JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

SHLYERJA E BORXHIT TË PRINDIT TË VDEKUR

Numri i fetvasë: 297 SHLYERJA E BORXHIT TË PRINDIT TË VDEKUR

Kategoria: DISPOZITA TË BORXHIT

3 041 shfletues/klikues SHLYERJA E BORXHIT TË PRINDIT TË VDEKUR


 Pyetje: SHLYERJA E BORXHIT TË PRINDIT TË VDEKUR


Para pak ditësh me vdiq nëna dhe më kishte një shumë të vogël parash borxh. Unë ia kam bërë hallall qindra herë për të gjallë e të vdekur, po ajo a lahet nga ky gjynah?


 Përgjigjja: SHLYERJA E BORXHIT TË PRINDIT TË VDEKUR


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Për rastin në fjalë përgjigja është si vijon1:

Së pari: Borxhi që i merr fëmijës së tij prindi i pasur dhe ai i varfër

Rasti i parë: Nëse prindi është i pasur

Nëse nëna juaj ka pasur gjendje të mirë ekonomike (ka pasë para mjaftueshëm për jetesë), ajo e ka pasur për detyrë që ta shlyej borxhin që ka marrë, qoftë edhe prej fëmijës së saj (madje juristët muslimanë përmendin se këtu hyn edhe rasti nëse fëmija i saj ka qenë sjellë keq me të apo ka qenë shpërdorues). Pastaj, nëse prindi ka pasur pasuri dhe vdes pa shlyer borxhin, gjëja e parë që bëhet nga pasuria e lënë prej tij (para se ajo t’u shpërndahet trashëgimtarëve) është shlyerja e borxhit (kur është vërtetuar se ky borxh është marrë dhe nuk është shlyer).

Prandaj është obligim për trashëgimtarët që në këtë rast të shlyejnë sa më shpejt borxhin e prindit të vdekur, nga trashëgimia që ai ka lënë, pasi Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Shpirti i besimtarit është i varur [çështja e tij është pezull mes shpëtimit dhe ndëshkimit, ose ai është i penguar nga pozita e tij e nderuar (nga lumturimi)] për arsye të borxhit të tij, derisa t’i shlyhet””2; ku dijetarë interpretues të haditheve (thënieve profetike) përmendin se ky hadith bartet (shkon) për personin që ka pasur (apo ka lënë) pasuri nga e cila mund të shlyhet borxhi i tij dhe se këtu nuk hyn personi që nuk ka pasur pasuri për ta shlyer borxhin, por ky i fundit (personi që nuk ka pasuri me të cilën ta shlyej borxhin) shpresohet të mos jetë prej atyre që nënkupton kjo thënie profetike, sidomos nëse ai kur e ka marrë borxhin ka pasur për qëllim që ta shlyej atë, porse ka vdekur pa iu mundësuar një gjë e tillë3.

Rasti i dytë: Nëse prindi është i varfër

Nëse nëna ka qenë e varfër kur ka qenë gjallë, për të ka qenë e lejuar që të marr prej fëmijëve të saj të pasur (në gjendje të mirë ekonomike) sipas nevojës së saj, pasi fëmijët e kanë obligim bamirësinë ndaj prindit dhe shpenzimin (harxhimin) për ta sipas mundësisë që kanë; madje gjykatësi musliman e detyron fëmijën (mashkull apo femër) të shpenzojë (për harxhimet) e prindërve të tij nësa ata janë të varfër dhe fëmija ka mundësi të shpenzojë për ta. Së këtejmi, nëse nëna ka qenë e varfër dhe ka marrë para nga fëmija i saj për nevojat e saj, në këtë rast kjo nuk konsiderohet borxh dhe rrjedhimisht këtij prindi sa në fjalë nuk i konsiderohet borxh që i ka mbetur për t’u shlyer.

Së dyti: Shlyerja e borxhit të prindit nga ana e fëmijës

Kurse nëse nëna e pasur ka marr borxh prej fëmijës së saj, ose nëse personi i varfër (në këtë rast ky prind) ka marr borxh prej dikujt që nuk e ka për detyrë të kujdeset për harxhimet e tij dhe vërtetohet se ky borxh është marrë dhe nuk është shlyer, në këtë rast fëmijët e saj (të pasur apo të varfër) nuk e kanë detyrim ta shlyejnë borxhin e prindit të tyre, por gjithsesi juristët muslimanë janë të mendimit se kjo gjë (shlyerja e borxhit të prindit) është një mustehab i fuqishëm4 (një vepër shumë e përlqyeshme), pasi për fëmijët (meshkuj ose femra) të një prindi borxhli është shumë e pëlqyeshme që ata të nxitojnë t’ia shlyejnë sa më shpejt borxhin prindit të tyre, pasi ky veprim përbën një nga veprat më të mira.

Allahu e di më mirë. SHLYERJA E BORXHIT TË PRINDIT TË VDEKUR

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ SHLYERJA E BORXHIT TË PRINDIT TË VDEKUR

SHLYERJA E BORXHIT TË PRINDIT TË VDEKUR

  1. Shih: islamweb.
  2. Et-Tirmidhi 1078 etj.; Albani – në Sahihu Ibn Maxhe 2413 – ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë / shih: almunajjid dhe islamqa.
  3. Shih: islamqa.
  4. Mustehab: Veprim i pëlqyeshëm, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top