JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

SHKAQET E BASHKIMIT TË NAMAZEVE FARZ

Numri i fetvasë: 238 SHKAQET E BASHKIMIT TË NAMAZEVE FARZ

Kategoria: BASHKIMI I NAMAZEVE

4 146 shfletues/klikues SHKAQET E BASHKIMIT TË NAMAZEVE FARZ


 Pyetje: SHKAQET E BASHKIMIT TË NAMAZEVE FARZ


Cilat janë shkaqet apo rrethanat në të cilat lejohet bashkimi mes dy namazeve ditore farz (të detyrueshme)?


Përgjigjja: SHKAQET E BASHKIMIT TË NAMAZEVE FARZ


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Mendimi parësor është se bashkimi i namazeve ditore të detyrueshme konsiderohet tolerancë e sheriatit (ligjit islam), por më e mira është që çdo namaz të falet në kohën e vet; ndërkaq dijetarë të tjerë janë të mendimit se bashkimi në fjalë është sunet i fortë (traditë profetike sistematike e shpërblyeshme që lipset të kryhet në vazhdimësi).1Lexoni më tepër

Dijetarët lejues të bashkimit të namazeve ditore të detyrueshme (farz), kanë përmendur se shkaqet e bashkimit të këtyre namazve janë2 si vijon:

Shkaku i parë: Në Arafat dhe Muzdelife (gjatë haxhit); të gjithë dijetarët kanë rënë dakord se kryerësit të haxhit i ligjërohet që në Arafat të bashkojë drekën me ikindinë në kohën e parë (atë të drekës) dhe gjithashtu i ligjërohet që pas ikjes prej Arafatit (për në Muzdelife) të bashkojë (në Muzdelife) akshamin me jacinë në kohën e dytë (atë të jacisë).Lexoni më tepër

Shkaku i dytë: Në udhëtim; shumica e dijetarëve (përfshirë medhhebin shafi’i, maliki dhe hanbeli), janë të mendimit se udhëtarit i ligjërohet (shkurtimi dhe) bashkimi i drekës me ikindinë në kohën e parë (atë të namazit të drekës) ose në kohën e dytë (atë të namazit të ikindisë) dhe po kështu i ligjërohet bashkimi i akshamit me jacinë në kohën e e parë (atë të namazit të akshamit) ose në kohën e dytë (atë të namazit të jacisë).Lexoni më tepër

Shkaku i tretë: Sëmundja; të sëmurit i lejohet të bashkojë (pa shkurtuar) drekën me ikindinë, apo akshamin me jacinë (ky bashkim i lejohet ta praktikojë kudo që të gjendet, nëse falja e namazeve veç e veç i sjellë atij mesheka (mundim të madh)4 dhe ia dobëson fuqitë/e sfilit). Ky është një mendim i fuqishëm që me sa duket përbën edhe mendimin më parësor.Lexoni më tepër

Shkaku i katërt: Shiu që i lag rrobat (në dispozitën / rregullin e tij futen edhe breshëri dhe bora5); shumica e dijetarëve muslimanë (përfshirë juristët e medh’hebit shafi’i, maliki dhe hanbeli) e mbështesin lejimin e bashkimit të akshamit me jacinë (por pa i shkurtuar) në xhami (jo në shtëpi), teksa shumë prej tyre e lejojnë edhe bashkimin e drekës me ikindinë.7Lexoni më tepër

Shkaku i pestë: Frika (si frika nga armiku, p.sh. frika në rastin e atyre që janë në gjendje lufte, qoftë luftëtarët, qoftë popullata etj.); mbështetësit e këtij mendimin (ku bëjnë pjesë medh’hebi hanbeli, disa dijetarë të medh’hebit shafi’i dhe në përputhje me të ka ardhur edhe një prej mendimeve të medh’hebit maliki) theksojnë se në këtë rast personit (në vendstrehimin ku gjendet) i lejohet të bashkojë drekën me ikindinë ose akshamin me jacinë.Lexoni më tepër

Shkaku i gjashtë: Shumica e dijetarëve kanë lejuar për bashkimin (e namazeve) vetëm justifikimet (shkaqet) e mësipërme. Gjithsesi, mendimi më parësor (i cili mbështetet nga medhhebi hanbeli) është se bashkimi i namazeve lejohet gjithashtu në rast nevoje, ku kriteri i nevojës lejuese të bashkimit të namazeve është “çdo justifikim që e lejon personin të mos shkojë në faljen e namazit të xhumasë dhe atij me xhemat”, por me kushtin që personi të mos e bëjë këtë (bashkimin e namazeve) zakon të tijin.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. SHKAQET E BASHKIMIT TË NAMAZEVE FARZ

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ SHKAQET E BASHKIMIT TË NAMAZEVE FARZ

SHKAQET E BASHKIMIT TË NAMAZEVE FARZ
 

  1. Shih: islamweb dhe fikhguide.
  2. Shih: islamweb.
  3. El-Bukhari 1055 dhe Muslimi 706, 1218, 703.
  4. Shih: VËSHTIRËSIA QË TËRHEQ-PËRLIGJ LEHTËSIMIN.
  5. Shih: islamqa.
  6. Shih: islamqa.
  7. Medh’hebi shafi’i e lejon bashkimin mes dy namazeve (drekës me ikindinë ose akshamit me jacinë) vetëm në kohën e parë (të drekës ose akshamit), teksa hanbelitë e lejojnë këtë edhe në kohën e parë edhe në të dytën (të ikindisë dhe jacisë). Kurse medh’hebi maliki lejon vetëm bashkimin e akshamit me jacinë në kohën e të parit (namazit të akshamit). Mendimi më parësor për këtë rast (që përbën dhe mendimin e medh’hebit shafi’i) është lejimi i bashkimit mes dy namazeve (drekës me ikindinë ose akshamit me jacinë) vetëm në kohën e parë (të drekës ose akshamit),  por gjithsesi ky bashkim konsiderohet i lejuar edhe në kohën e dytë (të ikindisë ose jacisë).
  8. Shih: islamweb.
  9. Shih: islamweb.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top