JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

TERAVITË FALEN ME 8 APO 20 REKATE

Numri i fetvasë: 140 TERAVITË FALEN ME 8 APO 20 REKATE

Kategoria: NAMAZI I TERAVIVE DHE I NATËS

5 540 shfletues/klikues TERAVITË FALEN ME 8 APO 20 REKATE


 Pyetje: TERAVITË FALEN ME 8 APO 20 REKATE


A falet namazi i teravive me tetë apo me njëzetë rekate?


 Përgjigjja: TERAVITË FALEN ME 8 APO 20 REKATE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Sa i përket numrit të rekateve të namazit të teravive, çështja qëndron si vijon:

Në veprën e tij “El-Istidhker”, Ibn AbdilBer thotë: “Shumica e transmetimeve theksojnë se namazi i tij (Profetit Paqja qoftë mbi të!) [i natës] ishte 11 rekate dhe në disa prej tyre është transmetuar 13 rekate.”1

Ky numër vjen në transmetimin e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ku qëndron se pasi u pyet mbi mënyrën e namazit të natës që bënte Profeti (Paqja qoftë mbi të!) në Ramazan, ajo tha: “Ai nuk shtonte as në Ramazan dhe as në tjetër muaj veç tij, mbi 11 rekate.”2 Gjithsesi ky ishte namazi profetik i natës që Aishja kishte parë, pasi në transmetime të tjera të sakta vjen, se Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka falur edhe 13 rekate namaz nate.3

Ndërsa shtesa mbi 11 ose 13 rekate konsiderohet e lejuar ndër mbarë dijetarët muslimanë dhe imam Ibn AbdilBer ka theksuar se ndër dijetarët muslimanë ka Ixhma (konsensus) mbi faktin, se rekatet e namazit të natës nuk kanë një numër të kufizuar a përcaktuar dhe se ato i takojnë namazit nafile (vullnetar), falësi i të cilit nëse do e zgjat leximin e Kuranit dhe e pakëson numrin e rekateve, e nëse do e shton numrin e rukuve  dhe sexhdeve.4

Es-Serkhasi5 (i medh’hebit hanefi), thotë: “Ai (Namazi i teravive), tek ne (sipas mendimit të medh’hebit tonë hanefi), është 20 rekate veç vitrit.”6

Kur u pyet nga Ebu Jusufi, lidhur me Namazin e Teravive dhe për atë që veproi Umeri [pra për udhëzimin e Umerit që Teravitë të faleshin 20 rekate (veç vitrit)], imam Ebu Hanifja u përgjigj: “Teravitë janë sunet i fortë dhe Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) nuk i shpiku ato nga vetja e tij, as ishin risi e kryer prej tij. Urdhrin për to Umeri e dha vetëm sepse kishte bazë dhe fjalë nga i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!). Po kështu, përderisa i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) na ka urdhëruar të pasojmë atë [udhëzim juridik] që ngjet në kohën e katër kalifëve (udhëheqësve muslimanë) të udhëzuar, sidomos në atë të shkëlqesisë sonë Umerit, i bie që falja e Namazit të Teravive me 20 rekate të jetë sunet i Teravive, njëlloj si të ishte i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) urdhëruesi i tyre…”7

Në veprën e tij “El-Mugni”, Ibn Kudame thotë: “Ebu Abdullah (Ahmedi) ka përzgjedhur mendimin se ato [rekatet e teravisë, përveç tre rekateve të fundit të vitrit] janë 20 rekate dhe me këtë mendim janë shprehur edhe Eth-Theuri, Ebu Hanifja dhe Shafi’iu…”8

Në veprën e tij “Mexhmu’u El-Fetava”, Ibn Tejmije ka thënë: “Kush mendon se për namazin e natës në Ramazan është caktuar nga Profeti (Paqja qoftë mbi të!) një numër fiks mbi të cilin nuk bën të shtohet dhe nën të cilin nuk bën të pakësohet, me siguri që është i gabuar.”9

Dijetari Muhamed Salih El-Munexhid thotë: “Falja e teravive 20 rekate është tradita sunduese e teravive të kohës së Umer Ibn El-Khatabit (Allahu qoftë i kënaqur me të!)… Transmetimet e Jezid Ibn Rumanit dhe Jahja El-Katanit [se në kohën e Umerit teravitë janë falur 20 rekate] merren në konsideratë edhe pse këta të dy nuk e kanë arritur Umerin, sepse këta dy transmetues padyshim e kanë marrë këtë informacion nga njerëz që e kanë arritur Umerin… dhe kjo gjë mbështetet nga krejt Medina (banorët e saj).”10

Allahu e di më mirë. TERAVITË FALEN ME 8 APO 20 REKATE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ TERAVITË FALEN ME 8 APO 20 REKATE

TERAVITË FALEN ME 8 APO 20 REKATE

  1. El-Istidhker v. 2. f. 98.
  2. El-Bukhari 1147 dhe Muslimi 738.
  3. El-Bukhari 1170.
  4. Shih: El-Istidhker v. 2. f. 102.
  5. Ibn Sehli, prej juristëve dhe ekspertëve të rregullave të fesë dhe elitarëve të medh’hebit hanefi, ka ndërruar jetë në vitin 1090 G.
  6. El-Mebsut v. 2, f. 145.
  7. Hashijetu Et-Tahtaui Ale Meraki El-Felah Sherhu Nuri El-Ijdah v. 1, f. 157 – Li Et-Tahtaui (i medh’hebit hanefi).
  8. El-Mugni v. 2. f. 123.
  9. Mexhmu’u El-Fetava v. 22. f. 272.
  10. Shih: islamqa.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top