JETA E VËRTETË

SHENJAT KRYESORE TË MAGJEPSJES

Numri i fetvasë: 189 SHENJAT KRYESORE TË MAGJEPSJES

Kategoria: REALITETI-KLASIFIKIMET E MAGJISË

7 426 shfletues/klikues SHENJAT KRYESORE TË MAGJEPSJES


 Pyetje: SHENJAT KRYESORE TË MAGJEPSJES


Si mund ta dallojmë dikë të cilit i kanë bërë magji, pra cilat janë shenjat e ditura të magjisë, që të sigurohemi në lidhje me to?


 Përgjigjja: SHENJAT KRYESORE TË MAGJEPSJES


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!Lexoni më tepër

Të kualifikuarit në këtë çështje, kanë përmendur se prej shenjave dalluese të magjisë (magjepsjes) janë se i prekuri prej saj:

● Ndjen shqetësim dhe ngushtim të theksuar (në frymëmarrje) në çështje të spikatura (p.sh. me të hyrë në shtëpi apo në vendin që mendohet t’i jetë bërë magji, gjë që nuk ndodh në tjetër rast); i shpërfytyrohen gjërat dhe i shikon ato negativisht, tjetër për tjetër, ose imagjinon diçka që në të vërtetë nuk i ndodh apo supozon gjëra joreale; qan ose qesh në mënyrë të pavullnetshme (pa shkak konkret), ose lëshon britma dhe të qara të fuqishme; flet fjalë pa lidhje, zgurdullon sytë, plogështohet në maksimum, është i shpërqendruar dhe bën veprime të pakontrolluara; del nga jeta normale, qëndron larg njerëzve në vende të frikshme apo të errëta dhe flet fare rrallë; dëgjon zgjuar zëra që i flasin por nuk shikon kënd; vuan shumë prej ngacmimeve dhe vesveseve etj.;

● Ndjen dhimbje të forta barku (teksa kontrollet nxjerrin se organet e tij trupore nuk janë sëmura) dhe ndonjëherë vjell, i dhemb në mënyrë të përhershme ndonjë gjymtyrë apo shqisë (gjë për të cilën mjekët nuk mund të japin shpjegim), rrëzohet në tokë befasisht dhe humbet vetëdijen herë pas here, mund edhe të kalojë në paralizë të pjesshme apo të plotë të menjëhershme, humbet befasisht shikimin apo të folurin, ndien dhimbje të përhershme koke etj.;

● Shikon në mënyrë të përsëritur ëndrra tepër të frikshme të llojeve nga më të ndryshmet (ëndrra me ankth / makth), të cilat kryesish janë me rënie nga lartësitë, me gjallesa që tentojnë t’i bëjnë keq (djaj, gjarpërinj, bisha etj.), me persona që i thërrasin, me ikje nga argresorë që i janë qepur pas, ëndrra në vende të shkreta ose të mbushura plot me gjemba etj.;

● I ndryshon në mënyrë të befasishme gjendja e tij, si p.sh.: ndjen urrejtje të fuqishme ndaj bashkëshortit/es (pa ndonjë shkak konkret), teksa paraprakisht janë dashur shumë mes tyre; bie në impotencë (pafuqi ose paaftësi seksuale); bashkëshorti/ja i duket i/e shëmtuar (teksa në të vërtetë një gjë e tillë nuk qëndron); nga një person i dashur dhe i butë (me gruan ose anëtarët e tjerë të familjes) bëhet i  dhunshëm dhe zemërak; ndjen si jonormalisht një dashuri të fuqishme për bashkëshortin/en, të tillë që e shndërron në vegël në dorën e tij/saj; e urren punën teksa paraprakisht ka qenë shumë aktiv dhe përsiatës etj.;

● Urren dhikrin (përmendjet apo lutjet islame) dhe adhurimin, ndihet keq kur i këndohet Kuran apo i bëhen lutje islame; urren kënduesin e lutjeve, dëgjimin e Kuranit dhe ezanit; dembeloset të falet madje kalon deri në urrejtje të riteve fetare dhe njerëzve fetarë; kur i lexohen gjatë rukjes (kurimit me Kuran) ajetet (vargjet kuranore) lidhur me magjinë, reagimi është më i qartë dhe më i madh sesa kur i lexohen ajete të tjera veç këtyre.2

Gjithsesi të gjitha këto shenja të brendshme apo të jashtme, nuk tregojnë në mënyrë të prerë se kemi të bëjmë me rast magjie, pasi ka shumë njerëz të cilëve u shfaqen këto shenja apo ngjashëm me to, por që në realitet ata nuk janë të magjepsur. Së këtejmi, nuk bën që njeriu të nxitojë ta etiketojë veten e tij si të magjepsur, porse ai duhet që në çdo moment dyshimi të fuqishëm mbi këtë gjë, të paraqitet tek hoxhallarët apo të kualifikuarit në fushën e rukjes sheriatike (kurimit me Kuran dhe Lutje Profetike).Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. SHENJAT KRYESORE TË MAGJEPSJES

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ SHENJAT KRYESORE TË MAGJEPSJES

SHENJAT KRYESORE TË MAGJEPSJES

  1. Rukje sheriatike: Kurimi me formula mbrojtëse të foluri dhe vepruari, brenda normave ligjore islame.
  2. Shih: islamqa, islamweb dhe islamweb.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top