SHTESA MBI NEVOJAT SI KUSHT I ZEKATIT

Numri i fetvasë: 285 SHTESA MBI NEVOJAT SI KUSHT I ZEKATIT

Kategoria: DISPOZITAT-ZEKATI I PARAVE DHE RROGËS

2 978 shfletues/klikues SHTESA MBI NEVOJAT SI KUSHT I ZEKATIT


 Pyetje: SHTESA MBI NEVOJAT SI KUSHT I ZEKATIT


Kemi një sasi parashë që e ka mbërritur vlerën e nisabit (pasurisë obliguese të zekatit) që e kemi depozituar në bankë për blerjen e një banese. Pjesa tjetër e të hyrave tona (pa këtë depozitim) vjen nga rroga e burrit që mund të mbulojë vetëm shpenzimet tona familjare mujore dhe që në fund të muajit bie nën vlerën e nisabit. A e kemi obligim që të japim zekat për depozitimin bankar që kemi bërë me qëllim që të mbledhim shumën e duhur për blerjen e banesës sonë?


 Përgjigjja: SHTESA MBI NEVOJAT SI KUSHT I ZEKATIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në parashtrimin e bërë kemi të bëjmë me një koncept të rëndësishëm mbi zekatin e pasurisë që është “marrja ose jo parasysh e pasurisë që ka kapur vlerën e nisabit (pasurisë obliguese të zekatit) apo më shumë se kaq, kur kjo pasuri nuk është shtesë (tepër) nevojave bazë jetike”.Lexoni më tepër

Kurse më konkretisht lidhur me këtë çështje thuhet sa vijon1:

Së pari: Përkufizimi i nevojave bazë të jetesës

Me nevojat bazë synohen nevojat themelore të personit dhe familjarëve të tij (që ky person ka në përgjegjësi), që përmbushen pa shpërdorim dhe pa koprraci. Më konkretisht, këtu hyjnë ato nevoja që njeriu nuk mund të qëndrojë (bëjë) pa to, si: të ngrënët e të pirët (ku hyjnë: ushqimi e pija që shmangin urinë dhe etjen, preparatet e ilaçet që mbrojnë ose kurojnë shëndetin etj.), veshja (ku hyjnë: rrobat e veshjet e nevojshme për t’u mbrojtur nga vapa ose i ftohti, lakuriqësia dhe dëmi), banimi (ku përfshihen: strehimi, ngrohja, ndriçimi, mobilimi, mjetet e transportit etj.), gjërat përmes të cilave sigurohen mjetet bazë të jetesës (ku hyjnë: librat e diturisë dhe profesionit të personit, pajisjet për të ushtruar punën e tij etj.), shlyerja e gjërave që përbëjnë rrezikim ose ngushtim për personin (si: shlyerja e borxheve për të evituar burgosjen, ngushtimin etj.; sigurimi i pajisjeve që nevojiten për garantimin e mbrojtjes, jetës e lirisë; etj.) dhe kështu me radhë gjërat e tjera të këtij konteksti.Lexoni më tepër

Së dyti: Dy mendimet bazë mbi kushtëzimin që nisabi të jetë shtesë nevojave

Mendimi i parë: Të qenët e nisabit shtesë nevojave bazë është kusht i zekatit

Ky është një prej mendimeve të fuqishme të juristëve muslimanë (që përbën mendimin bazë të medh’hebit hanefi etj.), me të cilin nënkuptohet se zekati bëhet obligim të jepet vetëm kur nisabi (vlera pasurore obliguese e zekatit) e sipër (vlera pasurore shtesë nisabit), është tepër nevojave bazë të poseduesit të këtij nisabi dhe nevojave të kujt ai obligohet sheriatikisht (sipas ligjit islam) që të harxhojë (kujdeset financiarisht) për shpenzimet e tyre.

a. Argumentet e kushtëzimit që nisabi të jetë shtesë nevojave bazë

Thënia kuranore: Të pyesin se çfarë duhet të shpenzojnë (japin si lëmoshë). Thuaju: ‘Tepricën!’2Lexoni më tepër

