JETA E VËRTETË

TË FOLURIT ME NËNKUPTIM-LOJA ME FJALË

Numri i fetvasë: 393 TË FOLURIT ME NËNKUPTIM-LOJA ME FJALË

Kategoria: ETIKA E BISEDËS DHE SHAKASË

877 shfletues/klikues TË FOLURIT ME NËNKUPTIM-LOJA ME FJALË


 Pyetje: TË FOLURIT ME NËNKUPTIM-LOJA ME FJALË


A lejohet që personi të flasë me dykuptimësi/nënkuptim apo të bëjë lojë fjalësh për të dalë nga një situatë e sikletshme, pra të nënkuptojë tjetërçka dhe të lerë të kuptohet diçka tjetër?


 Përgjigjja: TË FOLURIT ME NËNKUPTIM-LOJA ME FJALË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me çështjen e parashtruar thuhet sa vijon1:Lexoni më tepër

Të folurit me dykuptimësi/nënkuptim, në aspektin juridik ka kuptimin që personi të nënkuptojë tjetërçka dhe të lerë të kuptohet një gjë tjetër. Për një person të tillë thuhet ndryshe se “ai bën lojë fjalësh”, pra ai aktron duke thënë diçka që mbart një kuptim të atillë që në dukje (për dëgjuesin) duket një kuptim tjetër nga kuptimi i vërtetë që fsheh folësi. Kjo formë është e lejuar në vetvete për rastin kur personi nuk mund të thotë kurrsesi të vërtetën dhe kur përbën për këtë person një alternativë për të mos rënë në gënjeshtër.

Sa në fjalë është theksuar nga shumë juristë muslimanë, në kapitullin “Të folurit nënkuptimor, si alternativë për gënjeshtrën”, ku hyn (p.sh.) që personi të thotë se ai nuk ka asnjë lekë në xhep, duke u kuptuar prej tij se nuk ka fare para, teksa ajo që ai synon në të vertetë është se ai nuk ka lekë shqiptarë në xhep por ka euro; ose të thotë “nuk kam 1 euro në xhep”, duke u kuptuar prej tij se nuk ka fare para, por ajo që ai synon është se ai ka në xhep më shumë se një euro etj.

Ky lloj të foluri përbën një zgjidhje ligjore për të shmangur situatat në të cilat personi (në njërën anë) pyetet lidhur me një çështje realitetin e së cilës ai nuk do që ta tregojë dhe (në anën tjetër ky person) nuk do që të gënjejë. Më konkretisht, të folurit me dykuptimësi lejohet vetëm kur e lyp nevoja apo interesi ligjor dhe s’është e denjë që ai të bëhet gjë e shpeshtë (për më tepër zakon) tek muslimani/a, si dhe nuk lejohet që ky i folur të përdoret për të marr një të drejtë që s’na takon ose për t’ia privuar dikujt të drejtën që i takon.Lexoni më tepër

Sa më sipër vlen duke pasur parasysh vërejtjen se muslimani/a nuk bën që ta përdorë këtë formë (të folurin me dykuptimësi ose duke luajtur me fjalët) përveçse në situatë shumë të zorshme, pasi:

Së pari: Përdorimi i shumtë i këtij të foluri shpie në rënien në gënjeshtër;

Së dyti: Humbet besimi mes personave lidhur me fjalët që ata i thonë njëri-tjetrit, sepse do lindë dyshimi ndër ta nëse fjala e thënë është siç duket apo fsheh një tjetër domethënie;

Së treti: Mundet që dëgjuesi ta hetojë se realiteti i fjalëve që po i thuhen është i ndryshëm nga dukshmëria e tyre dhe mundet që ky dëgjues mos të vërejë fare se folësi po e vepron këtë në kuadrin e përdorimit të dykuptimësisë për të mos rënë në gënjeshtër, dhe së këtejmi ky folës të klasifikohet tek dëgjuesi në fjalë si gënjeshtar; teksa e gjitha kjo bie ndesh me rregulloren juridike islame përkatëse;

Së katërti: Sa në fjalë i hap rrugën hyrjes së mburrjes në unin e personit që shpesh luan me fjalët apo flet me dykuptimësi, duke qenë se me kohë tek ky person lind ndjesia se ai na qënka i aftë t’u hedhë hi në sy të tjerëve dhe t’i manipulojë lehtësisht ata.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. TË FOLURIT ME NËNKUPTIM-LOJA ME FJALË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ TË FOLURIT ME NËNKUPTIM-LOJA ME FJALË

TË FOLURIT ME NËNKUPTIM-LOJA ME FJALË

Poshtëshënim:

  1. Shih: islamqa, islamweb dhe islamqa.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top