PRERJA E THONJVE-FLOKËVE DHE KURBANI

Numri i fetvasë: 208 PRERJA E THONJVE-FLOKËVE DHE KURBANI

Kategoria: DISPOZITA PËR KURBANËT

4 799 shfletues/klikues PRERJA E THONJVE-FLOKËVE DHE KURBANI


 Pyetje: PRERJA E THONJVE-FLOKËVE DHE KURBANI


Çfarë kushtesh duhet të plotësojë ai që bën kurban në lidhje me heqjen e mjekrës, flokëve, etj.?


 Përgjigjja: PRERJA E THONJVE-FLOKËVE DHE KURBANI


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Baza e mendimeve lidhur me çështjen e heqjes së diçkaje prej lëkurës, qimeve dhe thonjve të trupit nga kush ka vendosur të bëj kurban, bazohet në transmetimin profetik: “Nëse hyn Dhjetëshja (në një transmetim tjetër: “Nëse e shikoni hënën e re të Dhul Hixhes”) dhe dikush nga ju ka vendosur të bëj kurban, të mos prekë gjë nga qimet e tij [të mos shkurtojë, rruajë, shkulë etj. gjë nga qimet e trupit të tij, qoftë ato të flokëve, sqetullave, mustaqeve, zonës intime etj.] dhe nga lëkura e tij [të mos prekë, presë, shkulë etj. shtresimet / ciflat e dala të lëkurës dhe ngjashëm] (në një transmetim tjetër: “…edhe të mos i pres thonjtë e tij [ta shmang heqjen, prerjen, shkuljen etj. të thonjve të tij])!””1

Në këtë hadith (transmetim profetik) bëhet fjalë për situatën kur sa përmendet në të (lidhur me heqjen e qimeve, lëkurës dhe thonjve), bëhet në mënyrë të vullnetshme dhe në gjendje normale. Përjashtim prej sa në fjalë përbëjnë rastet kur heqja e qimeve, lëkurës dhe thonjve, bëhet: në mënyrë të pavullnetshme, ose për të larguar një gjendje problematike, ose për kurim. Po kështu, të gjithë dijetarët janë të mendimit se nëse personi që ka vendosur të bëj kurban, i vepron sa më sipër në mënyrë të vullnetshme dhe në gjendje normale, ai nuk ngarkohet me asnjë dëmshpërblim / shlyerje, por (sipas mendimit të atyre që thonë se urdhri ndalues në thënien profetike është obligativ) ky kundërvajtës mjafton të pendohet dhe t’i kërkojë falje Allahut të Madhëruar.

Më konkretisht, lidhur me transmetimin profetik të sipërpërmendur, juristët muslimanë ndajnë tre mendime kryesore2:

Mendimi i parë: Shmangia e heqjes së diçkaje prej lëkurës, qimeve dhe thonjve të trupit, është e pëlqyeshme dhe lënia e kësaj është e papëlqyeshme. Ky është edhe mendimi i medh’hebit shafi’i dhe shumicës.Lexoni më tepër

Mendimi i dytë: Heqja e diçkaje prej lëkurës, qimeve dhe thonjve nuk është e papëlqyeshme

a. Heqja e diçkaje prej lëkurës, qimeve dhe thonjve është e lejuar. Ky është mendimi i Ebu Hanifes, dy kolegëve të tij (Ebu Jusufit dhe Muhamed Ibn El-Hasen Esh-Shejbanit), imam Malikut etj.Lexoni më tepër

b. Shmangia e heqjes të diçkaje prej lëkurës, qimeve dhe thonjve të trupit është e pëlqyeshme dhe lënia e kësaj nuk është e papëlqyeshme. Ky është mendimi i dijetarëve të gjeneratave të vonshme të hanefive (dijetarët hanefi që kanë ardhur rreth shtatë shekuj pas imam Ebu Hanifes).Lexoni më tepër

Mendimi i tretë: Heqja e diç prej lëkurës, qimeve dhe thonjve është haram8. Ky është mendimi i Ahmedit (medh’hebit hanbeli) etj.Lexoni më tepër

Në përfundim, pas kësaj ekspozeje të mendimeve kryesore të juristëve muslimanë, mbetet të thuhet se nuk ka dyshim që më e rezervuara për kë ka vendosur të bëj kurban, është të shmanget nga heqja e diçkaje prej lëkurës, flokëve apo thonjve të tij, në zbatim të dukshmërisë së thënies profetike referente dhe për të dalë nga mendimet ndaluese dhe qortuese në fjalë të imamllarëve.

Allahu e di më mirë. PRERJA E THONJVE-FLOKËVE DHE KURBANI

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ PRERJA E THONJVE-FLOKËVE DHE KURBANI

PRERJA E THONJVE-FLOKËVE DHE KURBANI

 

  1. Muslimi 1977.
  2. Shih: islamweb, islamweb, islamweb, saaid, elukah, feqhweb, alimam dhe elukah.
  3. Vaxhib: Veprim i obligueshëm, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij ndëshkohet, antonim i haramit (lënia e të cilit shpërblehet dhe kryerja e tij ndëshkohet.
  4. Mekruh: Veprim, lënia e të cilit shpërblehet dhe kryerja e tij nuk ndëshkohet.
  5. Mustehab: Veprim kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet.
  6. Ihrami: Bërja e nijetit (vendimit) të hyrjes në një gjendje rituale dhe vijimi në këtë gjendje, në këtë rast në atë të pelegrinazhit të madh (haxhit) ose të vogël (umras).
  7. Mendub: Veprim i pëlqyeshëm, kryerja e të cilit shpërblehet dhe është më parësore se moskryerja, por kjo e fundit (moskryerja) nuk ndëshkohet.
  8. Haram: Veprim, lënia e të cilit shpërblehet dhe kryerja e tij ndëshkohet.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.