JETA E VËRTETË

SI AGJËROHEN GJASHTË DITËT E SHEUALIT

Numri i fetvasë: 155 SI AGJËROHEN GJASHTË DITËT E SHEUALIT

Kategoria: AGJËRIMI VULLNETAR

4 253 shfletues/klikues SI AGJËROHEN GJASHTË DITËT E SHEUALIT


 Pyetje: SI AGJËROHEN GJASHTË DITËT E SHEUALIT


Cila është forma e agjërimit të gjashtë ditëve të muajit Sheual?


 Përgjigjja: SI AGJËROHEN GJASHTË DITËT E SHEUALIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Agjërimi i gjashtë ditëve prej muajit Sheual, pas agjërimit të Ramazanit është i barasvlershëm me agjërimin e një viti të plotë.Lexoni më tepër

Kurse më konkretisht në lidhje me formën e agjërimit të këtyre ditëve thuhet sa vijon:

Së pari: Koha e agjërimit të gjashtë ditëve në fjalë pas Ramazanit

Mendimi bazë i medh’hebit hanbeli është se vlera e përmendur në transmetimet profetike lidhur me agjërimin e këtyre gjashtë ditëve, vlen vetëm nëse ato agjërohen në muajin Sheual. Ndërkaq, disa dijetarë të medh’hebit hanbeli dhe disa të atij maliki janë të mendimit se mirësia në fjalë arrihet nëse këto ditë agjërohen brenda ose jashtë Sheualit. Në po këtë kontekst, disa dijetarë të medh’hebit shafi’i janë të mendimit se këto gjashtë ditë mund të agjërohen kaza në muajin Dhul Ka’ede (muajin që vjen menjëherë pas Sheualit), por shpërblimi i tyre është më i vogël. Dy mendimet e fundit vlejnë sidomos kur kjo bëhet për arsye sheriatike.1

Së dyti: Fillimi dhe forma e agjërimit të gjashtë ditëve të Sheualit

Agjërimi i këtyre ditëve mund të fillojë që ditën e dytë të muajit Sheual, por jo në ditën e parë të tij, e cila përkon me ditën e parë të Fitër Bajramit, pasi në këtë ditë dhe atë të Kurban Bajramit, ndalohen të gjitha llojet e agjërimit.2

Shumica e juristëve muslimanë janë të mendimit se këto ditë është mustehab3 (e pëlqyeshme) që të agjërohen menjëherë pas Ramazanit (që në ditën e dytë të Sheualit) të bashkuara njëra pas tjetrës, por lejohet pa problem që ato të agjërohen veç e veç, në fillim, në mes, ose në pjesën e fundit të Sheualit.4

Së treti: Shoqërimi i nijetit (qëllimit) të agjërimit të 6 ditëve në fjalë, me kryerjen e një agjërimi tjetër

a. Shoqërimi i nijetit të agjërimit të tyre me atë të një agjërimi të detyrueshëm

Mendimi më parësor (dhe më i fuqishëm) është se nuk lejohet shoqërimi i nijetit të agjërimit të 6 ditëve të Sheualit, me nijetin e një agjërimi të detyrueshëm (sidomos me atë të agjërimit kaza të ditëve të mbetura nga Ramazani)5.

b. Shoqërimi i nijetit të agjërimit të tyre me atë të një agjërimi vullnetar

Lejohet që agjërimi pas Ramazanit i gjashtë ditëve të Sheualit, përveçse me nijetin (qëllimin) e fitimit të shpërblimit të barasvlershëm me agjërimin e një viti të plotë, të shoqërohet me nijetin e një tjetër agjërimi vullnetar, si rasti kur këto ditë i takojnë ditëve të hëna, të enjte apo ditëve të bardha të muajit Sheual.6

Allahu e di më mirë. SI AGJËROHEN GJASHTË DITËT E SHEUALIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ SI AGJËROHEN GJASHTË DITËT E SHEUALIT

SI AGJËROHEN GJASHTË DITËT E SHEUALIT

  1. Shih: islamqa.
  2. Shih: islamqa.
  3. Mustehab: Veprim i pëlqyeshëm, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet.
  4. Shih: islamweb dhe islamweb.
  5. Shih: islamweb dhe islamweb.
  6. Shih: islamweb, islamwebislamweb dhe islamqa.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top