RUKJA-KURIMI ISLAM NGA MAGJIA

Numri i fetvasë: 188 RUKJA-KURIMI ISLAM NGA MAGJIA

Kategoria: KURIMI I MAGJISË

12 372 shfletues/klikues RUKJA-KURIMI ISLAM NGA MAGJIA


 Pyetje: RUKJA-KURIMI ISLAM NGA MAGJIA


A është e domosdoshme që rukja (kurimi me Kuran dhe Lutje Profetike) të bëhet vetëm tek hoxhallarët ose personat e veçantë, apo çdo musliman/e që di të lexojë Kuran dhe të bëjë Lutje Profetike, ka të drejtë t’i këndojë rukje personave të prekur nga magjia a xhindet? A mund të na tregoni formën e shërimit nga magjia?


 Përgjigjja: RUKJA-KURIMI ISLAM NGA MAGJIA


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Rruga e shërimit nga magjia është e mundur – Falënderuar qoftë Allahu! Faktikisht Allahu i Madhëruar, për çdo sëmundje të zbritur, ka zbritur edhe shërimin, fakt ky që është pohuar nga Profeti (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!)1.

Para se të flasim mbi kurimin islam të magjisë, bëjmë me dije se muslimani/ja që di të lexojë Kuran dhe Lutje Profetike (në arabisht), mund t’i bëjë rukje sheriatike2 vetes së tijj/saj dhe çdo personi të prekur nga magjia.Lexoni më tepër

Dijetarët kanë përmendur se, që një rukje (kurim me formula mbrojtëse të foluri dhe vepruari) të jetë e saktë dhe e pranueshme sheriatikisht (sipas islamit), ajo duhe të plotësoj patjetër kushtet në vijim:

Së pari: Rukjebërësi dhe personi i sëmurë të cilit i bëhet rukja, duhet të jenë të sigurtë se rukja nuk bën dobi vetvetiu (përndryshe biet në shirk / bërje shok a të ngjashëm Allahut), porse rukja është në fakt shkak që bën dobi vetëm me lejen e Allahut të Madhëruar;

Së dyti: Rukja të mos përmbajë shirk (idhujtari) dhe as të jetë justifikim a shkak për shirk. Të tilla janë shkeljet ligjore si: lutja e tjetërkujt veç Allahut, kërkimi i ndihmës prej xhindeve dhe shejtanëve apo ngjashëm;

Së treti: Rukja të jetë me fjalë të kuptueshme të ditura, ndërsa nuskat dhe yshtjet që përmbajnë fjalë të pakuptueshme apo misterioze nuk lejohen.

Nëse rukja i plotëson këto kushte dhe në të nuk gjenden shkeljet e sipërpërmendura, ajo konsiderohet e saktë sido që të bëhet, nëse i këndohet të sëmurit duke iu fryrë [me cifla të padukshme pështyme] ose jo. Po kështu ajo konsiderohet e saktë nëse këndohet në ujë dhe ky ujë i jepet për t’u pirë të sëmuri, këndohet në vaj dhe me të lyhet i sëmuri dhe ngjashëm.5

Kurse në lidhje me kurimin islam të magjisë, duhet të kihet parasysh ajo çfarë vjen në linkun KURIMI I MËSYSHIT DHE PREKJES NGA XHINDET, tek i cili ndryshon vetëm pika “3.a.IV.” (duke qenë se në rastin e magjisë këndohen ajete / vargje kuranore të veçanta). Më konkretisht në këtë rast, rukja sheriatike (kurimi me Kuran dhe Lutje Profetike) që këndohet6 është si vijon:

(I) El-FatihajaLexoni më tepër

(II) Ajetul Kursij [El-Bekare: 255]Lexoni më tepër

(III) Dy ajetet e fundit të sures El-Bekare (285-286)Lexoni më tepër

(IV) Leximi i ajeteve në vijim (vlen në rastin e magjisë):

● El-Araf: 118-121Lexoni më tepër

● Junus: 81-82Lexoni më tepër

● Ta Ha: 69Lexoni më tepër

● El-Bekare 102-103Lexoni më tepër

(V) Ikhlasi (Kul Hu-ue Allahu)Lexoni më tepër

(VI) El-Mau’dheteni (Dy Suret Mbrojtëse):

