THËNIA ȞASBIJ-MË MJAFTON ALL-LLAHU

Numri i fetvasë: 244 THËNIA ȞASBIJ-MË MJAFTON ALL-LLAHU

Kategoria: PËRMENDJET E ÇËSHTJEVE QË NDESHIM

7 007 shfletues/klikues THËNIA ȞASBIJ-MË MJAFTON ALL-LLAHU


 Pyetje: THËNIA ȞASBIJ-MË MJAFTON ALL-LLAHU


A thuhet “ȞASBIJ ALL-LLAAHU UE NIĂMEL UEKIIL” apo “ȞASBUN ALL-LLAAHU UE NIĂMEL UEKIIL” dhe cila është vlera e kësaj thënie?


Përgjigjja: THËNIA ȞASBIJ-MË MJAFTON ALL-LLAHU


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Kuptimi i kësaj përmendje1 është: “Na mjafton Allahu e Ai është Përkujdesësi më i mirë të Cilit i autorizohet/lihet në dorë çështja dhe tek i Cili mbështetet personi në lidhje me çështjen e vet.”2

Trajta qëndrore e saj është ajo e shumësit “ȞASBUN ALL-LLAAHU UE NIĂMEL UEKIIL / Neve na mjafton Allahu, Ai është Mbrojtës i mrekullueshëm!”, por mund të thuhet pa problem edhe në trajtën e njëjësit “ȞASBIJ ALL-LLAAHU UE NIĂMEL UEKIIL / Mua më mjafton Allahu, Ai është Mbrojtës i mrekullueshëm!”…

Këtë përmendje muslimani e bën kur përballet me fatkeqësi a sprova të rënda ose i sjell ndërmend ato (si: armiqtë që duan ta vrasin apo kur sjell ndërmend Kijametin); ose e thotë atë si mbështetje tek Allahu dhe strehim tek mbrojtja e Tij kur ballafaqohet me një padrejtësi që i bëhet nga dikush, qoftë ky i fundit musliman apo jomusliman; ose kur preket nga brengosja, trembja dhe frika…

Kjo thënie është përgjigjja që Profeti (Paqja  qoftë  mbi të!) iu dha shokëve të tij (Allahu qoftë i kënaqur me ata!) kur ata e pyetën: “Si të themi?”, pasi ai (Paqja qoftë mbi të!) kishte thënë: “Si të kënaqem [në jetë] kur i ngarkuari me bririn [e Kiametit, engjëlli Israfil] e ka marrë bririn në gojë, ka rrudhur ballin e tij dhe e ka bërë veshin pipëz në pritje që të urdhërohet [për t’i fryrë e t’i fryjë]?!3

Po këtë thënie, Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, e ka thënë Ibrahimi (Paqja qoftë mbi të!) kur e hodhën në zjarr dhe Muhamedi (Paqja qoftë mbi të!) kur hipokritët thanë: “Shumë njerëz po mblidhen kundër jush, prandaj frikësohuni (frikësojuni atyre)!”4Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. THËNIA ȞASBIJ-MË MJAFTON ALL-LLAHU

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ THËNIA ȞASBIJ-MË MJAFTON ALL-LLAHU

THËNIA ȞASBIJ-MË MJAFTON ALL-LLAHU

  1. Shih: islamweb dhe islamqa.
  2.   Referohu tek Sahihu El-Bukhari 4563, të interpretuar nga Mustafa El-Baga.
  3. Referohu në Musnedu Ahmed-Er Risale 19345, Shuajb Arnauti thotë se ky hadith është i gradës “sahih/i vërtetë”; Sunenu Et-Tirmidhi 3243 – teksti i takon atij – Beshar Auad Marufi thotë se ky hadith është i gradës “hasen/i besueshëm”, ndërsa Albani thotë se hadithi është i gradës “sahih/i vërtetë”; etj.
  4. Kuran: Al Imran, ajeti: 173 dhe Sahihu El-Bukhari 4563.
  5. Al-Imran: 173-174.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë: