JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

REALITETI I RUKJES SË IBN XHIBRINIT

Numri i fetvasë: 322 REALITETI I RUKJES SË IBN XHIBRINIT

Kategoria: YSHTJET-NUSKAT-HAJMALITË

1 984 shfletues/klikues REALITETI I RUKJES SË IBN XHIBRINIT


 Pyetje: REALITETI I RUKJES SË IBN XHIBRINIT


A është e saktë se rukja e mëposhtme i përcaktohet shejkh Ibn Xhibrinit dhe a është në rregull që unë ta bëj atë vet në shtëpi? Pikërisht në lidhje me këtë çështje në një portal islam ka ardhur: Dijetari Ibn Xhibrin (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Kush është goditur nga mësyshi dhe nuk e di se kush e ka goditur dhe nuk mundet të marr nga gjurmët e tij, dhe kush ka sihër (magji) dhe nuk është larguar nga trupi i tij, le të marr enë me ujë dhe le të lexojë ai vet:Lexoni më tepër


 Përgjigjja: REALITETI I RUKJES SË IBN XHIBRINIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Jo vetëm që nuk është vërtetuar nga rrugë të sigurta se atë që përmendet në lidhje me rukjen1 e parashtruar e ka thënë shejkh Ibn Xhibrin (Allahu e mëshiroftë!), por për më tepër vetë faqja zyrtare që publikon literaturat e këtij dijetari të njohur, e ka përgënjeshtruar përcaktimin e kësaj rukje tek ky dijetar2.

Kurse më konkretisht, sa i përket rukjes në fjalë, mund të thuhet sa vijon3:

Së pari: Me ajetet (thëniet) kuranore që përmenden në këtë rukje është e ligjëruar pa problem që të bëhet rukje dhe e tillë gjë nuk konsiderohet bidat4 (veprim që nuk ka bazë në fenë islame).

Së dyti: Po kështu dijetarët muslimanë janë shprehur se  leximi i rukjes në ujë dhe pastaj pirja nga ky ujë apo larja me të është një gjë e ligjëruar.

Së treti: Sa i përket përsëritjes së ajeteve apo sureve të një rukjeje (përfshirë rukjen e parashtruar) 7 herë dhe pastaj përsëritjes së saj tre herë në ditë për tre ditë radhazi, e tillë gjë nuk është se gjendet (transmetohet) në Traditën Profetike autentike. Gjithsesi në çështjet e rukjes lejohet të veprohet çfarë është provuar nga përvoja se është e dobishme, përderisa shmanget shirku (bërja shok Zotit). Pra nëse në rukjen sheriatike provohet se disa ajete kuranore të përsëritura në një numër të caktuar, bëjnë dobi, nuk ka problem që të bëhet një rukje e tillë dhe as që ajo t’u mësohet të tjerëve.Lexoni më tepër

Thënë në mënyrë të përmbledhur, si për rukjen e parashtruar ashtu edhe për të gjithë rukjet e së njëjtës natyre, kushtëzohet që:

Kushti i parë: Të mos ekzistojë bindja se një formë e tillë është transmetuar nga Suneti (Tradita Profetike);

Kushti i dytë: Të mos ekzistojë bindja se ajetet e rukjes së natyrës në fjalë, numri sesa herë thuhet secili ajet apo sure, numri i kohëve të thënies së tyre gjatë një apo disa ditëve etj., nuk duhet të pësojnë shtim dhe as pakësim;Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. REALITETI I RUKJES SË IBN XHIBRINIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ REALITETI I RUKJES SË IBN XHIBRINIT

REALITETI I RUKJES SË IBN XHIBRINIT

  1. Rukje sheriatike: Kurim me formula mbrojtëse të foluri dhe vepruari, brenda normave ligjore islame.
  2. Shih: ibn-jebreen.
  3. Shih:  islamweb.
  4. Bidat: Ushtrimi i risive (shtesave apo heqjeve) të palejuara në fenë islame, të cilat nuk kanë qenë në kohën e Profetit (Paqja qoftë mbi të!) dhe sahabëve (shokëve të Profetit).
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top