● El-FelekLexoni më tepër

● En-NasLexoni më tepër

Kjo rukje, me lejen e Allahut të Madhëruar, është shumë e dobishme dhe e provuar. Ajo këshillohet të këndohet në ujë, në një formë të tillë që pas leximit të çdo ajeti, apo sureje, apo tërë rukjes, rukjebërësi të fryjë me cifla të padukshme të pështymës së tij në ujë dhe pastaj të magjepsurit: i hidhet nga ky ujë mbi krye, i jepet të pijë prej tij dhe gjithashtu lahet me të. Nëse arrihet shërimi, është arritur edhe synimi,- Falënderuar qoftë Allahu!,- përndryshe duhen bërë përpjekje që kjo rukje të bëhet në mënyrë të përsëritur.7

Shënim: Një rukje (kurim me fjalë dhe veprime mbrojtëse islame) të gatshme të dobishme për problemet e kësaj natyre, e gjeni në linkun në vijim:

RUKJE-KURIM ME KURAN DHE LUTJE PROFETIKE

Allahu e di më mirë. RUKJA-KURIMI ISLAM NGA MAGJIA

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ RUKJA-KURIMI ISLAM NGA MAGJIA

RUKJA-KURIMI ISLAM NGA MAGJIA

  1. Shih: Ahmedi 3397 dhe El-Bukhari 5246.
  2. Rukje sheriatike: Kurim me formula mbrojtëse të foluri dhe vepruari, brenda normave ligjore islame.
  3. El-Isra: 82.
  4. Muslimi 2200.
  5. Shih: islamqa.
  6. Nëse personi nuk di arabisht dhe do që t’i lexojë ajetet që kemi sjellë të transliteruara (të shkruara me gërma latine), ai obligohet që për leximin e këtij teksti rukjeje të ketë parasysh sa më poshtë:

    ● Shkronja “Ă”, lexohet “a” e fortë që del njëkohësisht nga kraharori dhe gurmazi;

    ● Shkronja “Ŭ”, lexohet “u” e fortë që del njëkohësisht nga kraharori dhe gurmazi;

    ● Shkronja “Ĭ”, lexohet “i” e fortë që del njëkohësisht nga kraharori dhe gurmazi;

    ● Shkronja “Ȟ”, lexohet “h” e fortë që del njëkohësisht nga kraharori dhe gurmazi;

    ● Shkronja “Ď”, lexohet “d” e fortë që del nga tingulli që përftohet nga vendosja e majës së gjuhës në zonën ku bashkohet qiellza me pjesën e brendshme të dhëmbëve të nofullës së sipërme, tingull ky që del shoqëruar me fryrjen e dy faqeve;

    ● Shkronja “Ť”, lexohet “t” e fortë që del nga tingulli që përftohet nga vendosja e majës së gjuhës në zonën ku bashkohet qiellza me pjesën e brendshme të dhëmbëve të nofullës së sipërme, tingull ky që del shoqëruar me një fryrje të lehtë të dy mollëzave të faqes;

    ● Shkronja “ĎȞ”, lexohet “dh” e fortë që del nga tingulli që përftohet nga vendosja e majës së gjuhës në zonën ku bashkohet qiellza me pjesën e brendshme të dhëmbëve të nofullës së sipërme, tingull ky që del shoqëruar me një fryrje të lehtë të dy mollëzave të faqes;

    ● Shkronja “Š”, lexohet “s” e fortë që del shoqëruar me fryrjen e dy mollëzave të faqes;

    ● Shkronja “Ǩ”, lexohet “k” e fortë që del nga zona e gjysmës së poshtme të brendisë së gojës;

    ● Shkronja “KH”, lexohet afërsisht si tingulli që del gjatë gargarës, nga zona e gjysmës së poshtme të brendisë së gojës;

    ● Përsëritja e shkronjës, shpreh faktin se ajo duhet zgjatur pa ndërprerje; për shembull: “AA” duhet zgjatur duke mos u lexuar ndarazi “A”, “A”; por duke u lexuar një “A” e vetme e zgjatur rreth 2 sekonda… kjo vlen për të gjitha rastet kur shkronja vjen e përsëritur… e njëjta gjë duhet marrë në konsideratë edhe për të gjitha rastet kur shkronjat e njëjta vijnë të ndara me vijë mesi me njëra-tjetrën; për shembull: “LL-LL”.

  7. Po kështu, nga shkaqet e prishjes së magjisë është gjetja e vendit ku është vendosur a fshehur magjia dhe pastaj asgjësimi i saj, përmes të cilit arrihet, me lejen e Allahut, shërimi i shpejtë dhe i menjëhershëm. Për më shumë shih: islamweb.
SHENJAT KRYESORE TË MAGJEPSJES
BESIMI NË MAGJISTARËT-FALLTARËT
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.