SHTATZËNA-GJIDHËNËSJA A AGJËROJNË

Numri i fetvasë: 192 SHTATZËNA-GJIDHËNËSJA A AGJËROJNË

Kategoria: SHTATZËNA-MËNDESHA DHE AGJËRIMI

3 075 shfletues/klikues SHTATZËNA-GJIDHËNËSJA A AGJËROJNË


 Pyetje: SHTATZËNA-GJIDHËNËSJA A AGJËROJNË


Në shumë fletushka që flasin për agjërimin e Ramazanit, jepen njohuri të përgjithshme lidhur me agjërimin e nënës shtazënë dhe asaj që ushqen fëmijë me gji. A mund të na sqaroni në mënyrë të qartë dhe të argumentuar, se kur e kanë dhe kur jo të lejuar shtatzëna dhe gjidhënësja prishjen e agjërimit të Ramazanit?


 Përgjigjja: SHTATZËNA-GJIDHËNËSJA A AGJËROJNË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me këtë çështje, Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Allahu i Lartmadhëruar e ka hequr nga udhëtari gjysmën e namazit dhe agjërimin (e Ramazanit), e edhe nga shtatzëna dhe gjidhënësja [agjërimin e Ramazanit].”1

Mendimet bazë të katër medh’hebeve2 (mbështetur në mendimet e imamllarëve të tyre) janë se kjo heqje e agjërimit sa i përket shtatzënës ose gjidhënëses (mëkueses), është e përngjashme me dispozitën e të sëmurit me sëmundje të shërueshme.3 Ndërkaq, mendimi i të katër medh’hebeve është se prishja e agjërimit të Ramazanit i lejohet shtatzënës dhe gjidhënëses vetëm me kushtin e pranisë së frikësimit real nga dëmtimi i saj ose fëmijës së saj prej agjërimit.4

Më konkretisht dijetari i shquar El-Xhesas (i medh’hebit hanefi) ka thënë: “(Allahu e ka hequr nga udhëtari gjysmën e namazit dhe agjërimin [e Ramazanit], e edhe nga shtatzëna dhe gjidhënësja.) Dihet se lejimi [i mosagjërimit të tyre] – pra shtatzënës dhe gjidhënëses – është i kushtëzuar (qëndron) tek frika e dëmtimit të atyre vetë ose fëmijës së tyre… Shtatzënës dhe gjidhënëses, nuk përjashtohet që agjërimi ose t’i bëj dëm atyre vetë, ose t’i bëj dëm fëmijës së tyre. Cilado prej këtyre që të ndodhë, më e mira është që ato ta prishin agjërimin dhe jo të agjërojnë. Ndërsa nëse agjërimi nuk i bën dëm as atyre vetë dhe as fëmijës së tyre, ato duhet të agjërojnë dhe nuk lejohet të mos agjërojnë.”5

Po në këtë kontekst ai (El-Xhesas) thotë: “Pra atyre (shtatzënës dhe gjidhënëses) u lejohet ta prishin (lënë) agjërimin, për të mënjanuar ngushtimin (zorin)6… Këtu [autori] e kushtëzon [lejimin] me frikën [nga dëmtimi prej agjërimit], në kuptimin që ky të jetë mendimi ku anohet më shumë… pasi nëse ajo (shtatzëna apo gjidhënësja) nuk ka frikë, asaj nuk i lejohet ta prish agjërimin.”7

Bazuar në sa mësipër, nëna shtatzënë ose gjidhënëse (mëkuese), lejohet të mos agjërojë vetëm nëse bazuar në përvojën e saj ose fjalën e një doktori të besueshëm, anohet më shumë tek mendimi apo frika se agjërimi e dëmton seriozisht atë vetë apo fëmijën e saj. Kështu, gruaja me fëmijë në gji e prish agjërimin vetëm nëse ka frikë reale se (së pari) agjërimi e dëmton atë vetë ose se (së dyti) po agjëroi, asaj do t’i sëmuret apo ligështohet fëmija i saj i gjirit. E njëjta vlen edhe për gruan shtatzënë, kur ajo ka frikë reale se agjërimi mund ta dëmtojë atë vetë apo fëmijën e saj në bark.

Së këtejmi, gjidhënësja dhe shtatzëna lejohet të mos agjërojnë vetëm nëse kanë frikë reale se agjërimi mund t’i dëmtojë seriozisht ato apo fëmijën e tyre; në të kundërt (kurdo që frika reale nga dëmtimi serioz i atyre ose fëmijës së tyre të largohet) ato duhet t’i agjërojnë ditët e radhës në Ramazan ose ato të mbetura pa agjëruar prej tij.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. SHTATZËNA-GJIDHËNËSJA A AGJËROJNË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ SHTATZËNA-GJIDHËNËSJA A AGJËROJNË

SHTATZËNA-GJIDHËNËSJA A AGJËROJNË

  1. Ebu Daudi 2408, Et-Tirmidhi 715, En-Nesai 2315 dhe Ibn Maxhe 1667; Albani (në Sahihu Ebi Daud) ka thënë se ky hadith është sahih / i vërtetë.
  2. Medh’heb: Akademi juridike islame, ku katër janë më të shquarat, ndër të cilat spikat medh’hebi hanefi, referuar tek themeluesi i saj imami Ebu Hanife.
  3. Shih: islamweb.
  4. Shih: islamqa.
  5. Ehkamu El-Kuran, v. 1, f. 244-245.
  6. Shih: VËSHTIRËSIA QË TËRHEQ-PËRLIGJ LEHTËSIMIN.
  7. El-Bahru Er-Raaik, v. 2, f. 308.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.