JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

SADAKAJA-DHËNIA E SAJ JOMUSLIMANIT

Numri i fetvasë: 263 SADAKAJA-DHËNIA E SAJ JOMUSLIMANIT

Kategoria: DISPOZITAT E SADAKASË-LËMOSHËS

5 516 shfletues/klikues SADAKAJA-DHËNIA E SAJ JOMUSLIMANIT


 Pyetje: SADAKAJA-DHËNIA E SAJ JOMUSLIMANIT


A lejohet që muslimani/a t’i japë sadaka (ndihmesë me para dhe ngjashëm) një jomuslimani?


Përgjigjja: SADAKAJA-DHËNIA E SAJ JOMUSLIMANIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Kuptimi gjuhësor i sadakasë është: “Lëmoshë / bamirësi”, kurse ai juridik është: “Çfarë i jepet nevojtarëve për hatër të Allahut”. Sadakaja është dy llojesh: e detyrueshme (si: zekati i pasurisë, zekati i fitrit, shlyerja e betimit të pambajtur etj.) dhe vullnetare (si: lëmosha / bamirësia e padetyrueshme).Lexoni më tepër

Ndërsa për dhënien e sadakasë së obliguar një jomuslimani në origjinë (i cili nuk ka qenë edhe me parë musliman), thuhet sa vijon:

Së pari: Sadakaja e detyruar duhet t’i jepet vetëm muslimanëve meritues2

Mendimi (thuajse) konsensual i dijetarëve muslimanë është se lëmosha e detyruar, si: zekati i pasurisë, zekati i fitrit, shlyerja e betimit etj., është e detyrueshme t’i jepet vetëm muslimanëve meritues.Lexoni më tepër

Së dyti: Dhënia e sadakasë vullnetare jomuslimanit në origjinë3

Juristët muslimanë ndajnë mendime të ndryshme mbi lejimin ose jo të dhënies së lëmoshës vullnetare jomuslimanit që nuk ka qenë edhe më parë musliman, bazuar në faktin se sadakaja (lëmosha) përbën kalimin e çfarë jepet si sadaka në pronësinë e kujt i jepet, më qëllimin për të fituar shpërblim nga Zoti dhe së këtejmi objekti i debatit mes juristëve muslimanë është dhënia përgjigje pyetjes së lindur me këtë rast: A shpërblehet muslimani duke shpenzuar për jomuslimanin?; ku dy mendimet kryesore janë:

Mendimi i parë: Sadakaja vullnetare lejohet t’i jepet jomuslimanit në përgjithësi

Ky mendim (që përbën mendimin parësor në këtë çështje, bazuar tek argumentet e tij përgjithësuese) mbështetet nga medh’hebi hanbeli, si dhe është mendimi i shquar i medh’hebit shafi’i dhe mendimi i Muhamed Ibn El-Hasenit (prej medh’ebit hanefi), të cilët shprehen se sadakaja vullnetare lejohet t’i jepet çdo jomuslimani (jobesimtari) në përgjithësi, qoftë dhimmiun4 / nënshtetas dhe qoftë harbijun5 / agresor, qoftë muste’min6 / i imunizuar ose jo.Lexoni më tepër

Në këtë kontekst lipset t’i jepet vëmendje rastit kur muslimani hyn dhe për më tepër jeton në vende jomuslimane qoftë edhe agresore (që luftojnë kundër muslimanëve), i imunizuar (mbrojtur) nga ligjet e këtyre shteteve; në rastin në fjalë muslimanit nuk i lejohet që t’i tradhëtojë këto shtete, pasi ato i kanë dhënë atij imunitet të kushtëzuar me mostradhëtimin e tyre dhe me garantimin nga ana e tij të sigurisë së tyre. Sa më sipër nënkuptohet (është e ditur), edhe nëse s’është thënë apo shkruar, ndaj s’lejohet kurrsesi tradhëtia ndaj këtyre shteteve, pasi kjo hyn tek pabesia dhe në Islam s’ka vend për pabesi.10

Mëndimi i dytë: Sadakaja vullnetare i jepet çdo jomuslimani që nuk është harbijun / agresor11

Sipas këtij mendimi, sadakaja vullnetare lejohet t’i jepet çdo jomuslimani (jobesimtari), përveçse nëse ai është harbijun / agresor (person që lufton kundër muslimanëve), duke u përjashtuar kësisoj tre kategori të jomuslimanëve që nuk konsiderohen prej agresorëve, të cilët janë: (së pari) dhimmiu12 / nënshtetasi, (së dyti) muahidi13 / aleati dhe (së treti) muste’mini14 / i imunizuari.Lexoni më tepër

Bazuar në mendimin e dytë, sadakaja vullnetare lejohet t’i jepet pa problem jomuslimanit (aq më mirë të afërmit prej tyre) dhe sidomos nëse s’është agresor e s’ka rënë në vërejtje që e ndalojnë bamirësinë tonë ndaj tij.Lexoni më tepër

Gjithsesi nuk ka dyshim se dhënia e sadakasë (lëmoshës) vullnetare muslimanëve nevojtarë, është më parësore, pasi kësisoj u ndihmohet atyre në bindshmërinë e tyre ndaj Zotit dhe në çështjen e fesë dhe jetesës së tyre, si dhe nxitet përforcimi i lidhjeve mes individëve muslimanë në shoqërinë islame.

Allahu e di më mirë. SADAKAJA-DHËNIA E SAJ JOMUSLIMANIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ SADAKAJA-DHËNIA E SAJ JOMUSLIMANIT

SADAKAJA-DHËNIA E SAJ JOMUSLIMANIT

  1. Shih: islamweb.
  2. Shih: fikhguide, saaid dhe islamqa.
  3. Shih: islamweb.
  4. Dhimmiun / Nënshtetas: Banor me lejeqëndrim të përhershëm në shtetin islam.
  5. Harbijun / Agresor: Person që lufton kundër muslimanëve.
  6. Muste’min / I imunizuar: Person që gëzon mbrojten ligjore të muslimanëve apo që është me lejeqëndrim të përkohshëm në shtetin islam.
  7. El-Insan: 8-9.
  8. El-Buhariu 2466 dhe Muslimi 2244.
  9. El-Bukhari 2477 dhe Muslimi 1003.
  10. Shih: islamweb.
  11. Shih: islamqa dhe islamweb.
  12. Dhimmiu / Nënshtetasi: Banori me lejeqëndrim të përhershëm në shtetin islam.
  13. Muahidi / Aleati: Aleati prej vendeve a individëve që kanë lidhje politiko-ushtarake me muslimanët.
  14. Muste’mini / I imunizuari: Personi që gëzon mbrojten ligjore të muslimanëve apo që është me lejeqëndrim të përkohshëm në shtetin islam.
  15. E dhjeta: Tokat e shtetëzuar (nga qeveria muslimane pas fitimit të luftës nga ana e saj) u lihen në përdorim ish-pronarëve jomuslimanë të këtyre tokave, përderisa e japin haraçin (taksën e tokës prodhuese) dhe nëse ish-pronarët konvertohen në Islam, ose këto toka u kalojnë në përdorim muslimanëve, për to krahas haraçit (taksës së tokës prodhuese) jepet (sipas mendimit të shumicës) edhe kjo “e dhjetë” si zekat i prodhimit të këtyre tokave (shih: islamweb).
  16. Haraçi: Kuptimi gjuhësor i këtij artikulimi arab është: “dalje, në origjinë përdoret për çfarë del prej toke”, ndërsa kuptimi terminologjik sheriatik (juridik islam) është: “Taksa që qeveria muslimane u vendos për tokat e tyre prodhuese nënshtetasve jomuslimanë që janë vënë nën qeverisjen e muslimanëve me traktat paqeje dypalësh” (shih: islamweb), teksa dijetarë të tjerë përmendin se kjo taksë është ekuivalente e “el-xhizje-s / shpërblimit” taksativ që e japin hebrenjtë, të krishterët, mexhusët (sipas mendimit të shumicës) dhe idhujtarët (sipas disa mendimeve), në këmbim të mbrojtjes së tyre dhe shërbimeve të tjera publike”, e cila u merret vetëm meshkujve të rritur që kanë mundësi ta paguajnë, kurse kategoria tjetër e popullatës si: gratë, fëmijët, të moshuarit, të paaftit për luftë, të varfrit etj., përjashtohen nga ajo. Vlera e kësaj takse është vetëm 1 Dinar (= 4.25 gram flori) në vit. Vlen të theksohet në këtë kontekst fakti se muslimani i pasur, mashkull apo femër qoftë, paguan për çdo vit Zekatin e pasurisë, që vetëm si vlerë fillestare është 0.5 dinar, por që rritet në proporcion (korrespondim) me kapitalin e Zekatit që personi ka (shih: islamstory).
  17. El-Mumtehine: 8-9.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top