JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

TEKSA HA SYFYRIN KUPTON SE KA AGUAR

Numri i fetvasë: 122 TEKSA HA SYFYRIN KUPTON SE KA AGUAR

Kategoria: ETIKA E AGJËRIMIT

2 948 shfletues/klikues TEKSA HA SYFYRIN KUPTON SE KA AGUAR


 Pyetje: TEKSA HA SYFYRIN KUPTON SE KA AGUAR


Një person ka vendosur të agjërojë dhe pasi ka pirë ujë ka hetuar agimin e ditës së re. Çfarë të bëjë me agjërimin e tij, ta vazhdojë apo jo atë?


 Përgjigjja: TEKSA HA SYFYRIN KUPTON SE KA AGUAR


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Sqarimi i pyetjes në fjalë vjen në përputhje me rastet përkatëse në vijim1:

Rasti i parë: Nëse personi e ka pasur të qartë (e ka ditur me siguri), se dita ka zbardhur dhe ai gjatë ose pas kësaj ka pirë ujë, ngrënë apo kryer ndonjë prej prishësve të tjerë të agjërimit; për këtë rast mendimi parësor (që përbën mendimin e shumicës thuajse konsensuale të juristëve muslimanë2) është se agjërim i këtij personi është prishur.Lexoni më tepër

Rasti i dytë: Nëse personi ka ngrënë, pirë etj., duke mos e ditur me siguri se dita ka zbardhur dhe personit edhe më pas nuk i bëhet e qartë se kur ai ka qenë duke ngrënë, pirë apo bërë ndonjë prej prishësve të agjërimit, dita ka pas zbardhur, për këtë rast mendimi më parësor (që përbën mendimin e shumicës së juristëve muslimanë, përfshirë medh’hebin hanefi) është, se ky person nuk e ka prishur agjërimin, pra vijimi i agjërimit të tij konsiderohet i saktë.Lexoni më tepër

Rasti i tretë: Nëse personi ka ngrënë, pirë etj., duke mos iu bërë e qartë (duke mos e ditur me siguri) se dita ka zbardhur dhe i bëhet e qartë (mëson me siguri) se dita ka pas zbardhur kur ai ka qenë duke ngrënë, pirë apo bërë një prej prishësve të agjërimit, për këtë rast juristët muslimanë kanë dhënë dy mendime:

Mendimi i parë: Mendimi parësor (që përbën mendimin e shumicës, përfshirë medh’hebin hanefi) është se nëse personi ka ngrënë, pirë etj., duke mos e ditur me siguri se dita ka zbardhur (ose duke menduar se dita ka perënduar); dhe më pas i bëhet e qartë (mëson me siguri) se dita ka pas zbardhur (ose se dita nuk ka pas perënduar) kur ai ka qenë duke ngrënë, pirë apo bërë një prej prishësve të agjërimit, në këtë rast agjërimi është prishur.

Mendimi i dytë: Mendimi i disa dijetarëve (që përbën mendimin e disa dijetarëve të hershëm, Ibn Tejmijes dhe  Ibn Uthejminit) është, se personi i rastit të mësipërm (të përmendur në mendimin e parë) nuk e ka prishur agjërimin, ngaqë ai (kur ka qenë duke ngrënë, pirë etj.) nuk e ka pas ditur me siguri nëse ka zbardhur (ose ka perënduar dita), prandaj agjërimi i tij konsiderohet i saktë.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. TEKSA HA SYFYRIN KUPTON SE KA AGUAR

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ TEKSA HA SYFYRIN KUPTON SE KA AGUAR

TEKSA HA SYFYRIN KUPTON SE KA AGUAR

  1. Shih: islamwebsaaid dhe islamqa.
  2. Shih: islamweb.
  3. Shih: Ibn Uthejmin, Sherhu El-Mumti’i Ale Zadi El-Mustekni’i, v. 6, f. 394-395.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top