JETA E VËRTETË

THERJA E BAGËTISË KUR VDES MUSLIMANI

Numri i fetvasë: 401 THERJA E BAGËTISË KUR VDES MUSLIMANI

Kategoria: VEPRAT E MIRA DHURUAR TË VDEKURVE

1 397 shfletues/klikues THERJA E BAGËTISË KUR VDES MUSLIMANI


 Pyetje: THERJA E BAGËTISË KUR VDES MUSLIMANI


Kur vdiq babai ynë para disa muajsh na thanë se me rastin e vdekjes së tij është mirë të bëjmë një kurban. Këtu tek ne ekziston besëtytnia që duhet bërë kurban qoftë edhe një shpend kur po vdes një person dhe po jep shpirt me zor, apo thjesht që të jep shpirt më mirë, apo që të mos marrë dikë me vete; në këtë rast therin një dash apo një gjel të zi. Ndërkaq thuhet edhe se është mirë të bësh kurban kur vdes një njeri që t’i bëhet mirë në atë dynja.


 Përgjigjja: THERJA E BAGËTISË KUR VDES MUSLIMANI


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me therjen e një bagëtie (që në popull quhet kurban) me rastin e vdekjes së muslimanit thuhet sa vijon1: Lexoni më tepër

Therja e bagëtisë (që bëjnë disa njerëz) kur vdes dikush (pra teksa personi po jep shpirt, teksa del xhenazja, tek varri i të vdekurit) por edhe me qëllimet e gabuara të pabaza të lartpërmendura (që t’i lehtësohet dhënia shpirt, që të jep shpirt më kollaj/mirë, që të mos marrë dikë me vete dhe ngjashëm), përbën një traditë të keqe të pabazë (bidat, pra vepër që ka të bëjë me adhurimin por nuk bazohet në argumentet ligjore islame) që ndonjëherë (varësisht qëllimit dhe mënyrës së veprimit të këtyre veprave, si në rastin kur kjo therje bëhet për një varri i cili mund edhe të lyhet me gjakun e kurbanit a ngjashëm, apo kur bëhet nga frika se mos i vdekuri merr dikë me vete / vdes shpejt pas tij ndonjë nga familjarët dhe ngjashëm) mund të arrijnë edhe në gradët e shirkut (idhujtarisë) së voglë apo të madhe – Allahu na ruajtë!Lexoni më tepër

Me pak fjalë, nëse një bagëti apo shpend theret shoqëruar me nijet (qëllim) dhe veprim që i lejon feja islame apo që kanë bazë në fenë islame (pra pa bidate dhe pa shirk), atëherë një gjë e tillë lejohet të bëhet; në të kundërt (si p.sh. kur theret për besëtytni të gabuara) jo.

Kurse sa i përket rregullit parimor mbi besëtytnitë e mësipërme apo edhe thënies së pyetësit “thuhet edhe se është mirë të bësh kurban kur vdes një njeri që t’i bëhet mirë në atë dynja”, fillimisht na duhet të dimë se duhet bërë shumë kujdes që kur të veprojmë gjëra që kanë lidhje me ritualet fetare islame (pra gjërat që bëhen si afrim tek Allahu për të fituar një të mirë apo larguar një të keqe), të bazohemi tek hoxhallarët tanë kompetentë të besueshëm dhe jo tek fjalët që qarkullojnë lart e poshtë.Lexoni më tepër

Më konkretisht, lidhur me therjen e një bagëtie (në këtë rast termi më i saktë është “therje e një bagëtie” dhe jo “kurban”, për të bërë dallimin mes këtij rasti dhe kurbanit që zakonisht bëhet në festën e Kurban Bajramit) për të vdekurin musliman si afrim tek Allahu dhe shpërblim për këtë të vdekur (larg qëllimeve e veprime të gabuara si ato që u cekën më sipër dhe ngjashëm), pa u kufizuar në një kohë a datë të caktuar, mendimi më i fuqishëm (që mbështetet nga shumica e juristëve muslimanë, ngjashëm me rastin e therjes së bagëtisë së Kurban Bajramit) është se e tillë gjë lejohet, pasi i përket sojit të afrimeve rituale tek Allahu që i përmban feja islame të bëhen nga i gjalli, prandaj lejohet që i gjalli t’i dhurojë këto vepra të mira për të vdekurin musliman.Lexoni më tepër

Por më mirë (më parësore) është që çmimi i kësaj bagëtie të planifikuar për t’u therur dhe dhënë sadaka, të nxirret si sadaka (në para), pasi fakti se soji i sadakasë (lëmoshës) normale (me para, ushqim, rroba apo sende të tjera të lejuara) i bën dobi të vekurit musliman dhe ai merr shpërblim për këtë sadaka, bazohet në mendimin konsensual të (gjithë) juristëve muslimanë; si dhe për faktin tjetër se disa njerëz, therjen e bagëtisë për të vdekurin, e kanë diçka të veçantë, bazuar në mendimin e tyre të gabuar se një gjë e tillë është obligim ose është gjëja më e mirë që mund të bëhet, saqë në disa vende e tillë gjë është bërë prej detyrimeve që nuk bën të lihen (ndërkohë që kapitujt e veprave të mira, shpërblimi i të cilave është theksuar qartazi në tekstet juridike islame se arrin tek i vdekuri musliman, janë të shumta).

Allahu e di më mirë. THERJA E BAGËTISË KUR VDES MUSLIMANI

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ THERJA E BAGËTISË KUR VDES MUSLIMANI

THERJA E BAGËTISË KUR VDES MUSLIMANI

Poshtëshënim:

  1. Shih: islamweb, almoslim, islamweb dhe islamweb.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top