JETA E VËRTETË

QËLLIMI-NIJETI I BËRJES SË KURBANIT

Numri i fetvasë: 397 QËLLIMI-NIJETI I BËRJES SË KURBANIT

Kategoria: DISPOZITA PËR KURBANËT

2 220 shfletues/klikues QËLLIMI-NIJETI I BËRJES SË KURBANIT


 Pyetje: QËLLIMI-NIJETI I BËRJES SË KURBANIT


Si bëhet qëllimi (nijeti) i kurbanit dhe si duhet vepruar në rastin kur kurbani bëhet nga dikush tjetër pa lejen apo pa përmendjen e pronarit të këtij kurbani?


 Përgjigjja: QËLLIMI-NIJETI I BËRJES SË KURBANIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me çështjen e parashtruar, thuhet sa vijon:Lexoni më tepër

Së pari: Si bëhet qëllimi (nijeti) i kurbanit7

Dijetarët muslimanë përmendin se nijeti (qëllimi) i kurbanit, bëhet duke thënë (teksa bëhemi gati ta presim bagëtinë): “BISMIL-LAAH, ALL-LLAAHU EKBER / Me emrin e Allahut, Allahu është më i Madhi. O Allah, ky (kurban) është (furnizim) prej Teje dhe është për Ty (të kushtohet vetëm Ty). Ky është kurbani im (pranoje prej meje)”; dhe nëse do përfshin në shpërblimin e këtij kurbani edhe familjarët e tij, duke thënë: “Ky është kurbani im; (pranoje atë prej meje e familjarëve të mi, shpëblemë për të mua dhe ata)”. Sa në fjalë vlen kur është vetë personi ai që e pret kurbanin për veten e tij; ndërsa nëse kurbanin e tij e pret dikush tjetër, ky i fundit thotë: “…Ky është kurbani i filanit (pranoje prej tij)”, duke përmendur emrin e tij. Detyrë këtu është të thuhet (nga therësi) besmelja (Thënia “BISMIL-LAAH / (E filloj kurbanin) Me emrin e Allahut (duke kërkuar ndihmën dhe bekimin e Tij)”), kurse të tjerat janë mustehab8 (veprime të pëlqyeshme).9Lexoni më tepër

Po në këtë kontekst, vlen të theksohet se thënia “BISMIL-LAAH / (E filloj kurbanin) Me emrin e Allahut (duke kërkuar ndihmën dhe bekimin e Tij)” bëhet nga muslimani që e ther kurbanin (dhe jo nga pronari i pranishëm që nuk do ta therë atë); gjithsesi nëse kjo thënie nuk thuhet nga harresa ose pështjellimi i dispozitës (si rasti kur therësi e lë këtë thënie duke menduar se mjafton thënia e saj nga ana e pronarit dhe ngjashëm), në këtë rast therja konsiderohet e rregullt.12

Së dyti: Qëllimi i pazëshëm nuk ndikon në bërjen detyrim të kurbanit

Mendimi më i fuqishëm i juristëve muslimanë (që përbën mendimin e shumicës së tyre) është se bagëtia e blerë apo veçuar me nijetin (qëllimin e pazëshëm) për t’u bërë kurban, nuk bëhet detyrim që të bëhet kurban përveçse me (së pari) zënie në gojë (nominim/tregim me fjalë) të këtij fakti (pra duke u thënë me zë se kjo bagëti është për kurban); ose (së dyti) duke u deklaruar se kjo bagëti është për kurban përmes (formës së parë) gjakosjes/plagosjes së lehtë të anës së saj të djathtë apo (formës së dytë) duke u varur në qafën e bagëtisë një shenjë e dukshme, (forma këto) që tregojnë qartazi se kjo bagëti do bëhet kurban (ku për rastin e bagëtive të trasha pëlqehet të bëhen të dyja këto forma, ndërsa për ato të imta vlen vetëm varja në qafë e një shenje të dukshme).13Lexoni më tepër

Ndërkaq, më e mira është që edhe nëse për një bagëti të caktuar është bërë qëllim (nijet) i pazëshëm që ajo të bëhet kurban, (edhe në këtë rast) ajo të bëhet realisht kurban, pasi kështu e shlyejmë në mënyrë të sigurt përgjegjësinë tonë juridike (duke dalë nga kuadri i diskutueshëm i juristëve muslimanë, pra duke mos rënë në shkeljen e asnjë prej dispozitave të theksuara prej tyre).

