JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

RRETH MARTESËS MUSLIMAN-E KRISHTERË

Numri i fetvasë: 350 RRETH MARTESËS MUSLIMAN-E KRISHTERË

Kategoria: MARTESA ME JOMUSLIMANËT

1 813 shfletues/klikues RRETH MARTESËS MUSLIMAN-E KRISHTERË


 Pyetje: RRETH MARTESËS MUSLIMAN-E KRISHTERË


Përse muslimanit i lejohet të martohet me një grua të krishterë apo hebreje dhe nga ana tjetër gruas muslimane nuk i lejohet që të të martohet me një person të krishterë ose hebre?


 Përgjigjja: RRETH MARTESËS MUSLIMAN-E KRISHTERË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me pyetjen e parashtruar, në literaturat e dijetarëve muslimanë përmendet sa vijon1:Lexoni më tepër

Së pari: Parësore është martesa e muslimanit me muslimanen e devotshme

Fillimisht duhet theksuar se Islami nuk e inkurajon martesën e muslimanit me një grua të fesë tjetër (hebreje ose të krishterë) dhe se rregulli është që muslimanët duhet të martohen me muslimanë, përveç përjashtimit që i është bërë muslimanit që të martohet me një grua të ndershme hebreje ose të krishterë.

Pavarësisht tolerancës së martesës së muslimanit me gruan e ndershme hebreje ose të krishterë, mendimi se më e mira dhe më parësore është që muslimani të martohet me muslimanen e devotshme, përbën mendimin konsensual të juristëve muslimanë; dhe kjo për një sërë arsyesh, ku ndoshta një nga më të fuqishmet është fakti se nuk ka dyshim se përputhshmëria e bashkëshortëve në aspektin fetar përbën një ndihmues më të fuqishëm për një jetë të lumtur, madje sa më shumë që të përputhen dy bashkëshortët në mendësitë që përqafojnë dhe normat juridike që pasojnë, kjo është edhe më mirë.Lexoni më tepër

Së dyti: Lejimi i martesës së muslimanit me të krishterën ose hebrejen i nënshtrohet kritereve të rrepta që në kohën tona thuajse s’mund të përmbushen

Nuk ka dyshim se ajo që i vjen tërësisht përshtat një muslimani është një grua muslimane, ndryshe nga një grua hebreje ose e krishterë (pavarësisht anëve pozitive të gjendura tek ajo), sepse në këndvështrimin islam martesa nuk bazohet thjesht në përmbushjen e dëshirave seksuale, porse ajo përbën për më tepër një institucon që synon të ndërtojë një shtëpi mbi bazamentet e qetësisë, përkushtimit fetar dhe moralit islam; ndaj për të përmbushur këtë detyrë e gjithë familja duhet të përpiqet t’i përmbahet udhëzimit të Allahut të Madhëruar dhe të përçojë Mesazhin e Tij.Lexoni më tepër

Së treti: Çështja e “bashkëshortësisë musliman-hebreje / e krishterë”, është diçka e ndryshme nga ajo e “bashkëshortësisë jomusliman-muslimane”, pasi gruaja hebreje ose e krishtere jeton në strehën e një bashkëshorti që e respekton origjinën e fesë, librit dhe profetit të saj, si vijon:

* Ky bashkëshort musliman beson se hebraizmi dhe krishterizmi janë në origjinë fe qiellore (pavarësisht tjetërsimeve të bëra në to);Lexoni më tepër

* Ky bashkëshort musliman beson se feja islame, gruas hebreje ose të krishterë të martuar me musliman, ia ka garantuar lirinë e besimit të saj, duke ia mbrojtur asaj të drejtat dhe shenjtëritë e saj me dispozita dhe udhëzime hyjnore islame të qarta dhe po kështu duke bërë përjashtime për ithtarët e Librit (hebrenjtë dhe të krishterët) në disa nga dispozitat islame, prej të cilave janë lejesa e martesës me gratë e tyre që i përmbahen fesë së tyre dhe që janë të ndershme, lejimi i ngrënies së bagëtive të therura prej tyre, lejimi i bashkëshorteve të krishtera të përkushtohen në fenë e tyre dhe të shkojnë në vendet e tyre të adhurimit etj.; si vlerësim për thelbet e përbashkëta ku predikon feja e tyre (hebrenjve dhe të krishterëve) dhe si nderim për profetët e këtyre dy feve, të cilët muslimanët janë urdhëruar që t’i respektojnë dhe madhërojnë.

