JETA E VËRTETË

SI FALET KUSH NUK QËNDRON DOT NË KËMBË

Numri i fetvasë: 197 SI FALET KUSH NUK QËNDRON DOT NË KËMBË

Kategoria: NAMAZI I NJERËZVE TË JUSTIFIKUAR

3 068 shfletues/klikues SI FALET KUSH NUK QËNDRON DOT NË KËMBË


 Pyetje: SI FALET KUSH NUK QËNDRON DOT NË KËMBË


Mjeku më ka sqaruar se për shkak të një operacioni që më është bërë, më duhet të qëndrojë vetëm shtrirë ose të ecë, por nuk më lejohet të qëndrojë ulur, për një muaj rresht. A ka mundësi që gjatë kësaj kohe të falem duke i shtrirë këmbët?


 Përgjigjja: SI FALET KUSH NUK QËNDRON DOT NË KËMBË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Rregulli i përgjithshëm është që muslimani/a t’i frikësohet Allahut të Madhëruar aq sa mundet, prandaj kur një musliman është i paaftë për të vepruar një nga shtyllat dhe vaxhibetet (obligimet) e namazit, ose kur ka frikë se veprimi i këtyre të fundit mund t’i shkaktoj dëm, ato bien prej tij (nuk i ka më detyrim), pasi Allahu nuk e ngarkon personin përtej mundësive të tij.Lexoni më tepër

Kurse më konkretisht në lidhje me çështjen e  parashtruar, thuhet sa vijon:

Së pari: Nëse namazfalësi nuk mund të qëndrojë në këmbë2, atëherë ai:

a. falet (drejtuar nga kibla) ulur këmbëkryq apo ulur mbi dy këmbët sikurse në tehijat (sidomos nëse ka mundësi që nga ky pozicion ta kryej sexhden të rregullt) dhe në këtë gjendje bën me gjest (përkul sa mundet trupin, në pamundësi të trupit kokën dhe në pamundësi të kokës bën shenjë me dorë) në shprehi të rukusë dhe të sexhdes (këtë të fundit e kryen të rregullt nëse ka mundësi);

b. ose falet ulur në karrike (sidomos nëse e ka të pamundur të qëndrojë ulur këmbëkryq ose mbi dy këmbët) dhe bën me gjest (përkul sa mundet trupin, ose në pamundësi të trupit kokën ose në pamundësi të kokës bën shenjë me dorë) në shprehi të rukusë dhe të sexhdes;Lexoni më tepër

Së dyti: Nëse e ka të mundur të falet duke kryer shtyllën e qëndrimit në këmbë dhe e ka të mundur të qëndrojë ulur, por nuk e ka të mundur që të përkulet për të kryer shtyllën e rukusë dhe sexhdes, atëherë vepron si vijon:

a. gjesti (përkulja) në shprehi të rukusë dhe sexhdes shoqërohet me nijetin dhe përmendjet përkatëse, p.sh. në rastin e gjestit në shprehi të rukusë bëhet nijeti i rukusë, pastaj merret tekbiri i rënies në ruku (shoqëruar me përmendjet përkatëse), pastaj bëhet nijeti i ngritjes nga rukuja (shoqëruar me përmendjet përkatëse) dhe po kështu veprohet për sexhden etj.;

b. bën me gjest për rukunë nga pozicioni i qëndrimit në këmbë (sepse qëndrimi në këmbë është më i afërt me rukunë sesa qëndrimi ulur);

c. bën me gjest për sexhden nga pozicioni i qëndrimit ulur (sepse qëndrimi ulur është më i afërt me sexhden sesa qëndrimi në këmbë);Lexoni më tepër

Së treti: Nëse nuk mundet të falet ulur, atëhere falet i shtrirë në anën e tij të djathtë (i drejtuar nga kibla) dhe rukunë e sexhden e bën me gjest (përkul sa mundet trupin, në pamundësi të trupit kokën dhe në pamundësi të kokës bën shenjë me dorë, sipas shpejgimeve të mësipërme) sipas mundësisë.

Së katërti: Nëse nuk mundet të falet i shtrirë në anën e djathtë, falet shtrirë në shpinë (duke bërë kujdes që mundësisht këmbët të jenë drejt kiblës (Qabes) dhe duke iu përmbajtur shpjegimeve të sipërpërmendura).Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. SI FALET KUSH NUK QËNDRON DOT NË KËMBË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ SI FALET KUSH NUK QËNDRON DOT NË KËMBË

SI FALET KUSH NUK QËNDRON DOT NË KËMBË

  1. Shih: islamweb, islamweb dhe islamweb.
  2. Qëndrimi në këmbë: Shtyllë e namazit, që fillon me marrjen e tekbirit fillestar dhe mbaron me rënien në ruku (përkulje).
  3. Shih: islamweb.
  4. Shih: islamweb.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top