Transmetimet profetike:

Thënia profetike: “Nuk ka [jepet] sadaka vetëm se në gjendje të mbajtshme [kur personi ngadhënjen / nuk thyhet ekonomikisht edhe pas dhënies së kësaj sadakaje] dhe kur je i panevojë [çfarë mbetet pas dhënies së kësaj sadakaje, mjafton për nevojat jetike]”4;Lexoni më tepër

b. Arsyetimi i kushtëzimit që nisabi të jetë shtesë nevojave bazë8

Konkluzioni i argumenteve të parashtruara është se Allahu i Lartësuar dhe i Urtë (Gjithëdijshëm) e ka bërë rregullatorin e harxhimit të pasurisë (enën qarkullese të saj) të bazohet mbi sa vijon: (së pari) në dhënien përparësi nevojës bazë personale të njeriut para asaj të tjetërkujt dhe (së dyti) në konsiderimin e nevojës së familjarëve (gruas dhë fëmijëve) dhe të afërmve që personi ka në kujdestari, në të njëjtën pozitë me nevojën personale të tij dhe (së treti) sheriati (ligji islam) nuk i kërkon personit të harxhojë nga çfarë përbën nevojë bazë për të, pasi zemra e njeriut është e lidhur ngushtë me nevojat e tij bazë.Lexoni më tepër

c. Kriteri / Norma e llogaritjes së nevojave bazë apo nisabit shtesë tyre

Më konkretisht, kuptimi është që nëse personi ka para (mjete monetare) që meritojnë të paguhen në nevojat bazë të tij (shih përkufizimin e nevojave bazë), këto para janë si të mos ishin, pra ato zbriten nga nisabi bazuar në rregullin e dijetarëve muslimanë ekzaminues: “Paraja e përdorur për nevojën bazë (themelore) është njëjtë si të mos ekzistojë10”.Lexoni më tepër

– Bazuar në këtë mendim, lidhur me pyetjen e parashtruar thuhet sa vijon11:

Ju nuk obligoheni të jepni zekat për shumën që keni depozituar për blerjen e një nevoje bazë, në këtë rast për blerjen e një banese që plotëson nevojat tuaja bazë famijare12 (dhe jo ato kompletuese), pasi sigurimi i një apartamenti të tillë banimi konsiderohet prej nevojave bazë të rëndësishme (prej domosdoshmërive të mbijetesës dhe mbajtjes së jetesës fizike), bazuar në mendimin e juristëve muslimanë se për kapitalin e rezervuar për sigurimin e nevojave bazë nuk jepet zekat, pasi i tillë kapital konsiderohet i paqenë.Lexoni më tepër

Mendimi i dytë: Të qenët e nisabit shtesë nevojave bazë s’është kusht i zekatit

Ky është edhe mendimi më i fuqishëm (i mbështetur nga shumica e dijetarëve, përfshirë tre medh’hebet veç atij hanefi), i cili kushtëzimin e dhënies së zekatit me të qenët e nisabit shtesë nevojave bazë jetike e kundërshton me arsyetimin se argumentet e përdorura për këtë kushtëzim kanë të bëjnë në fakt me sadakanë (lëmoshën) vullnetare dhe jo me atë të obliguar (zekatin).Lexoni më tepër

– Pra, bazuar në këtë mendim, lidhur me pyetjen e parashtruar thuhet15:

Nëse kapitali monetar: (1) arrin nisabin (vlerën pasurore obliguese të zekatit), qoftë edhe duke iu bashkëngjitur një pasurie tjetër monetare apo mallrave të tregtuara dhe (2) mbetet në këtë vlerë ose më shumë përgjatë një viti hënor; sidoqoftë ky kapital, i investuar ose i arkëtuar (për blerjen e një shtëpie, për t’u martuar dhe ngjashëm), për të duhet dhënë zekat, pasi edhe kapitali monetar i depozituar i përket dispozitës së pasurisë që shtohet (investohet), duke qenë se ai është i shtueshëm në vetvete, pasi mund të harxhohet në çdo kohë, sipas dëshirës, për të bërë blerje dhe sjellë fitime.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. SHTESA MBI NEVOJAT SI KUSHT I ZEKATIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ SHTESA MBI NEVOJAT SI KUSHT I ZEKATIT

