THESARET E GJETURA-NJOHURI BAZË

Numri i fetvasë: 292 THESARET E GJETURA-NJOHURI BAZË

Kategoria: ZEKATI I THESAREVE DHE MINERALEVE

2 639 shfletues/klikues THESARET E GJETURA-NJOHURI BAZË


 Pyetje: THESARET E GJETURA-NJOHURI BAZË


A lejohet përvetësimi i thesareve të nxjerrja (të gjetura) në vendet që u përkasin gjeneratave njerëzore të panjohura apo ngjashëm?


 Përgjigjja: THESARET E GJETURA-NJOHURI BAZË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Përkufizimi dhe llojet e thesarit

Fjala “thesar” në kontekstin e saj të përgjithshëm i përgjigjet fjalës arabe “EL-KENZU”, që përdoret si për thesarin e groposur nga muslimanët (në epokën islamike apo shtetin islam) ashtu edhe për atë të groposur prej njerëzve të epokës paraislamike (para dërgimit të Profetit Muhamed, Paqja qoftë mbi të1).

Së dyti: Kuptimi, shenjat dalluese dhe dispozita e thesarit islamik2

a. Shenjat dalluese të thesarit islamik

Një thesar i groposur kuptohet dhe konsiderohet se i takon kohës islamike, nëse në të shihen shenjat përkatëse të kohës islamike, si: ajet (thënie) kuranore, apo emri i Profetit (Paqja qoftë mbi të!), emri i ndonjërit prej kalifëve (kryeqeveritarëve) muslimanë të shquar apo guvernatorëve të (emëruar prej) tyre, apo sulltanëve muslimanë, apo prerje monedhash specifike për kohën islamike dhe ngjashëm. Po kështu, një thesar që përmban shenja të përziera, islamike dhe joislamike (madje sipas një mendimi të fuqishëm edhe thesari i dyshimtë që nuk ka shenja nga ku mund të dihet a është i kohës paraislamike apo islamike3), konsiderohet thesar i groposur i kohës islamike, pasi dukshëm ka gjasa që ai të jetë pronë (e fshehur ose e humbur) e një muslimani.

b. Dispozita e thesarit islamik

Thesari islamik merr dispozitën e pasurisë së gjetur, pasi ai supozohet si pasuri e ndonjë muslimani, që ende s’dihet të jetë shpronësuar prej tij.Lexoni më tepër

Së treti: Kuptimi, shenjat dalluese dhe dispozita e thesarit paraislamik

a. Kuptimi gjuhësor dhe terminologjik i thesarit paraislamikLexoni më tepër

Shumica e juristëve muslimanë janë të mendimit se thesari paraislamik përfshin çdo kapital (pasuri) të groposur në tokë (apo të dalë në sipërfaqe) që i përket kohës paraislamike, si: flori, argjend, bakër, plumb, enë të çmuara dhe ngjashëm (që përfitohen pa përpjekje dhe shpenzime të konsiderueshme).5

b. Shenjat dalluese të thesarit paraislamik

Një thesar kuptohet se i takon kohës paraislamike, nëse gjendet në varret, kalatë apo depozitat (kasafortat) e njerëzve të kohës paraislamike; ose nëse vërehen në të shenja përkatëse të asaj kohe, si: emrat e mbretërve të asaj kohe, fytyrat e tyre apo idhujve të tyre, kryqi, datat e kohëve paraislamike dhe ngjashëm. I këtillë konsiderohet edhe thesari që në një pjesë të tij ka shenja të kohës paraislamike dhe në një pjesë tjetër të tij nuk ka shenja të tilla6.

c. Dispozita e thesarit paraislamik7Lexoni më tepër

Juristët muslimanë kanë përmendur se 4/5-sta (pra 80 %) e thesarit paraislamik i takon gjetësit (përvetësuesit) të këtij thesari, kurse 1/5-sta (20 %-ëshja) që mbetet nxirret njëlloj si 1/5-sta e plaçkës së luftës8, pra dorëzohet në thesarin e shtetit islam (bazuar në mendimin e shumicës së juristëve muslimanë, përfshirë medh’hebin hanefi) ose i dorëzohet kryeqeveritarit të shtetit islam që të veprojë me të në përputhje me interesat shtetërore9; ose (sipas një tjetër mendimi) nxirret në kategoritë ku shpërndahet zekati i pasurisë, pavarësisht nëse vlera e këtij thesari e mbërrin ose jo vlerën e nisabit10 dhe po kështu nuk kushtëzohet që të kalojë një vit hënor nga pronësimi i këtij thesari.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. THESARET E GJETURA-NJOHURI BAZË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ THESARET E GJETURA-NJOHURI BAZË

THESARET E GJETURA-NJOHURI BAZË

  1. Këtu (me njerëzit e epokës paraislamike) nënkuptohen jomuslimanët që kanë jetuar para dërgimit të Profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) apo shtetit islam, kushdoqofshin ata, të krishterë, ateistë, idhujtarë etj.
  2. Shih: islamweb, El-Meusuatu El-Fikhije El-Kuuajtie v. 24, f. 124 (islamport) dhe qaradaghi.
  3. Ndërkaq, mendimi i shumicës së juristëve muslimanë (përfshirë mendimin spikatës të medh’hebit hanefi) është se thesari i dyshimtë që nuk ka shenja nga ku mund të dihet a është i kohës paraislamike apo islamike, ose që përmbën objekte të cilat janë karakteristikë për të dyja këto kohë (si: enë apo stoli etj.) dhe nuk mund të bëhet dallimi mes tyre, i tillë thesar konsiderohet thesar paraislamik (rikez).
  4. Shih: islamweb dhe dorar.
  5. Shih: alukah.
  6. Shih: islamweb dhe El-Meusuatu El-Fikhije El-Kuuajtie v. 24, f. 121 (islamport).
  7. Shih: islamweb, islamweb, islamweb, dorar dhe alukah.
  8. Plaçkë lufte: Paratë, kapitalet, armët, mjetet, plaçkat, pronat dhe ngjashëm, të fituara (zëna) nga muslimanët në luftrat (luftimet) e tyre me jomuslimanët, të cilat tuboheshin pas lufte nën kujdesin e komandës dhe pastaj 4/5-sta e tyre u ndahej luftëtarëve muslimanë pjesëmarrës në këtë luftë, ku këmbësorit i jepej një pjesë dhe kalorësit dy ose tre pjesë (për shkak të kontributit të tij më të shumtë / një pjesë për kalorësin dhe pjesa tjetër për kalin e tij); ndërsa 1/5-sta e kësaj plaçke lufte i takonte thesarit të shtetit islam, i cili e përdorte atë për interesat e përgjithshme të muslimanëve, për jetimët, të varfrit, shtegtarin (udhëtarin) e mbetur në rrugë (pa të hollat e nevojshme për t’u kthyer në vendin e tij) dhe ngjashëm (shih: islamqa, islammessage dhe islamweb).
  9. Në mungesë të thesarit / kryeqeveritarit të shtetit islam, 1/5-sta e thesarit paraislamik të gjetur, i jepet shoqatave të besueshme muslimane, por një tjetër mendim i fuqishëm është se bën që kjo 1/5-stë të jepet drejtpërdrejt nga vetë pronari i këtij thesari për muslimanët e varfër apo për interesat publik të muslimanëve dhe ngjashëm.
  10. Mendimi i shumicës së juristëve muslimanë është se 1/5 e thesarit paraislamik, duhet të nxirret për intersat e përgjithshme të muslimanëve, pavarësisht sa është vlera e këtij thesari, pra pavarësisht nëse vlera e tij e mbërrin ose jo nisabin (vlerën pasurore obliguese të zekatit).
  11. El-Bukhari 1499, Muslimi 1710 etj.
  12. En-Nesai 2493; Albani – në Sahihu Suneni En-Nesai 2493 – ka thënë se ky hadith është hasen/i besueshëm.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë: