RËNDËSIA E DHIKRIT-LLOJET E PËRKUJTUESVE

Numri i fetvasë: 224 RËNDËSIA E DHIKRIT-LLOJET E PËRKUJTUESVE

Kategoria: ETIKA E DHIKRIT DHE LUTJEVE

1 010 shfletues/klikues RËNDËSIA E DHIKRIT-LLOJET E PËRKUJTUESVE


 Pyetje: RËNDËSIA E DHIKRIT-LLOJET E PËRKUJTUESVE


Shpesh herë e gjejmë veten duke bërë dhikër me gojën tonë, teksa mendja dhe zemra jonë kushedi ku gjenden. Si mund të bashkërendojmë mes dhikrit të gojës dhe atij të zemrës?


 Përgjigjja: RËNDËSIA E DHIKRIT-LLOJET E PËRKUJTUESVE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Dhikri (Përmendja) e Zotit është gjëja më e nderuar që zë vend në mendjen, zemrën dhe gjuhën e njeriut.1

Së pari: Kuptimi dhe llojet e dhikrit

Kuptimi gjuhësor i “dhikrit” është përmend / zë në gojë; kurse kuptimi terminologjik është “përmendje / përlëvdim i Allahut”.Lexoni më tepër

Së dyti: Rëndësia e madhe e dhikrit

Dhikri përbën një prej adhurimeve më madhështore, përmes të cilit shprehet falënderimi për mirësitë hyjnore, më e madhja prej të cilave është mirësia e udhëzimit në Islam, siç thotë Allahu i Madhëruar: “Prandaj, më kujtoni Mua (me namaz e lutje) që Unë t’ju kujtoj (me shpërblime)”2 dhe “…që ta madhëroni Allahun, për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë.”3Lexoni më tepër

Së treti: Llojet e njerëzve në raport me dhikrin

Njerëzit në raport me dhikrin janë tre llojesh:

Lloji i parë: Ata që nuk e përmendin Zotin fare dhe as e njohin Atë

Në fjalët dhe bisedat e këtyre njerëzve nuk ka vend për përmendjen e Zotit, në heshtjen e tyre po ashtu dhe për më tepër në veprën e tyre. Rrjedhimisht ata nuk i druhen Allahut në atë që urdhërojnë, ndalojnë, dëshirojnë apo nuk dëshirojnë.

Lloji i dytë: Ata që e përmendin Zotin dhe nuk e njohin Atë

Këta njerëz e përmendin Zotin, por kanë dështuar në njohjen e Tij, kuptimin e përmendjes së Tij, duke menduar se dhikri është thjesht fjalosje gjuhësh, i zhveshur nga kuptimi i mendjes dhe kënaqësia e zemrës, madje disa syresh e menduan atë kuvend vallëzimi, kërcimi, hovi, ofshame dhe ngashënijimi. Rrjedhimisht zemrat e këtyre janë krejt larg ndijimit të madhështisë së Allahut dhe madhërimit të Tij.

Lloji i tretë: Ata që e përmendin Zotin dhe e njohin Atë

Këta njerëz e përmendin Zotin dhe e njohin Atë përmes mësimeve të Tij dhe të Dërguarit të Tij (Paqja qoftë mbi të!), i njohin kuptimet e përmendjes së Tij, bashkë me gjuhët e tyre e përmendin Zotin e tyre edhe me mendjen e tyre, shoqëruar me kënaqësi dhe ëmbëlsi në zemrën e tyre.Lexoni më tepër

E lusim Allahun e Madhëruar të jemi perj llojit të tretë dhe gjallërojmë e lumturojmë jetën tonë me përmendjen e Zotit!

Allahu e di më mirë. RËNDËSIA E DHIKRIT-LLOJET E PËRKUJTUESVE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ RËNDËSIA E DHIKRIT-LLOJET E PËRKUJTUESVE

RËNDËSIA E DHIKRIT-LLOJET E PËRKUJTUESVE
 

  1. Shih: islamweb dhe almoslim.
  2. El-Bekare 152.
  3. El-Bekare 185.
  4. Ahmedi 22079; Albani thotë se hadithi është sahih / i vërtetë.
MADHËRIMI I KURANIT NË ETIKËN E BANJOS
KUPTIMI-LLOJET E DHIKRIT TË ZOTIT
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.