SHTESA MBI NEVOJAT SI KUSHT I ZEKATIT

  1. Shih: alukah, islamport, islamway dhe Jusuf El-Kardaui, Fikhu Ez-Zekah, v. 1, f. 131-135.
  2. El-Bekare: 219.
  3. Tefsir Ibn Kethir v. 1, f. 256.
  4. Musnedu Ahmed 7155, Ahmed Shakir  dhe Shuajb Arnauti thonë se zinxhiri i këtij transmetimi profetik është sahih/i vërtetë; dhe me këtë artikulim ka ardhur edhe El-Bukhari në emërtimin e kapitullit “Ez-Zekah” dhe në komentimin e tij të kapitullit “El-Uasaja” në veprën e tij “Sahihu El-Bukhari v. 2, f. 112”.
  5. Musnedu Ahmed 10511, Sahihu Ibn Khuzejme 2441 – Albani thotë se ky hadith është i dobët-jo i besueshëm.
  6. Sahihu Ibn Hiban 4233 etj.; Albani ka thënë se ky hadith është sahih/i vërtetë dhe Shuajb Arnauti thotë se ai është hasen/i besueshëm.
  7. Muslimi 997 etj.; për interpretimin e thënies profetike shih Mirkatu El-Mefetih-Sherhu Mishkati El-Masabih v. 6, f. 511-512 (islamweb dhe hadithportal).
  8. Shih: Ibn Abdidin, Radu El-Muhtar, v. 2, f. 262; El-Marginani, El-Hidajetu Sherhu El-Bidajah v. 1, f. 96 dhe El-Kesani, Bedei’a Es-Sanai’a v. 2, f. 11.
  9. Musnedu Ahmed 22260 etj., Albani dhe Shuajb Arnauti kanë thënë se hadithi është sahih/i saktë.
  10. Ibn Abidin, Ed-Duru El-Mukhtar, v. 2, f. 6.
  11. Shih: islamport dhe EgyptDarAlIfta.
  12. Disa nga dijetarët muslimanë (si El-Kardaui) kanë vënë kusht që krahas të qenët të depozitës bankare për blerjen e një shtëpie që plotëson nevojën bazë jetike të blerësit dhe familjarëve të tij, duhet gjithashtu që kjo shtëpi të blihet në një kohë të afërt (pas 1-3 vitesh), ndërsa kur depozita në fjalë qëndron më gjatë se kaq, ajo duhet t’i nënshtrohet rregullave të zekatit (shih: islamonline).
  13. Shih: alukahislamweb dhe islamweb.
  14. Gjithesi mbështetësit e kushtëzimit të “shtesës së nisabit mbi nevojat bazë” (veç arsyetimit se pavarësisht se në transmetimet referente hyjnore bëhet fjalë për sadakanë vullnetare, fryma e tyre na tregon se “dhënia përparësi harxhimit për nevojat bazë personale dhe familjare” duhet të jetë një rregull i përgjithshëm në çështjen e lëvrimit të pasurisë së muslimanit), e hedhin poshtë arsyetimin kundërshtues me rregullin e dijetarëve muslimanë ekzaminues: “Paraja e përdorur për nevojën bazë (themelore) është njëjtë si të mos ekzistojë” (për më shumë shih në arsyetimet e cekuar lidhur me mendimin e parë).
  15. Shih: islamweb dhe islamtoday.
  16. Fitimet i bashkëngjiten gjithashtu kapitalit bazë të tyre, për një shumë që investohet në trajtë aksionesh a ngjashëm nga trajtat e lejuara.
  17. Et-Tirmidhi 641etj., Albani thotë se ky hadith është daif/jo i besueshëm, por kuptimi i këtij hadithi është i saktë (shih: islamqa).
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.