHTETET JOISLAME

TREGTIA KAMATORE NË SHTETET JOISLAME

  1. Haram: Veprim i ndëshkueshëm i paligjshëm, që bie në kundërshtim me normat juridike islame, kryerja e të cilit ndëshkohet fetarisht dhe lënia e tij shpërblehet.
  2. Shih: almoslim (shënimi 8).
  3. Shtet joislam (Daru El-Kufr ose Daru El-Harb): Shteti ku mbisundojnë ligjet joislame dhe ku pushteti, fuqia e autoriteti nuk janë në dorë të muslimanëve.
  4. Bëhet fjalë për Ibn Tejmije Mexhdu Ed-Din (që ka ndërruar jetë në vitin 652 h. / 1254 g.) dhe jo për Ibn Tejmije Tekiju Ed-Din mësuesin e Ibn Kajim El-Xheuzije-s (që ka ndërruar jetë në vitin 728 h. / 1328 g.); ndërkaq që të dy ata janë juristë të medh’hebit hanbeli.
  5. Mekruh: Vepër e papëlqyeshme, lënia e së cilës shpërblehet fetarisht dhe kryerja e saj nuk ndëshkohet.
  6. Këto dy klasifikime janë: (klasifikimi i parë) Daru El-Islam / shtet islam dhe (klasifikimi i dytë) Daru El-Harb / El-Kufr shtet joislam në gjendje lufte.
  7. Këto tre klasifikime janë: (klasifikimi i parë) Daru El-Islam / shtet islam, (klasifikimi i dytë) Daru El-Harb / shtet joislam në gjendje lufte dhe (klasifikimi i tretë) Daru El-Kufr El-Muahade / shtet joislam në marrëveshje paqeje / sigurie.
  8. Vlen të theksohet fakti se, me sa duket Këshilli Evropian i Fetvave dhe Kërkimeve ka hequr dorë nga dhënia përparësi këtij mendimi të tij lejues (pra që muslimani të blejë me kamatë prej jomuslimanëve në shtetet joislame me pëlqimin e këtyre të fundit). E themi këtë bazuar në fshirjen tërësore të paragrafeve lidhur me këtë çështje, të bërë në aktualizimin e linkut të mëhershëm të këtij komisioni (shih: e-cfr / arabisht) dhe fetwarat / gjermanisht), ku më parë cekej (sikurse po përmendet edhe në këtë trajtesë) dhe mbështetej dhënia përparësi mendimit lejues në fjalë.
  9. Shih: Fetvaja e hershme e Këshillit Evropian të Fetvave dhe Kërkimeve / almoslim.
  10. El-Bekare: 286.
  11. Shih: islamweb, islamweb dhe fatawaalsawy.
  12. Shih: fatawaalsawy.
  13. Sa në fjalë, përkon me çështjen e zbatimit të masave penale (ndëshkimore) ligjore islame kundrejt muslimanit që bën vepra penale respektive (të ndëshkueshme nga ligji islam) jashtë shtetit / vendit islam. Në lidhje me këtë çështje medh’hebi hanefi është i mendimit se në rastin në fjalë masa penale ligjore islame nuk zbatohet ndaj vepruesve të këtyre veprave penale dhe kjo bëhet me arsyetimin se kemi të bëjmë me munges të garantimit të imunitetit dhe fuqisë që duhet të demonstrohet në zbatimit e masave penale ligjore islame. Ata (juristët e medh’hebit hanefi) shprehen se vepruesi i veprave në fjalë ngarkohet me mëkat, teksa sa i përket ndëshkimit të tij në botën tjetër kjo varet nga Vullneti Hyjnor (nëse do Zoti e ndëshkon mëkatarin në fjalë, e nëse do e fal atë). Pikërisht në lidhje me këtë gjë, në përpilimin “Bedaia Es-Sanaia” me autor El-Keseni (i medh’hebit hanefi), vjen: “Dispozitat që ndryshojnë me ndryshimin e dy sheteteve (pra varësisht vendodhjes në shtetin islam ose joislam) janë disa lloje: prej këtyre është që nëse muslimani bën kurvëri në shtetin joislam (Daru El-Harb) ose vjedh, ose pi alkool, ose shpif kundër një muslimani, i këtilli nuk penalizohet për ndonjë nga veprimet e këtilla, sepse imami (lideri fetar) nuk ka fuqi (kapacatit) t’i zbatojë masat (ndëshkimet) penale ligjore islame në shtetin joislam (Daru El-Harb), pasi nuk ka pushtet gjyqësor (El-Uilajeh).” Kësisoj, çështja në fjalë tek medh’hebi hanefi, është çështje zbatueshmërie dhe ushtrimi sa i përket masave (ndëshkimeve) penale ligjore islame dhe nuk është kurrsesi çështje nëse janë legjitime (hallall) apo jolegjitime (haram) këto vepra penale (mëkate të mëdha); përndryshe a mund t’ë mendohet për juristët e medh’hebit hanefi se ata e lejojnë kurvërinë, vjedhjen dhe pirjen e alkoolit për muslimanin që banon në shtetin joislam (Daru El-Harb)?!.
  14. Plaçkë lufte: Paratë, kapitalet, armët, mjetet, plaçkat, pronat dhe ngjashëm, të fituara (zëna) nga muslimanët në luftrat (luftimet) e tyre me jomuslimanët, të cilat tuboheshin pas lufte nën kujdesin e komandës dhe pastaj 4/5-sta e tyre u ndahej luftëtarëve muslimanë pjesëmarrës në këtë luftë, ku këmbësorit i jepej një pjesë dhe kalorësit dy ose tre pjesë (për shkak të kontributit të tij më të shumtë / një pjesë për kalorësin dhe pjesa tjetër për kalin e tij); ndërsa 1/5-sta e kësaj plaçke lufte i takonte thesarit të shtetit islam, i cili e përdorte atë për interesat e përgjithshme të muslimanëve, për jetimët, të varfrit, shtegtarin (udhëtarin) e mbetur në rrugë (pa të hollat e nevojshme për t’u kthyer në vendin e tij) dhe ngjashëm (shih: islamqa, islammessage dhe islamweb).
  15. Shih: binbayyah dhe ibnamin.
  16. Shumica dërrmuese e juristëve muslimanë e kanë theksuar termin Daru El-Harb vetëm për shtetin joislam jopaqësor / në gjendje lufte, kurse për shtetin jomusliman paqësor (me të cilin muslimanët kanë marrëveshje paqe) kjo shumicë e dijetarëve muslimanë kanë përdorur termin Daru Kufrin El-Muaahade  ose Daru El-Hudne / Es-Sulh (shtet joislam paqësor). Kësisoj juristët muslimanë  janë të mendimit se Daru El-Harb (shteti joislam jopaqësor / në gjendje lufte) dhe Daru El-Kufr (shteti joislam) janë si rregull e njëjta gjë (pra kanë të njëjtin kuptim). Emërtimi “Daru El-Kufr (shtet joislam)” është bërë sepse dominimi (fuqia) dhe pushteti janë në dorën e jomuslimanëve dhe emërtimi “Daru El-Harb (shteti joislam jopaqësor / në gjendje lufte)” është bërë sa i takon hyrjes së mundshme të shtetit joislam në të ardhmen në gjendje lufte me “Daru El-Islam (shtetin islam)” edhe nëse momentalisht një situatë e tillë lufte nuk është e pranishme. Ky rregull i njëjtësisë kuptimore të Darul El-Kufr me Daru El-Harb vlen me kushtin që të mos ketë mes saj (Daru El-Kufr / El-Harb) dhe Daru El-Islam (shtetit islam) garanci apo pakte (marrëveshje sigurie / paqeje); në të kundërt (nëse vendosen mes tyre marrëveshje dhe pakte sigurie / paqeje) ky vend joislam konsiderohet Daru El-Kufr Muaahade, pra Shtet joislam paqësor (me të cilin është bërë marrëveshje paqeje) / shih: saaid, f. 9-10.
  17. Mendimi bazë i medh’hebit  hanefi është se në shtetin joislam (Daru El-Kufr / El-Harb) lejohet që muslimani, me jomuslimanët me të cilët është në gjendje paqeje, të realizojë kontratë të ndaluar nga ligji islam dhe kjo vetëm me pëlqimin e këtij jomuslimani e pa e prerë në besë atë dhe po kështu lejimi që medh’hebi hanefi i bën në këtë rast kontratës kamatore kushtëzon edhe që të jetë muslimani ai që i merr kamatë jomuslimanit.
  18. Shih: islamonline.
  19. Shih: islamqa.
  20. Juristët muslimanë kanë theksuar se muslimanit nuk i lejohet ta cenojë jetën, nderin dhe pasurinë e muslimanit por edhe të jomuslimanëve të tre kategorive në vijim: (1. EHLU EDH-DHIM-ME) jomuslimanë që jetojnë në shtetin islam; (2. EHLU EL-ǍHD) jomuslimanë që kanë marrëveshje paqeje (s’janë në gjendje lufte) me muslimanët dhe (3. EHLU EL-EMEEN) jomuslimanë që kanë marrëveshje sigurie dypalëshe me muslimanët. Kurse personat që kanë jetuar para dërgimit të profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) apo ata të cilëve nuk u ka mbërritur thirrja islame, vetëkuptohet se nuk i përkasin asnjërës prej tre kategorive në fjalë të jomuslimanëve që ndalohet t’u përvetësohet pasuria e supozuar/e gjykuar se u përket atyre.
  21. Esh-Shafi’i, El-Um v. 4, f. 263.
  22. En-Neueui, El-Mexhmu’u, v. 10, f. 487-488.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top