Së treti: Kurbani pa përmendjen / pa lejen e pronarit të tijLexoni më tepër

Nëse kurbani theret pa u përmendur emri i pronarit, sërish therja konsiderohet e saktë, por është mirë (e nuk është detyrim) që kur të bëhet kurbani nga një i autorizuar, të përmendet emri i pronarit të këtij kurbani16.Lexoni më tepër

Gjithashtu, nëse kurbani theret pa lejen e pronarit të tij, ky kurban është i saktë, pasi e tillë gjë përbën një zëvendësim tradicional të pronarit dhe një leje të nënkuptueshme nga gjuha e rrethanës, referuar në rregullin juridik “leja e mbështetur tek tradita dhe gjuha e rrethanës, është si ajo e dhënë me gojë”; pra edhe pse si rregull leja duhet të jepet gojarisht, por në këtë rast vlen edhe leja tradicionale e përmbushur nga zëvendësi musliman18.

Allahu e di më mirë. QËLLIMI-NIJETI I BËRJES SË KURBANIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ QËLLIMI-NIJETI I BËRJES SË KURBANIT

QËLLIMI-NIJETI I BËRJES SË KURBANIT

Poshtëshënim:

  1. Kurbanët bëhen vetëm nga soji i bagëtive të trasha dhe atyre të imta (që janë: devetë, lopët, dhentë dhe dhitë), prandaj bërja kurban e një tjetër kafshe (si p.sh. kalit, pulës etj.) është në kundërshtim me sheriatin (ligjin) islam.
  2. Sunet i fortë: Traditë profetike e vazhdueshme jo e obligueshme, kryerja e të cilës shpërblehet dhe lënia e saj nuk ndëshkohet por s’është e denjë (e cenon personalitetin po) të lihet fare.
  3. Mundësia (financiare): Një person konsiderohet se ka mundësi (financiare) atëherë kur ai ka pasuri shtesë nevojave bazë jetike të tij dhe personave që është përgjegjës t’i mbajë (të kujdeset për ta) financiarisht.
  4. Vaxhib: Veprim i detyruar, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij ndëshkohet. Vaxhibi konsiderohet sinonim i farzit ndër shumicën e juristëve muslimanë, kurse në medh’hebin hanefi ai konsiderohet detyrim jokategorik dhe qëndron më poshtë se farzi (i cili konsiderohet detyrim kategorik); më konkretisht hanefijtë thonë se lënia e vaxhibit nuk angazhon (obligon) në botën tjetër një ndëshkim të njëjtë me lënien e farzit, por (lënia e vaxhibit) angazhon ndalimin nga ndërmjetësimi i Profetit (Paqja qoftë mbi të!), që konsiderohet mjaft si ndëshkim ndër të gjithë besimtarët muslimanë që shpresojnë fort në ndërmjetësimin që do të bëjë për ta Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!).
  5. Përveç faktit se dispozita e kurbanit i drejtohet në Islam edhe burrit edhe gruas, po kështu nuk ka asnjë problem që një grua të therë bagëtinë e kurbanit, ashtu si burri, nëse është e pranishme aftësia për këtë dhe përmbushen kushtet e tjera përkatëse (shih: islamweb https://www.islamweb.net/ar/fatwa/11114 dhe binbaz https://binbaz.org.sa/fatwas/14324).
  6. Shih: islamweb, islamqa dhe saaid.net.
  7. Shih: islamweb dhe islamweb.
  8. Mustehab: Veprim ritualisht i pëlqyeshëm, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet.
  9. Shih: islamqa dhe islamweb.
  10. Muslimi 3637.
  11. Këtu nënkuptohet se Profeti (Paqja qoftë mbi të!) po u bën hise/pjesë familjarëve dhe pasuesve të tij në shpërblimin e këtij kurbani të tij dhe se kjo nuk përbën një qëllim (nijet) të tij (Paqja qoftë mbi të!) që t’i bëj/konsideroj këta të fundit pjesëmarrës në çmimin apo blerjen e këtij kurbani, pasi dihet se ai (Paqja qoftë mbi të!) e ka blerë vetë (me pasurinë e tij) këtë bagëti të imët që po e bën kurban; ky konkluzion bazohet në rregullin juridik islam “lejohet pjesëmarrja e mëse një personi në shpëblimin dhe jo në çmimin/blerjen e bagëtisë së imët apo 1/7-tën e bagëtisë së trashë që bëhet kurban”; shih: islamqa.
  12. Shih: islamqa.
  13. Shih: islamweb, shkhudheir dhe alukah.
  14. Nedhër / Premtim: Vepër e mirë që personi ia bën obligim vetes së tij; shih: dorar.
  15. Shih: islamweb.
  16. Shih: islamweb dhe ibn-jebreen.
  17. Ebu Daud 2810, Et-Tirmidhi 1521 dhe Ahmedi 14895; Albani – në Sahihu Ebi Daud 2810 – thotë se transmetimi është sahih/i vërtetë; shih sunnah.
  18. Shih: islamqa.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top