JETA E VËRTETË

REAGIMI I MUSLIMANIT GJATË KATASTROFAVE

Numri i fetvasë: 324 REAGIMI I MUSLIMANIT GJATË KATASTROFAVE

Kategoria: VULLNETI HYJNOR LIGJOR DHE AI KRIJUES

2 058 shfletues/klikues REAGIMI I MUSLIMANIT GJATË KATASTROFAVE


 Pyetje: REAGIMI I MUSLIMANIT GJATË KATASTROFAVE


Cilat janë detyrat që i dalin muslimanit në rastin e katastrofave, si: tërmetet, përmbytjet, shtrëngatat, vërshimet etj. dhe a ka përmendje, lutje dhe namaz të veçantë (si në rastin e eklipsit) për të këtilla caktime hyjnore?


 Përgjigjja: REAGIMI I MUSLIMANIT GJATË KATASTROFAVE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!Lexoni më tepër

Duke qenë se tërmetet (dhe dukuritë e tjera të kësaj natyre) bëjnë pjesë në shenjat hyjnore frikësuese, çështja e tyre është e ngjashme me çështjen e eklipsit; së këtejmi juristët muslimanë shprehen se gjatë këtyre shenjave pëlqehen veprat e mira sikurse në rastin e eklipsit1,  si vijon2:

Së pari: Pendimi dhe keqardhja e thellë

Nuk ka dyshim se Allahu i Madhëruar, me këto shenja i frikëson robërit e Tij, me qëllim që ata të kthehen tek Ai, t’i përulen Atij, të pendohen para Tij, të heqin dorë nga mëkatet e tyre të bëra dhe të ndjejnë keqardhje për këto mëkate; prandaj gjatë dukurive që shërbejnë si shenja hyjnore frikësuese (si: tërmetet etj.), është e pëlqyeshme të pendohemi sa më parë, pra sa më shpejt të ndjejmë keqardhje për mëkatet tona dhe të shkulemi prej këtyre mëkateve.

Së dyti: Përmendja e Allahut, lutja, përulësia dhe kërkimfalja drejtuar Atij

Duke qenë se tërmetet (dhe dukuritë e tjera të kësaj natyre) bëjnë pjesë në shenjat hyjnore frikësuese, çështja e tyre është e ngjashme me çështjen e eklipsit; së këtejmi juristët muslimanë janë të mendimit se, për rastin kur bëhemi dëshmitarë të këtyre shenjave, pëlqehen kryesisht përmendjet dhe lutjet sikurse në rastin e eklipsit.Lexoni më tepër

Së treti: Nxitimi për të vepruar sa më shumë vepra të mira

El-Bagaui thotë: “Nxitimi në sa më shumë vepra të mira dhe lutjen e Allahut me përulësi gjatë shenjave frikësuese hyjnore, është prej traditës profetike.”3

Së katërti: Sadakaja (lëmosha) dhe kontributi për të varfërit e nevojtarët

Lidhur me këtë dijetari i njohur Ibn Maliku thotë: “Fragmenti (i thënies profetike) ‘… jepni sadaka…’, nënkupton çdo të mirë që u bëhet fukarenjve dhe të mjerëve, ku hidhet dritë mbi faktin se me këtë frikësim hyjnor, synohen në rend të parë, prej mbarë njerëzve, ata që janë të pasur dhe jetojnë në mirësi, pasi kryesisht ata janë ndrydhur në mëkate.”4Lexoni më tepër

Së pesti: Urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja

Në situata si të vendeve tona ku sistemi i jetesës së familjeve dhe shoqërive tona nuk udhëhiqet nga fryma e mësimeve islame, detyra që i del muslimanit është të mundohet sa të mundet t’i këshillojë njerëzit, t’i urdhërojë e inkurajojë në të mirë, si dhe t’i ndalojë e dekurajojë nga e keqja, duke u folur për kërcënimet hyjnore islame të ardhura lidhur me mëkatet rrënuese dhe përgëzimet hyjnore islame mbi kryerjen e veprave të mira.Lexoni më tepër

Së gjashti: Kujtesa e njerëzve dhe këshillimi i tyre

Tërmetet (dhe dukuritë e tjera të kësaj natyre) bëjnë pjesë në shenjat hyjnore frikësuese, ndaj çështja e tyre është e ngjashme me çështjen e eklipsit dhe së këtejmi juristët muslimanë janë të mendimit se, gjatë këtyre dukurive pëlqehet që të modelohemi me kujdesin e madh të Profetit (Paqja qoftë mbi të!) në këshillimin dhe udhëzimin e popullit të tij kur u ndodhi eklipsi8. Në këtë rrugë dhe metodë profetike ecën edhe sahabët / shokët fisnik të Profetit (Paqja qoftë mbi të!) në situatat kur njerëzit ranë në mëkate e devijime.Lexoni më tepër

Së shtati: Falja e Namazit të Ajeteve-Shenjave Hyjnore Frikësuese

Hafiz Ibn Rexhebi ka thënë: “Dije se preokupimi me namaz individual në shtëpi gjatë ndodhisë së shenjave frikësuese hyjnore, është i pëlqyeshëm sipas mendimit të shumicës së dijetarëve dhe kjo është përmendur edhe nga (imam) Shafi’i dhe kolegët e tij… Subjekt mospajtimi [mes juristëve muslimanë] është [fakti] nëse: [së pari] falet apo jo ky namaz në grup (me xhemat) dhe [së dyti] falet apo jo me dy ruku si namazi i eklipsit.”10Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. REAGIMI I MUSLIMANIT GJATË KATASTROFAVE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ REAGIMI I MUSLIMANIT GJATË KATASTROFAVE

REAGIMI I MUSLIMANIT GJATË KATASTROFAVE

  1. Shih: NJOHURI BAZË RRETH DY EKLIPSEVE.
  2. Shih: alukah dhe islamqa.
  3. El-Bagaui, Sherhu Es-Sune, v. 4, f. 385.
  4. Ibn Alan, El-Futuhat Er-Rabanije, v. 4, f, 251-252.
  5. El-Bukhariu 1044, Muslimi 901.
  6. Shih: binbaz.
  7. Shih: binbaz.
  8. Shih: El-Albani, Mukhtasar El-Bukhari, v. 1, f. 252-253 dhe Ibn El-Kajim El-Xheuzije, Zadu El-Mead Fi Hedji Khajru El-Ibad, v. 1, f. 450-452.
  9. Musanaf Ibn Ebi Shejbe v. 2, nr. 473 dhe El-Bejhaki v. 3, nr. 342, transmetimi është sahih/i vërtetë.
  10. Ibn Rexheb, Fet’hu El-Bari, v. 9, f. 250.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top