JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

QËLLIMI DHE VLERA E THERORIT TË AKIKAS

Numri i fetvasë: 232 QËLLIMI DHE VLERA E THERORIT TË AKIKAS

Kategoria: EL-ÂǨIIǨA-THERORI KUR LIND BEBJA

4 054 shfletues/klikues QËLLIMI DHE VLERA E THERORIT TË AKIKAS


 Pyetje: QËLLIMI DHE VLERA E THERORIT TË AKIKAS


Dëshiroj të bëj një akika (të ther një bagëti me rastin e lindjes së fëmijës tim) dhe desha të di si bëhet nijeti (qëllimi) për këtë rast. A mund të na informoni gjithashtu për vlerën apo urtësinë e akikas?


Përgjigjja: QËLLIMI DHE VLERA E THERORIT TË AKIKAS


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Nijeti (qëlimi) i akikas

Dijetarët muslimanë përmendin se nijeti i akikës bëhet duke thënë (teksa bëhemi gati ta presim bagëtinë): “BISMIL-LAAH, ALL-LLAAHU EKBER / Me emrin e Allahut, Allahu është më i Madhi. O Allah, kjo (akika) është (furnizim) prej Teje dhe është për Ty (të kushtohet vetëm Ty). Kjo është akika e fëmijës sim / pranoje prej tij (duke përmendur emrin e fëmijës së tij). Sa në fjalë vlen kur është vetë prindi ai që e pret akikan për fëmijën e tij, ndërsa nëse akikan e pret dikush tjetër, ai thotë: “… Kjo është akika e filanit / pranoje prej tij (duke përmendur emrin e tij). Detyrë këtu është të thuhet besmelja1, kurse të tjerat janë thjesht mustehab2 (të pëlqyeshme).Lexoni më tepër

Së dyti: Vlera / Urtësia e akikës

Qëllimi i bërjes së akikas bëhet i njohur përmes njohjes së thënies profetike: “Çdo fëmijë është peng i bërjes së akikas së tij”4; mbi të cilën dijetarët muslimanë kanë dhënë interpretime të ndryshme, ku më kryesoret janë si vijon:

a. Nëse nuk bëhet akika në dobi të fëmijës dhe ai vdes fëmijë (pra para moshës së pubertetit), atëherë ky fëmijë nuk bën ndërmjetësim për dy prindërit e tij;

b. Akika e bërë është shkak për shpëtimin dhe mbrojtjen e fëmijës prej shejtanit;

Po në kontekstin e vlerave të akikas dijetarët përmendin edhe sa vijon:

c. Akika është kurban me të cilin bëhet afrimi i fëmijës së lindur tek Allahu i Madhëruar, që në kohët e para të daljes së tij në këtë dynja;

d. Akika është shpëtim i fëmijës së lindur, sikurse Allahu e shpëtoi Ismailin (Paqja qoftë mbi të!) me dashin, si në Kuranin fisnik: “Dhe Ne e zëvendësuam atë [e shpëtuam Ismailin] me një kurban të madh [që u ther në vend të tij].”5

e. Ndoshta prej dobive të akikas është edhe tubimi i të afërmve, shokëve dhe dashamirëve në gostinë e akikas.6

Allahu e di më mirë. QËLLIMI DHE VLERA E THERORIT TË AKIKAS

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ QËLLIMI DHE VLERA E THERORIT TË AKIKAS

QËLLIMI DHE VLERA E THERORIT TË AKIKAS
 

  1. Besmelja: Thënia “BISMIL-LAAH / (E filloj akikan) Me emrin e Allahut (duke kërkuar ndihmën dhe bekimin e Tij).
  2. Mustehab: Veprim kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet.
  3. Shih: islamweb, islamqa, islamweb dhe alifta.
  4. Et-Tirmidhi 1522, En-Nesai 4220 dhe Ebu Daud 2838; Albani (El-Irua v. 4, f. 385) thotë se hadithi është “sahih / i vërtetë”.
  5. Es-Safat: 107.
  6. Shih: islamqa dhe islamqa.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top