JETA E VËRTETË

SHTYLLAT E AGJËRIMIT TË RAMAZANIT

Numri i fetvasë: 79 SHTYLLAT E AGJËRIMIT TË RAMAZANIT

Kategoria:  SAKTËSIA E AGJËRIMIT-KUSHTET

4 862 shfletues/klikues SHTYLLAT E AGJËRIMIT TË RAMAZANIT


 Pyetje: SHTYLLAT E AGJËRIMIT TË RAMAZANIT


Cilat janë rregullat bazë (më kryesore) që duhet të dijë muslimani në lidhje me agjërimin e Ramazanit?


 Përgjigjja: SHTYLLAT E AGJËRIMIT TË RAMAZANIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Rregullat kryesore në lidhje me agjërimin e Ramazanit, përmblidhen në dy shtyllat në vijim të agjërimit1:

Shtylla e parë: Nijeti (Qëllimi):

Nijeti (qëllim i agjërimit) të Ramazanit bëhet që natën e parë të Ramazanit për të gjithë muajin, por më mirë është që nijeti të bëhet për agjërimin e çdo dite të Ramazanit më vete. Që nijeti të jetë i saktë, mjafton që personi ta ketë në mend se të nesërmen do agjërojë Ramazanin. Nijeti duhet të përsëritet sa herë që ndërpritet agjërimi.Lexoni më tepër

Shtylla e dytë: Mënjanimi i prishësve të agjërimit:

Prishësit bazë të agjërimit janë tre: (së pari) marrëdhëniet seksuale, (së dyti) lëndët specifike shkarkuese trupore dhe (së treti) lëndët hyrëse në bark/stomak, në veçanti ato që janë ushqyese;Lexoni më tepër

– Në rregullat kryesore të agjërimit të Ramazanit, një vend të rëndësishëm zë edhe kushti i domosdoshëm i vlefshmërisë së agjërimit të Ramazanit, i njohur si:

“Të agjëruarit e Ramazanit në kohën e caktuar”, me të cilën synohen:

(a) Koha mujore e muajit të Ramazanit; e cila llogaritet si vijon:

(1) Me shikimin e hënës së re të Ramazanit, në perëndimin e ditës 29 Shaban;

(2) Nëse hëna e re nuk shihet, Ramazani fillon automatikisht pas perëndimit të ditës 30 Shaban;Lexoni më tepër

(b) Koha ditore e agjërimit të ditëve të Ramazanit; e cila është nga agimi (kur hyn namazi i sabahut) deri në perëndim (kur hyn namazi i akshamit).

Allahu e di më mirë. SHTYLLAT E AGJËRIMIT TË RAMAZANIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ SHTYLLAT E AGJËRIMIT TË RAMAZANIT

SHTYLLAT E AGJËRIMIT TË RAMAZANIT

  1. Shih: islamweb dhe alukah.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top