TË BËJ KURBAN A TA JAP ÇMIMIN E TIJ SADAKA

Numri i fetvasë: 399 TË BËJ KURBAN A TA JAP ÇMIMIN E TIJ SADAKA

Kategoria: DISPOZITA PËR KURBANËT

248 shfletues/klikues TË BËJ KURBAN A TA JAP ÇMIMIN E TIJ SADAKA


 Pyetje: TË BËJ KURBAN A TA JAP ÇMIMIN E TIJ SADAKA


Si është më mirë, të bëj kurban apo ta jap çmimin e bagëtisë së kurbanit për sadaka (lëmoshë), sidomos për rastin kur kjo sadaka do të shkojë për mbarëvajtjen e xhamisë sonë dhe projekteve të rëndësishme islame.


 Përgjigjja: TË BËJ KURBAN A TA JAP ÇMIMIN E TIJ SADAKA


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me këtë çështje thuhet sa vijon1:Lexoni më tepër

Së pari: Tradita sistematike profetike, e kalifëve dhë me gjerë, ishte bërja e kurbanitLexoni më tepër

Therja e kurbanit është më mirë sesa dhënia e çmimit të tij sadaka (lëmoshë), pasi Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) dhe kalifët (zëvendësuesit) e tij pas tij (Ebu Bekri, Umeri, Osmani dhe Aliu2) e kryen sistematikisht këtë ritual dhe nuk transmetohet prej tyre ta kenë dhënë ndonjëherë çmimin e tij (kurbanit) sadaka (lëmoshë); e siç dihet ata nuk veprojnë (për më tepër në mënyrë sitematike) përveçse më të mirën, teksa dihet prania asokohe e të varfërve në Medine dhe përreth saj. Kjo sepse dhënia përparësi bërjes sadaka me çmimin e bagëtisë së kurbanit karshi therjes së saj kurban, shpie në lënien e traditës profetike që ka dekretuar i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) dhe në anën tjetër dihet fakti se rituali i kurbanit përmban në vetvete dhënien prej mishit të këtij kurbani sadaka (lëmoshë) për të varfrit.Lexoni më tepër

Së dyti: Rituali i kurbanit përmban në vetvete sadakanë për të varfrit

Siç u cek edhe më sipër, rituali i kurbanit përmban në vetvete dhënien prej mishit të këtij kurbani sadaka (lëmoshë) për të varfrit; bërja e kurbanit është më mirë se dhënia e çmimit të tij (kurbanit) sadaka (lëmoshë) ndër të tjera edhe për faktin se me bërjen e kurbanit personi mund të bashkojë mes shpërblimit të ritualit madhështor të kurbanit, dhënies sadaka dhe ushqimit të nevojtarëve, duke ua shpërndarë mishin e kurbanit të varfërve; e kjo është më mirë.

Së treti: Udhëzimi profetik nuk do ta linte pa shpjeguar (nëse do qe e pranishme) barasvlerën ose favorizimin e dhënies së çmimit të bagëtisë së kurbanit sadaka

Nëse dhënia sadaka (lëmoshë) e çmimit të kurbanit, do të ishte më mirë sesa bërja e këtij kurbani, Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!), do t’ia kishte bërë këtë të qartë muslimanëve me fjalët ose veprimet e tij, sepse ai (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) nuk do ta linte kurrsesi pa ia shpjeguar praktikisht ose me fjalë këtë të mirë (ashtu si çdo të mirë tjetër) pasuesve të tij (muslimanëve).

Për më tepër, nëse bërja e kurbanit do që e barabartë për nga vlera me dhënien e çmimit të saj sadaka (lëmoshë), Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) sërish do ia kishte treguar dhe sqaruar këtë pasueseve të tij (muslimanëve), pasi dhënia sadaka e çmimit të kurbanit është më lehtë sesa mundimi që përbën bërja e kurbanit, e Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) nuk do ta linte kurrses pa ua sqaruar pasuesve të tij (muslimanëve) më të lehtën ndërkohë që ajo do qe e barasvlershme (në vlerë) me më të vështirën.

Së katërti: Kurbani përbën një ritual të veçantë të pazëvendësueshëm

Po kështu, bërja e kurbanit është një adhurim i veçantë në kohë të veçantë, ndaj dhënia asaj pëparësi para tjetërçkaje është më parësore; nëse sugjerohet se personi, në vendin ku ndodhet nuk gjen të varfër, atëherë ai mund ta autorizojë therjen e kurbanit të tij në ndonjë vend musliman.

Bërja e kurbanit lipset të mos tjetërsohet në dhënie të çmimit të tij sadaka as edhe për rastin kur grumbullohen të ardhura për ndonjë çështje të rëndësishme si ndërtimi apo mbarëvajtja e xhamive a projekteve të ngjashme islame; por secila prej këtyre çështjeve duhet të trumpetohet dhe nxitet më vete, duke u qartësuar rëndësia dhe vlera e madhe e kontributeve që jepen për to.

Allahu e di më mirë. TË BËJ KURBAN A TA JAP ÇMIMIN E TIJ SADAKA

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ TË BËJ KURBAN A TA JAP ÇMIMIN E TIJ SADAKA

TË BËJ KURBAN A TA JAP ÇMIMIN E TIJ SADAKA

Poshtëshënim:

  1. Shih: islamweb, islamweb, islamweb, islamweb dhe islamqa.
  2. Shih: 4 KALIFËT E DREJTË TË UDHËZUAR
  3. El-Bukhari 5569 dhe Muslimi 1971; shih: sunnah dhe dorar.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë: