SHKUARJA TEK MAGJISTARI-FALLTARI

Numri i fetvasë: 186 SHKUARJA TEK MAGJISTARI-FALLTARI

Kategoria: PRETENDIMI I NJOHJES SË TË FSHEHTËS

985 shfletues/klikues SHKUARJA TEK MAGJISTARI-FALLTARI


 Pyetje: SHKUARJA TEK MAGJISTARI-FALLTARI


Persona të ndryshëm i kemi parë të shkojnë tek magjistarët a fallxhorët dhe t’u besojnë atyre, disa të tjerë shkojnë por nuk u besojnë, kurse disa të tjerë shkojnë për t’i demaskuar apo ndaluar nga e keqja. Cila është dispozita (gjykimi islam) për shkuarjen tek magjistari dhe falltari, sidomos për atë që shkon tek ata për t’i përgënjeshtruar apo demaskuar para njerëzve?


 Përgjigjja: SHKUARJA TEK MAGJISTARI-FALLTARI


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Islami e ka ndaluar magjinë dhe fallin (sharlatanizmin), në të gjitha llojet e tyre, duke i klasifikuar këto veprime si paganizma e devijime. Allahu i Lartmadhëruar na tregon se magjistari do të dështojë si në këtë botë, ashtu edhe në botën tjetër, duke thënë:

Magjistari nuk do të ketë sukses, kudo që të gjendet.1Lexoni më tepër

Është e qartë se të gjitha krijesat: njerëzit, bimët, gurët dhe trupat qiellorë, sado të mëdha të jenë, nuk janë gjë tjetër përveçse tregues të madhështisë së krijimit të Allahut të Lartmadhëruar. Asnjë njeri nuk ka fuqi të mbinatyrshme që të ndikojë në gjithësi. Krijimi, urdhërimi, fuqia dhe drejtimi ndodhin vetëm me urdhrin e të Lartmadhëruarit Allahu, siç ka thënë Ai në Kuran:

Vetëm Atij i përket Krijimi dhe Urdhërimi. I Bekuar është Allahu, Zoti i botëve!2

Islami na tregon se të fshehtën dhe të ardhmen nuk i di askush tjetër përveç Allahut dhe cilido fallxhor a sharlatan (rrengshor) që pretendon se i di ato, në të vërtetë është mashtrues, siç ka thënë Allahu i Lartmadhëruar:

Ai i ka çelësat e së padukshmes dhe vetëm Ai i njeh ato.3

Muslimani e ka të ndaluar që të shkojë tek magjistarët, fallxhorët, sharlatanët, rrengshorët dhe njerëzit e tjerë të ngjashëm me këta, përveçse kur i ka kapacitetet për t’i demaskuar ata dhe për ta ndaluar ligësinë e tyre. Më konkretisht, në lidhje me këtë çështje, juristët muslimanë theksojnë se dispozita e njerëzve që shkojnë tek magjistarët, falltarët dhe ngjashëm me ta, ndryshon në varësi të rasteve në vijim4:

Së pari: Ai që shkon tek magjistarët e fallxhorët jo me qëllimin për t’i demaskuar apo përgënjeshtruarLexoni më tepër

Së dyti: Kush shkon tek fallxhorët a magjistarët për t’i demaskuar apo përgënjeshtruar para njerëzve

Këtu hyn kush nuk i beson fallxhorëve apo magjistarëve dhe as e merr në konsideratë (parasysh) fjalën e tyre, por shkon tek ata thjesht që ta provojë sinqeritetin e tyre (kur rasti i tyre është i pështjelluar), apo për t’i demaskuar ata para njerëzve (kur rasti i tyre është devijimi i qartë).

Mendimi më i saktë është se shkuarja tek fallxhorët a magjistarët, u lejohet personave të kualifikuar që synojnë demaskimin e këtyre njerëzve të ligë dhe nxjerrjen e djallëzive të tyre para njerëzve. Në këtë rast lejohet pa problem që personi i kualifikuar dhe i mirëorganizuar të shkojë tek fallxhori dhe magjistari, që të sqarojë rrethanën e tyre djallëzore për njerëzit, pra të sqarojë se ai është veç një fallxhor dhe magjistar i maskuar, që devijon njerëzit nga rruga e vërtetë. Për më tepër dijetarët përmendin se personave që i kanë kapacitetet që t’i demaskojnë dhe përgënjeshtrojnë magjistarët dhe fallxhorët, u kërkohet një gjë e tillë dhe shpërblehen për të, madje kjo mund të jetë obligim për ta, në zbatim të detyrimit të urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. SHKUARJA TEK MAGJISTARI-FALLTARI

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ SHKUARJA TEK MAGJISTARI-FALLTARI

SHKUARJA TEK MAGJISTARI-FALLTARI

  1. Ta Ha: 69.
  2. El-Araf: 54.
  3. El-Enam: 59.
  4. Shih: islamweb, islamqa, islamqa dhe islamqa.
  5. Sad: 82-83.
BESIMI NË MAGJISTARËT-FALLTARËT
FORMAT SESI INFORMOHET MAGJISTARI
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.