JETA E VËRTETË

SI CAKTOHET RAMAZANI PO NUK U PA HËNA

Numri i fetvasë: 159 SI CAKTOHET RAMAZANI PO NUK U PA HËNA

Kategoria: VËRTETIMI I HYRJES SË RAMAZANIT

4 622 shfletues/klikues SI CAKTOHET RAMAZANI PO NUK U PA HËNA


 Pyetje: SI CAKTOHET RAMAZANI PO NUK U PA HËNA


Dihet fakti konsensual islam se muaji i ri hënor (përfshirë Ramazanin) duhet të caktohet përmes shikimit të hënës së re me sy të lirë. Po nëse hëna e re nuk shihet me sy të lirë, si përllogaritet (caktohet) hëna e re për hyrjen (fillimin) e muajit të ri hënor (përfshirë Ramazanin)?


 Përgjigjja: SI CAKTOHET RAMAZANI PO NUK U PA HËNA


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Dispozita juridike islame se muaji i ri hënor është obligim të caktohet përmes shikimit të hënës së re me sy të lirë (kur një gjë e tillë është e mundur), është një fakt thuajse konsensual në mesin e juristëve muslimanë.Lexoni më tepër

Kurse në rastin kur hëna e re nuk shikohet me sy të lirë, atëherë ajo duhet përllogaritur bazuar në transmetimin profetik: “Por nëse ajo (hëna e re) u mbulohet (u dalin pengesa për ta shikuar), përllogariteni atë (hënën e re).”1

Mbështetur në interpretimin që juristët muslimanë i bëjnë fragmentit “përllogariteni atë (hënën e re)” të këtij transmetimi profetik, mendimet kryesore të ardhura në këtë kontekst (pra për rastet kur hëna e re nuk shikohet dhe nata është e kthjellët ose është me re) janë si vijon:

Rasti i parë: Nëse hëna e re nuk shikohet dhe nata është e kthjellët (pa re), muaji ekzistues përllogaritet 30 ditë

Nëse hëna e re e muajit të ri nuk shikohet (në natën e supozuar si nata 30-të e muajit hënor ekzistues) dhe qielli këtë natë është i kthjellët, hëna e re e hyrjes së muajit të ri përllogaritet duke e plotësuar muajin ekzistues në vlerën më të madhe numerike të ditëve të tij, pra 30 ditë.

Ky është edhe mendimi parësor (superior), që përbën mendimin e masës dërrmuese të juristëve muslimanë (përfshirë imamllarët e mëdhenj: Ebu Hanifen, Malikun, Eth-Theurin, Shafi’iun, El-Euzaiun, Ahmedin dhe thuajse të gjithë dijetarët e hadithit).Lexoni më tepër

Rasti i dytë: Nëse hëna e re nuk shikohet dhe nata është me re

Mendimi i parë: Nëse hëna e re e muajit të ri nuk shikohet (në natën e supozuar si nata 30-të e muajit hënor ekzistues), sidoqoftë qielli këtë natë, i kthjellët a me re; hëna e re e hyrjes së muajit të ri përllogaritet duke e plotësuar muajin ekzistues në vlerën më të madhe numerike të ditëve të tij, pra 30 ditë.

Ky është edhe mendimi parësor (superior), që përbën mendimin e masës dërrmuese të juristëve muslimanë (përfshirë imamllarët e mëdhenj: Ebu Hanifen, Malikun, Eth-Theurin, Shafi’iun, El-Euzaiun dhe thuajse të gjithë dijetarët e hadithit).Lexoni më tepër

Mendimi i dytë: Nëse nuk shikohet hëna e re dhe nata është me re, muaji ekzistues përllogaritet 29 ditë

Mendimi i një grupi sahabësh (shokëve të Profetit) dhe tabi’inësh (gjeneratës pas sahabëve), imam Ahmed Ibn Hanbelit, Tausit etj. është se kur qielli i perëndimit të ditës së 29-të të çdo muaji hënor nuk është i kthjellët (është me re a ngjashëm) dhe hëna e re s’mund të shihet me sy të lirë, në këtë rast hëna e re llogaritet të jetë pas reve dhe muaji ekzistues përllogaritet në vlerën më të paktë (vogël) numerike të ditëve të tij, pra me 29 ditë; prandaj në këtë rast dita e parë e muajit të ri vijues fillon automatikisht në të gdhirë të ditës që vjen.Lexoni më tepër

Ekzaminimi i mendimit të dytë: Ky mendim është i dobët

Mendimi në fjalë hidhet poshtë nga transmetimet e sakta ku vjen se për rastin në fjalë muaji ekzistues plotësohet me 30 ditë5.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. SI CAKTOHET RAMAZANI PO NUK U PA HËNA

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ SI CAKTOHET RAMAZANI PO NUK U PA HËNA

SI CAKTOHET RAMAZANI PO NUK U PA HËNA

  1. El-Bukhari 1900 dhe Muslimi 1080.
  2. Shih: alifta.
  3. Shih: alifta.
  4. Shih: alifta dhe islamweb.
  5. Shih: Muslimi 1080 etj.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top