* Ndërkaq, jomuslimani hebre apo i krishterë nuk beson se Kurani është Libër i Zotit dhe as se Muhamedi (Paqja qoftë mbi të!) është Profeti i fundit i Allahut të Madhëruar tek mbarë njerëzimi; kështu që rasti i bashkëshortit musiman me atë të atij jomusliman nuk janë aspak njëlloj, ndaj nuk ka sesi që gruaja muslimane ta themelojë jetën e saj bashkëshortore me dikë që nuk i njeh themelet e shenjta të besimit të saj islam, madje edhe hebraizmi dhe krishterizmi (e lëre më fetë dhe ideologjitë e tjera), për gruan e një fe tjetër të ndryshme nuk garanton asnjë liri apo të drejtë, prandaj dhe feja islame nuk e lë në dorë të aventurave të ardhmen e bijave të tij.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. RRETH MARTESËS MUSLIMAN-E KRISHTERË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ RRETH MARTESËS MUSLIMAN-E KRISHTERË

RRETH MARTESËS MUSLIMAN-E KRISHTERË

  1. Shih: fatawah, El-Kardaui, Fikhu El-Usra Ue Kadaja El-Mer’ati, islamway, islamqa dhe islamonline.
  2. “mbetsh trokë / fukara” shprehje me të cilën arabët synojnë inkurajimin e dikujt dhe jo lutjen kundër tij.
  3. El-Bukhari 5090 (4802) dhe Muslimi 1466; shih: dorar dhe islamqa.
  4. Teurati: Kjo fjalë rrjedh nga hebraishtja me kuptimin “ligj” (në Bibël gjendet me emërtimin Dhjata e Vjetër) dhe me të nënkuptohet Libri që iu zbrit profetit Musa (Paqja qoftë mbi të!), i cili u dërgua me të tek hebrenjtë, që ky libër të shërbente si ligj për ta (shih: dorar).
  5. Ungjill: Kjo fjalë thuhet se rrjedh nga hebraishtja apo arabishtja me kuptimin “burim / ujë që del nga toka”, ose bizantinishtja “lajm i mirë”, ose nga greqishtja “përgëzim” (në Bibël gjendet me emërtimin Dhjata e Re) dhe me të nënkuptohet Libri që iu zbrit profetit Jezus (sipas të krishterëve / Isa (Paqja qoftë mbi të!), në të cilin besojnë të krishterët (shih: alukah dhe ahlalhdeeth).
  6. Pesëshja e Profetëve të Vendosur: Sipas një prej mendimeve më korrekte të dijetarëve muslimanë, Profetët e Vendosur janë pesë Profetët e Zotit: Nuhu, Ibrahimi, Musai, Isai dhe Muhamedi (Paqja qoftë mbi të gjithë ata!); me argument se Allahu i Madhëruar pasi i përmendi Profetët, u bashkëngjiti atyre këtë pesëshe në veçanti dhe siç dihet nëse trajtës së përgjithshme i bashkëngjitet një trajtë e veçantë (e përveçme), nga kjo përfitohet se trajta e veçantë ka një vlerë shtesë (shih: El-Ahzab: 7 dhe El-Ahkaf: 35 / islamweb).
  7. Besimi i bashkëshortit musliman lidhure me personin e Jezusit (Isait) është në fakt i mjaftueshëm edhe sipas këndvështrimit të “Associated Press, London, më 25 qershor 1984”, ku përmendet se shumica e peshkopëve anglikanë të survejuar në një program televiziv thanë: “Kristianët nuk janë të detyruar të besojnë që Jezusi, Krishti, ishte Zot.” Votimi ishte i 31 prej 39 peshkopëve të Anglisë. I njëjti material televiziv tregon se 19 prej 31 peshkopëve thanë se është e mjaftueshme ta konsiderosh Jezusin si “përfaqësues suprem të Zotit”. Ky votim është realizuar në programin e përjavshëm “Credo” të London Weekend Television (Udhëzues i ilustruar mbi Islamin, f. 51).
  8. Shih: “I Dërguari beson në atë (Kuranin) që i është shpallur nga Zoti i tij e po ashtu dhe besimtarët: të gjithë besojnë në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij dhe të dërguarit e Tij (duke thënë): “Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij”. Ata thonë: “Ne dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti Ynë dhe te Ti do të kthehemi!” (El-Bekare: 285).
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top