JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

SADAKAJA PËR TË VDEKURIN-VLERA-FORMA

Numri i fetvasë: 344 SADAKAJA PËR TË VDEKURIN-VLERA-FORMA

Kategoria: VEPRAT E MIRA DHURUAR TË VDEKURVE

7 273 shfletues/klikues SADAKAJA PËR TË VDEKURIN-VLERA-FORMA


 Pyetje: SADAKAJA PËR TË VDEKURIN-VLERA-FORMA


Xhaxhai im do që të çelë një bunar (pus) uji në Afrikë, në emër të nënës, e cila ka dy muaj që ka ndërruar jetë. A është kjo sadaka e bërë për familjarin e vdekur prej më të mirave dhe a bën që familjari ta bëj atë direkt në emër të të vdekurit apo ta bën atë në emër të vet dhe pastaj e bën nijetin (qëllimin) që ta japë si sadaka (lëmoshë) për të vdekurin; si është më mirë?


 Përgjigjja: SADAKAJA PËR TË VDEKURIN-VLERA-FORMA


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Dispozita e dhënies sadaka për të vdekurin1Lexoni më tepër

Në këndvështrimin juridik islam, mendimi më i fuqishëm është se shpërblimi i veprës së mirë (adhurimit) të bërë nga muslimani i gjallë, vlen (është çështje e saktë) që t’i dhurohet të vdekurit musliman/e, sido që të jetë bërë kjo vepër, me para ose mund fizik; teksa mendimi konsensual i të gjithë juristëve muslimanë është se dobia e sadakasë (lëmoshës) dhe lutjes së bërë për të vdekurin musliman, mbërrin tek ky i fundit (i vdekuri musliman).Lexoni më tepër

Së dyti: Dispozita e sadakasë për të vdekurin, përmes bërjes së puseve etj.

Sigurimi i ujit të pijshëm për nevojtarët duke hapur pus dhe ngjashëm (kanalizime të ujit të pijshëm, vaditjes, lumenjve etj., të tilla që përfitimi prej tyre nuk i shteron ato), përbën një nga sadakatë (lëmoshat) e rrjedhshme më të mira që mund të bëhet për prindin tonë të vdekur musliman (dhe për të vdekurin musliman në përgjithësi), sepse e tillë gjë përbën atë që njihet në mesin e juristëve muslimanë me termin “vakëf / pasuri e patundshme (institucionale islame)2” bazuar në transmetimin profetik ku vjen se, “Sead Ibn Ubade e ka pyetur Profetin (Paqja qoftë mbi të!): ‘O i Dërguar i Allahut, më ka vdekur nëna, prandaj a të nxjerrë sadaka (lëmoshë) për të?’ Ai (Paqja qoftë mbi të!) tha: ‘Po.’ I thashë: ‘Cila sadaka është më mirë.’ Ai (Paqja qoftë mbi të!) tha: ‘Shërbimi i ujit.’”3

Së këtejmi, prej sadakasë më të mirë që mund të bëhet për prindin e vdekur, është shërbimi apo sigurimi i ujit, duke hapur pus ose ngjashëm në vendet e varfra ku njerëzit kanë nevojë për ujë, siç e orientoi Profeti (Paqja qoftë mbi të!) në transmetimin e mësipërm profetik shokun e tij Seadin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gjë në lidhje me të cilën Ibn El-Kajimi thotë: “Sadakaja më e mirë është ajo që bëhet sipas rastit të nevojës së përfituesit të saj dhe që është e përhershme edhe e vazhdueshme4.”Lexoni më tepër

Së dyti: Forma e bërjes së nijetit të sadakasë për të vdekurin6

Forma e nijetit (qëllimit) të sadakasë që bëhet për të vdekurin, nuk është se ka ndonjë trajtë të veçantë, porse në këtë rast “mjafton që nxjerrja e kësaj sadakaje të bëhet me vendimin (qëllimin) se ajo po bëhet për këtë të vdekur”. Me fjalë të tjera, sadakaja për të vdekurin musliman, bëhet në një formë të tillë që: (së pari) kjo sadaka të bëhet në përputhje me rregullat e fesë islame dhe me nijetin vetëm për të fituar kënaqësinë e Allahut të Madhëruar dhe (së dyti) të bëhet duke iu drejtuar Allahut që shpërblimin e kësaj sadakaje të bërë t’ia dhurojë të vdekurit musliman të dëshiruar.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. SADAKAJA PËR TË VDEKURIN-VLERA-FORMA

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ SADAKAJA PËR TË VDEKURIN-VLERA-FORMA

SADAKAJA PËR TË VDEKURIN-VLERA-FORMA

  1. Shih: islamweb dhe islamweb.
  2. Vakëf: Pasuri e patundshme (institucionale islame) e fiksuar për bamirësi, që përbën një pronë të patjetërsueshme të tillë që kapitali bazë i saj mbetet (nuk shteron) dhe përfitimet e tij shkojnë për bamirësi, si p.sh.: ndërtimi a mobilimi etj. i xhamive, dhurimi i kuranëve, hapja e puseve etj.; shih islamweb.
  3. Ebu Daudi 1679, En-Nesai 3665 dhe Ibn Maxhe 3684; Albani – në “Sahihu Et-Tergib Ue Et-Terhib 960 dhe 962” dhe “Sahihu Suneni Ebi Daud 5/368” – ka thënë se ky hadith është hasen li gajrihi / i besueshëm falë dëshmive jashtë tij.
  4. Ibn El-Kajim, Er-Ruh f. 415.
  5. Shih islamqa dhe salmajed.
  6. Shih: islamweb, islamweb dhe binbaz.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top