JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

TRADITA PROFETIKE SI BURIM I LIGJIT ISLAM

Numri i fetvasë: 334 TRADITA PROFETIKE SI BURIM I LIGJIT ISLAM

Kategoria: POZITA E TRADITËS PROFETIKE

2 056 shfletues/klikues TRADITA PROFETIKE SI BURIM I LIGJIT ISLAM


 Pyetje: TRADITA PROFETIKE SI BURIM I LIGJIT ISLAM


Përdersia Kurani është i plotë, i kompletuar dhe i garantuar për ligjin islam, për çfarë nevojitet atëherë Suneti (Tradita Profetike)? Cila është pozita që gëzon Suneti (Tradita Profetike) në raport me Kuranin, mbështetur me argumente kuranore dhe profetike?


 Përgjigjja: TRADITA PROFETIKE SI BURIM I LIGJIT ISLAM


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!Lexoni më tepër

Argumentet autentike kuranore dhe profetike që vërtetojnë se Suneti është burim kategorik i ligjit islam, janë të shumta dhe ne po mjaftohemi me sa vijon:

Së pari: Thënie kuranore

Ne i kemi nisur të dërguarit vetëm me qëllimin që njerëzit, me lejen e Allahut, t’u binden atyre… Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjyqtar për kundërshtitë mes tyre; e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dyshimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht.1

Kush i bindet të Dërguarit, i është bindur Allahut.2

Ai (Muhamedi) nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo (që thotë) është vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij.3

Allahu të shpalli ty Librin (Kuranin) dhe Urtësinë e plotë (Sunetin / Traditën Profetike).”4Lexoni më tepër

Së dyti: Thënie profetike

Vërejtje [e thënë zemërueshëm për kë lë pas dore Sunetin (hadithin) duke u mjaftuar vetëm me Kuranin, lëre më pastaj atë që i jep përparësi mendimit të tij para Sunetit], më është dhënë Libri (Shpallja Kuranore e lexueshme) dhe si ai (Suneti / Tradita Profetike sqaruese) krahas tij (Kuranit). Vërejtje, do të jetë afër kur një burrë i ngirë (ngopur) [naiv dhe mendjemadh], anueshëm mbi ulësen e tij [do t’i mohojë legjitimimet profetike që nuk janë përmendur në Kuran, ashtu që do] të thotë [lidhur me refuzimin e sunetit që atij nuk i vjen për terezie]: ‘Ju e keni obligim t’i përmbaheni këtij Kurani; çfarë të gjeni në të prej hallallit (legjitimes) ta konsideroni hallall dhe çfarë të gjeni në të prej haramit (jolegjitimes) ta konsideroni haram!’ Vërejtje [tek këto legjitimime nga tradita profetike që nuk janë përmendur në Kuran dhe që tregojnë se tradita profetike autentike është argument legjitimues në vetvete janë për shembull urdhëresat profetike se], për ju nuk është e ligjshme (lejuar) ngrënia e gomarit shtëpiak dhe as e çdo bishe me stërdhëmbëVërejtje, faktikisht edhe çfarë ka bërë haram (shpallur të paligjshme) i Dërguari i Allahut (Muhamedi / Paqja qoftë mbi të!) është ashtu si çfarë ka bërë haram (shpallur të paligjshme) Allahu [dhe kjo vlen edhe për hallallin].”7Lexoni më tepër

– Një argument i fuqishëm që shkul nga rrënjët pretendimin fallso të kujt lë pas dore Sunetin (Traditën Profetike) dhe mjaftohet me Kuranin si burim i vetëm dispozitash për fenë islame, është fakti se, ne si muslimanë jemi të urdhëruar në Kuranin fisnik që mospajtimet tona t’i referojmë tek Kurani dhe Suneti, bazuar në thënien kuranore: “O besimtarë! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja. Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, drejtojuni Allahut dhe të Dërguarit (Sunetit / Traditës Profetike), nëse besoni Allahun dhe Ditën e Kiametit. Kjo për ju është më e mira dhe shpjegimi më i bukur13; së këtejmi atyre që nuk pajtohen për ta marrë në konsideratë Sunetin si burim dispozitash për fenë islame krahas Kuranit, u mbeten dy alternativa karshi argumentimit kategorik të këtij ajeti kuranor: (së pari) ta pranojnë këtë argument, d.m.th. të shtrëngohen t’i kthehen Sunetit, e së këtejmi pretendimi i tyre asgjësohet; ose (së dyti) nëse nuk i kthehen Sunetit, bien kësisoj në kundërshtim me Kuranin (që pretendojnë se është i panevojshëm për Sunetin)14.

Allahu e di më mirë. TRADITA PROFETIKE SI BURIM I LIGJIT ISLAM

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ TRADITA PROFETIKE SI BURIM I LIGJIT ISLAM

TRADITA PROFETIKE SI BURIM I LIGJIT ISLAM

  1. En-Nisa: 64.
  2. En-Nisa: 80.
  3. En-Nexhm: 3-4.
  4. En-Nisa: 113.
  5. El-Hashr: 44.
  6. En-Nur: 54.
  7. Transmeton Ebu Daudi 4604; Albani thotë se ky hadith është sahih/i vërtetë dhe fragmentin pas “…” e transmeton Et-Tirmidhi 2664; Albani thotë se ky hadith është hasen/i besueshëm; shih për komentin mes kllapava katrore: islamweb dhe dorar.
  8. Shih: islamqa dhe dorar.
  9. Muslimi 2361, Ahmedi v. 3, f. 15 etj.
  10. Muslimi 2362, Ibn Hibani v. 1, f. 202 etj.
  11. Muslimi 2363, Ahmedi 12544 (v. 20, f.19, v. 41, f. 401), Ibn Maxhe 2471 (2019) etj.
  12. Ed-Darimi 588, El-Khatib në El-Kifaje 12, El-Hafidh në El-Fet’h (v. 13, f. 291) e ka referuar tek El-Bejhaki dhe ka thënë se zinxhiri i këtij transmetimi është sahih/i vërtetë.
  13. En-Nisa: 59.
  14. Shih: islamqa.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top