JETA E VËRTETË

RAPORTET E SIGURISË MUSLIMAN-JOMUSLIMAN

Numri i fetvasë: 313 RAPORTET E SIGURISË MUSLIMAN-JOMUSLIMAN

Kategoria: MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTARE DHE POLITIKE

1 600 shfletues/klikues RAPORTET E SIGURISË MUSLIMAN-JOMUSLIMAN


 Pyetje: RAPORTET E SIGURISË MUSLIMAN-JOMUSLIMAN


Cili është mendimi i juristëve muslimanë lidhur me raportet e paqes / sigurisë mes shteteve apo individëve muslimanë dhe atyre jomuslimanë?


 Përgjigjja: RAPORTET E SIGURISË MUSLIMAN-JOMUSLIMAN


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Jursiti i njohur musliman bashkëkohor Bin Bajjah1 thekson se shtetet muslimane dhe muslimanët janë në raporte paqësore dhe marrëveshje sigurie me shumicën dërrmuese të shteteve joislame bashkëkohore, pasi këto të fundit i takojnë në fakt kategorisë “Daru Kufrin El-Muaahade (shtet joislam në marrëveshje sigurie)” ose “Daru El-Hudne / Es-Sulh (shtet joislam në marrëveshje paqeje)”, bazuar në marrëveshjet ndërkombëtare që muslimanët kanë bërë me jomuslimanët përmes paktit (marrëveshjes së sigurisë) të OKB-së (Organizatës së Kombeve të Bashkuara).Lexoni më tepër

Së këtejmi (thotë Bin Bajjah) këto shtete (vende) joislame të botës perëndimore dhe lindore (me përjashtime shumë të kufizuara) mund të konsiderohen Daru El-Hudne / Es-Silm (shtet joislam me të cilin muslimanët kanë marrëveshje sigurie / paqeje), nisur nga prania e marrëveshjeve ndërkombëtare (ku janë palë edhe muslimanët) të cilat e ndalojnë agresionin (luftën). Sigurisht (vijon Bin Bajjah) në terrenin konkret kemi tjetërçka, pra  nga ana e disa shteteve joislame kemi ambicie dhe tendenca armiqësore kundër disa muslimanëve apo disa vendeve muslimane, porse ato nuk e deklarojnë hapurazi se luftojnë kundër Islamit dhe nuk kanë shpalluar luftë konkrete kundër ndokujt prej muslimanëve, prandaj në kontekstin e përgjithshëm themi se Pakti i OKB-së dhe ndërlidhjet (aleancat) në rang botëror kanë bërë që thuajse të gjithë shtetet joislame të konsiderohen Daru Es-Silm (shtet joislam paqësor).

Pikërisht në këtë kontekst, juristët muslimanë krahas theksimit të tyre se muslimanit nuk i lejohet ta cenojë jetën, nderin dhe pasurinë e muslimanit, kanë theksuar se po kjo dispozitë vlen edhe për jomuslimanët paqësorë që i përkasin konkretisht njërës prej kategorive në vijim2:

Kategoria e parë: Jomuslimanët nënshtetas të shtetit islam / EHLU EDH-DHIM-ME (Ehlu Edh-Dhime); pra ata jomuslimanë që jetojnë në një shtet islam dhe janë nënshtetas të tij;

Kategoria e dytë: Jomuslimanët paqesorë (që nuk janë në gjendje lufte) me muslimanët / EHLU EL-ǍHD (Ehlu El-Ahd); pra ata jomuslimanë që kanë marrëveshje kohore të caktuar paqeje / sigurie me ndonjë prej muslimanëve apo shteteve islame;

Kategoria e tretë: Jomuslimanët e garantuar prej muslimanëve / EHLU EL-EMEEN (Ehlu El-Emen); pra ata jomuslimanë që po qëndrojnë në shtetin islam përmes garancive të tilla si ato të trajtës së lejeqëndrimit të përkohshëm (vizave), strehimit politik etj.;

Kategoria e katërt: Jomuslimanët garantues të muslimanëve, qofshin edhe në gjendje lufte me muslimanët (EHLU EL-ȞARB / Ehlu El-Harb); ku nënkuptohet se muslimanit që këta jomuslimanë i kanë dhënë garanci (si: viza, lejeqëndrim të përkohshëm a të përhershëm, strehim politik etj.) i ndalohet t’ua cënojë këtyre garantuesve jetën, nderin dhe pasurinë e tyre.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. RAPORTET E SIGURISË MUSLIMAN-JOMUSLIMAN

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ RAPORTET E SIGURISË MUSLIMAN-JOMUSLIMAN

RAPORTET E SIGURISË MUSLIMAN-JOMUSLIMAN

Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top