SHENJAT KRYESORE TË MAGJISTARËVE

Numri i fetvasë: 181 SHENJAT KRYESORE TË MAGJISTARËVE

Kategoria: REALITETI-KLASIFIKIMET E MAGJISË

4 954 shfletues/klikues SHENJAT KRYESORE TË MAGJISTARËVE


 Pyetje: SHENJAT KRYESORE TË MAGJISTARËVE


Kemi dëgjuar se shpesh herë njerëzit hallexhinj mashtrohen duke shkuar tek magjistarët, të cilët u shtiren se janë njerëz të fesë. Ndodh që këta magjistarë t’i mashtrojnë njerëzit duke mbajtur edhe simbole fetare në ambientet ku ushtrojnë magjinë. A mund të na tregoni si mund të dallohen magjia dhe magjistarët?


 Përgjigjja: SHENJAT KRYESORE TË MAGJISTARËVE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Jo çdo njeri që pretendon se është në rrugën e Zotit, është i tillë. Muslimani, në lidhje me çështjet e fesë islame, sidomos ato që kanë të bëjnë me botën e fshehtë, duhet të jetë shumë i kujdesshëm, pra duhet të referohet dhe drejtohet vetëm tek muslimanët e kualifikuar të besueshëm.Lexoni më tepër

Dijetarët muslimanë përmendin se shenjat më të spikatura që shërbejnë për njohjen e magjistarëve janë:

1. Magjistarët janë gënjeshtarë dhe një nga gënjeshtrat më të mëdha të tyre është pretendimi i njohjes së të fshehtës, edhe nëse nuk e thonë haptazi këtë;Lexoni më tepër

2. ata nuk janë në rrugën e drejtë, nuk lahen nga xhunubllëku (nuk marrin gusël1) dhe thënë në mënyrë të përmbledhur nuk i japin rëndësi përkushtimit fetar;

3. ata demaskohen (zbulohen) sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me gratë, pasi haramet dhe skandalet e tyre në këtë drejtim janë të shumta, ashtu që shumë prej tyre vetmohen me gratë dhe i prekin ato me pretekstin e shërimit;

4. ata pyesin për emrin e personit që shkon tek ata dhe emrin e nënës së tij2 dhe ndodh që ata t’i tregojnë të sëmurit emrin e tij, të vendit të tij dhe problemin për të cilin ka ardhur;

5. ata përdorin shumë avuj dhe tymëra, përdorin lëndë të rralla dhe mbajnë unaza të mëdhaja; shkruajnë pjesë të Kuranit me ndytësi dhe gjakun e menstruacioneve; murmuritin (pëshpërisin / lexojnë) dhe shkruajnë fjalë, simbole dhe hajmali misterioze (të pakuptueshme);

6. ata ndonjë herë kërkojnë prej të sëmurit të mos e prek ujin për një kohë të caktuar3 dhe e urdhërojnë që për një kohë të caktuar të qëndrojë larg njerëzve në një dhomë ku nuk hyn dielli;

7. ata kërkojnë prej personit që shkon tek ata që të sjellë një kafshë me cilësi të veçanta për ta therur, e cila theret pa përmendur emrin e Allahut dhe ndodh që me gjakun e saj të lyhet vendi i dhimbjeve të të sëmurit ose të hidhet në një vend të shkretë; ose i kërkojnë të sëmurit të bëj kurban (theror) për dikë a diçka tjetër përveç Allahut;

8. ata marrin gjurmë (sende) prej të sëmurit (si: rrobë, kapele, shami etj.), i japin atij nuska katrore ku janë shkruar gërma të ndara apo numra, ose i shkruajnë këto gërma të ndara në një letër të rrëshqitëshme apo procelan të bardhë dhe e urdhërojnë të sëmurin që t’i shpëlajë me ujë sipërfaqet në fjalë të shkruara me gërmat e ndara dhe ta pijë këtë ujë; ata i japin të sëmurit gjëra që t’i gropos ose i japin letra për t’i djegur dhe për t’u tymosur me ta;

9. ata ndodh që në fillimet e tyre (sidomos në vende ku vlerësohet Kurani) të pretendojnë se e lexojnë dhe besojnë Kuranin, me qëllim që t’i mashtrojnë naivët që të shkojnë tek ata.

Allahu, Mbrojtësi më i mirë dhe më Mëshiruesi i mëshiruesve, na ruajt nga intrigat dhe veprimet djallëzore të magjistarëve!4

Allahu e di më mirë. SHENJAT KRYESORE TË MAGJISTARËVE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ SHENJAT KRYESORE TË MAGJISTARËVE

SHENJAT KRYESORE TË MAGJISTARËVE

  1. Gusël: Larja rituale e gjithë trupit pas ejakulimit.
  2. Këtë e bëjnë sepse magjistarët të shtrënguar nga ndikimet djallëzore besojnë se të gjitha gratë / nënat i kanë fëmijët nga kurvëria dhe se vetëm nëna e fëmijës dihet me siguri cila është, ndërsa babai nuk dihet.
  3. Shpesh herë kjo kohë është 40 ditore, dhe kjo (sipas të kualifikuarve) tregon se xhindi që i shërben këtij magjistari është i krishterë.
  4. Shih: islamqa dhe alukah.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë: