JETA E VËRTETË

SHITBLERJA E KAPITALIT TË LLOJIT KAMATOR

Numri i fetvasë: 87 SHITBLERJA E KAPITALIT TË LLOJIT KAMATOR

Kategoria: PËRKUFIZIMI-DISPOZITA-LLOJET E KAMATËS

2 530 shfletues/klikues SHITBLERJA E KAPITALIT TË LLOJIT KAMATOR


 Pyetje: SHITBLERJA E KAPITALIT TË LLOJIT KAMATOR


Do donim të na sqaronit rregullat apo dispozitat që duhen ditur nga muslimani, lidhur me shitblerjen apo këmbimin e kapitaleve (parave dhe mallrave), duke e ilustruar këtë sipas mundësisë me shembuj përkatës?


 Përgjigjja: SHITBLERJA E KAPITALIT TË LLOJIT KAMATOR


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Dispozitat e shkëmbimit të kapitaleve (parave dhe mallrave) të llojit kamator, përbëjnë një subjekt të gjerë shumë të rëndësishëm të lëmit të jurisprudencës islame.Lexoni më tepër

Ne do të mjaftohemi me trajtimin e përmbledhur të tre çështjeve më kryesore në këtë kontekst, si vijon:

Çështja e parë: Shkëmbimi i arit dhe argjendit në veçanit, por edhe i të gjithë mjeteve monetare (parave) në përgjithësi, i nënshtrohet dispozitave të detyrueshme në vijim:

Dispozita 1: Nëse ato janë të një lloji (flori me flori, euro me euro etj.), nuk lejohet të shkëmbehen me kredi/shtesë përmbi kapitalin bazë (fillestar), edhe nëse shkëmbimi bëhet në vendin e kryerjes së shtiblerjes.

Shembull: Nuk lejohet që kapitali bazë (fillestar): prej 1 gr ari, të shkëmbetet/shitet me më shumë se 1 gr ar, prej 1 euroje të shkëmbehet/shitet me më shumë së 1 euro dhe ngjashëm).Lexoni më tepër

Çështja e dytë: Juristët muslimanë janë të pajtimit se shkëmbimi/shtiblerja e kapitaleve kamatorë i nënshtrohet dispozitave të detyrueshme në vijim:

Dispozita 1: Nëse kapitali përkatës i llojit kamator shkëmbehet me llojin e vet (si ari me ar, hurma arabe me hurmë arabe etj.), në këtë rast kushtëzohen dy kushte: (së pari) barazia në masë (pra të kenë të njëjtin vëllim ene mase ose të njëjtën peshë) dhe (së dyti) shitblerja dorazi (secila palë ta marrë mallin në vendin e kryerjes së shitblerjes).1

Shembull: Konsiderohet i saktë p.sh. shkëmbimi/shitblerja e 100 gr ar me 100 gr ar, krahas kushtit që shkëmbimi të ndodh në vendin e kryerjes së shitblerjes.Lexoni më tepër

Çështja e tretë: Shkëmbimi i grurit, elbit, hurmës arabe, kripës, por edhe gjithë mallrave bazë ushqimor në pozitën e këtyre (si misri, orizi, mielli etj.), i nënshtrohet dispozitave të detyrueshme në vijim:

Dispozita 1: Nëse bëhet shkëmbimi i lëndëve ushqyese bazë të depozitueshme brenda llojit, atëherë, pavarësisht cilësisë së lartë apo të ulët,  duhet që shkëmbimi të jetë në masë të barabartë dhe dorazi atypëraty (dhënë e marrë, në vendin e shitblerjes, jo pasi të largohen palët kontarktuese).

Dispozita 2: Në rastin kur shkëmbimi i lëndëve ushqyese bazë të depozitueshme bëhet jashtë llojit, lejohet që ky shkëmbim të jetë me sasi të shtuar, por duhet që ai të bëhet dorazi atypëraty (dhënë e marrë, në vendin e shitblerjes, jo pasi të largohen palët kontarktuese).

Dispozita 3: Si rregull, rekomandohet që shkëmbimi (shitblerja) të mos bëhet mes mallrave të ndryshëm kamatorë, sepse ato nuk janë vlera monetare. Më e mira është që këto mallra të këmbehen/shiten me para dhe pastaj me këto të fundit personi të blejë çfarë i nevojitet, pasi një gjë e tillë e gjallëron tregtinë dhe e pakëson shkëmbimin primitiv mall me mall. Së në fjalë bazohet në kontekstin e transmetimit profetik: “Shite hurmën [arabe që është] e cilësisë së ulët me dërhem (para) dhe pastaj bli me dërhem (para) hurmën [arabe që është] e cilësisë së lartë3.

Allahu e di më mirë. SHITBLERJA E KAPITALIT TË LLOJIT KAMATOR

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ SHITBLERJA E KAPITALIT TË LLOJIT KAMATOR

SHITBLERJA E KAPITALIT TË LLOJIT KAMATOR

  1. Pra në rastin kur kapitali kamator shkëmbehet me llojin e vet, blerja nuk është e saktë nëse ka ndryshim mes dy mallrave në vlerën e tyre (peshën apo masën) dhe po kështu nuk është e saktë nëse ka vonesë në shkëmbimin e mallrave.
  2. Muslim 1587, pjesa mes kllapave rrumbullake vjen tek Muslimi 1584.
  3. El-Bukhari 2201 dhe Muslimi 1593.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top