JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

RREGULLI I KAPJES SË REKATIT ME IMAMIN

Numri i fetvasë: 49 RREGULLI I KAPJES SË REKATIT ME IMAMIN

Kategoria: RUKUJA DHE NGRITJA PREJ SAJ

2 554 shfletues/klikues RREGULLI I KAPJES SË REKATIT ME IMAMIN


 Pyetje: RREGULLI I KAPJES SË REKATIT ME IMAMIN


Nëse e arrin imamin në xhami në rekatin e fundit dhe më pas ngrihesh dhe fal dhe tre të tjera, a është në rregull (e plotësuar) falja e namazit?


 Përgjigjja: RREGULLI I KAPJES SË REKATIT ME IMAMIN


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Shumica dërrmuese e juristëve muslimanë janë të mendimit se personi që i lidhet imamit në pozicionin e rukusë1, e ka kapur një rekat të plotë nga namazi, nëse:

a. duke qenë në këmbë merr tekbir me qëllimin e hyrjes në namaz, tekbir ky që përbën atë që njihet me termin tekbiratul ihram2 (tekbiri fillestar)3;Lexoni më tepër

b. pastaj bie në ruku dhe plotëson qëndrimin në ruku; i cili konsiderohet i plotësuar (sipas shumicës së juristëve muslimanë, përfshirë medh’hebin hanefi, maliki dhe shafi’i) nëse:

Së pari: personi arrin t’i vendos qetësisht dy duart mbi dy gjunjët e tij;Lexoni më tepër

Së dyti: sa u përmend në pikën e mësipërme të bëhet teksa imami gjendet ende në pozicionin e rukusë dhe nuk e ka ngritur kokën nga rukuja (përkulja). Kështu llogaritet se është kapur rekati, kurse nëse i lidhet imamit pas kësaj, personi e vijon faljen me imamin, por nuk e llogarit këtë rekat.Lexoni më tepër

Pas kësaj falen vetëm rekatet e mangëta që mbeten pas dhënies selam (përfundimit të namazit) të imamit, sikurse në dy shembujt në vijim:

shembulli i parë: nëse personi e kap rukunë me imamin në rekatin e parë, ai ka kapur krejt namazin;

shembulli i dytë: nëse personi e kap rukunë me imamin në rekatin e fundit të një namazi katër rekatësh (si në pyetjen e cekur), këtë rekat të kapur me imamin e numëron si 1 rekat të kryer nga 4 rekatet gjithsej të namazit që po fal; pastaj, me të dhënë imami selam, duhet që ky person të ngrihet dhe të falë 3 rekatet e tjera të mbetura.

Allahu e di më mirë. RREGULLI I KAPJES SË REKATIT ME IMAMIN

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ RREGULLI I KAPJES SË REKATIT ME IMAMIN

RREGULLI I KAPJES SË REKATIT ME IMAMIN

  1. Rukuja: Përkulja pas qëndrimit në këmbë, si pozicion i namazit, ku thuhet: SUBȞANE RAB-BIJEL AĎȞIM.
  2. Bërja e nijetit (vendimit) të hyrjes në një gjendje rituale dhe vijimi në këtë gjendje, në këtë rast në atë të namazit.
  3. Tekbiratul ihram: Tekbiri fillestar (thënia “Allahu Ekber”) me të cilin zë fill namazi.
  4. Mustehab: Veprim i pëlqyeshëm, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet.
  5. Tamaënine: Qëndrimi në pozicionet e caktuar të namazit (në rastin në fjalë në atë të rukusë), me gjymtyrë të palëvizura, së paku aq kohë sa merr thënia “SUBȞAN ALL-LLAAH”.
  6. El-Bukhari 580, Muslimi 607.
  7. Shih: Albani, Iruau El-Galil 496; El-Mugni v. 1, f. 298, El-Meusuatu El-Fikhie El-Kuajtie v. 23. f. 133 dhe https://islamqa.info/ar/22155.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top