TEKBIRI I KUFIZUAR DHE AI I LIRË NË BAJRAM

Numri i fetvasë: 278 TEKBIRI I KUFIZUAR DHE AI I LIRË NË BAJRAM

Kategoria: ETIKË-VIRTYT-GOJËTARI

528 shfletues/klikues TEKBIRI I KUFIZUAR DHE AI I LIRË NË BAJRAM


 Pyetje: TEKBIRI I KUFIZUAR DHE AI I LIRË NË BAJRAM


Cili është kuptimi i tekbirit të kufizuar dhe atij të lirë që thuhen në Bajram dhe a mund të na jepni disa njohuri kryesore në lidhje me këto tekbire?


 Përgjigjja: TEKBIRI I KUFIZUAR DHE AI I LIRË NË BAJRAM


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me këtë çështje thuhet sa vijon1:

Së pari: Tekbiri2 i kufizuar (ET-TEKBIIRU EL-MUǨAJ-JED)

a. Forma e tekbirit të kufizuar

Forma tekstuale (në arabisht / e transliteruar me shkronja latine) e tekbirit të kufizuar është: “ALL-LLAAHU EKBER, ALL-LLAAHU EKBER, LAA ILAAHE IL-LELL-LLAAH, ALL-LLAAHU EKBER, ALLAHU EKBER, UE LIL-LAAHIL-ȞAMD / Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi dhe Allahut i takon falënderimi absolut.”Lexoni më tepër

b. Koha e thënies së tekbirit të kufizuar

Tekbiri i kufizuar është i veçantë për Festën e Bajramit të Kurbanit (thuhet në ditën e Kurbanit të Bajramit, në ditën para tij dhe në tre ditë pas tij), por (mbështetur në mendimin e katër medh’hebeve) ai nuk thuhet për festën e Bajramit të Fitrit.Lexoni më tepër

c. Dispozita e tekbirit të kufizuar5

Thuajse të gjithë dijetarët muslimanë janë të mendimit se tekbiri i kufizuar është i ligjëruar (bazuar në transmetimet e ardhura nga sahabët / shokët e Profetit) dhe shumica e juristëve muslimanë janë të mendimit se ky tekbir nuk është obligim.

Së dyti: Tekbiri i pakufizuar (ET-TEKBIIRU EL-MUŤLAǨ)

Lidhur me formën e tekbirit të pakufizuar vlen të thuhet po ajo që u tha për tekbirin e kufizuar (ET-TEKBIIRU EL-MUǨAJ-JED).

Ndërkaq, tekbiri i pakufizuar (bazuar në një nga mendimet e medh’hebit hanbeli dhe disa juristëve bashkëkohorë) është i pëlqyeshëm që të thuhet në dhjetëditëshin e parë të Dhul Hixhes dhe në Ditët e Teshrikut (tre ditë pas ditës së Kurban Bajramit, pra 11-13 Dhul Hixhe) dhe po kështu (bazuar në mendimin e thuajse të gjithë juristëve muslimanë) tekbiri i pakufizuar pëlqehet të thuhet edhe në ditën e Fitër Bajramit, duke filluar nga perëndimi i diellit të natës së Fitër Bajramit dhe mbaron kur imami të dalë për t’u falur në faltoren e Namazit të Fitër Bajramit ose mbaron me faljen e këtij namazi.Lexoni më tepër

Së treti: Bërja në grup i tekbirit të kufizuar dhe atij të pakufizuar6

Juristët muslimanë përmendin se tekbiri i kufizuar dhe ai i pakufizuar lejohet që të bëhen në grup, bazuar në transmetimet e sakta7 ku përmendet se këto tekbire të kërkuara veçanërisht në Dhjetëditëshin e Parë të Dhul Hixhes dhe në Ditët e Teshrikut, janë bërë në mënyrë kolektive, me kuptimin se ka pasur grupe njerëzish që kanë bërë tekbir kolektiv të njëzëshëm. Gjithsesi, sa në fjalë tregon thjesht lejimin që tekbiret në fjalë të bëhen njëzëri në grup, teksa si rregull juridik, më e mira dhe më kompletuara është që sa në fjalë të bëhet individualisht.

Allahu e di më mirë. TEKBIRI I KUFIZUAR DHE AI I LIRË NË BAJRAM

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ TEKBIRI I KUFIZUAR DHE AI I LIRË NË BAJRAM

TEKBIRI I KUFIZUAR DHE AI I LIRË NË BAJRAM

  1. Shih: islamweb, dorar, dorar dhe islamqa.
  2. Tekbir: Madhërimi i Zotit, përmes trajtave të përmendjes së Zotit ku vjen e veçuar ose bashkëngjitur thënia “ALL-LLAAHU EKBER / Allahu është më i Madhi”.
  3. Pra ky tekbir fillon e thuhet nga mëngjesi i ditës së Arafatit (pas faljes së namazit farz të sabahut / mëngjesit të kësaj dite, që i takon të jetë një ditë para Bajramit të Kurbanit) dhe zgjat deri në ikindinë e ditës 13 Dhul Hixhe (pra thuhet për herë të fundit pas faljes së namazit farz të iqindisë / pasdites së kësaj dite, që i takon të jetë dita e tretë pas Bajramit të Kurbanit).
  4. Selami në namaz: Mbyllja e namazit me “ES-SELAAMU ĂLEJKUM / Paqja qoftë mbi ju”, duke e kthyer kokën anash.
  5. Shih: islamport.
  6. Shih: islamweb dhe islamweb.
  7. Shih: El-Bukhari 969 dhe 970, El-Bejhaki 6348 dhe 6489; Albani – në Iruau El-Galil 651 – thotë se hadithi është sahih / i vërtetë.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.