PJESËT E TURPSHME TRUPORE TË BURRIT

Numri i fetvasë: 130 PJESËT E TURPSHME TRUPORE TË BURRIT

Kategoria: MBULIMI I PJESËS SË TURPSHME TË TRUPIT

1 595 shfletues/klikues PJESËT E TURPSHME TRUPORE TË BURRIT


 Pyetje: PJESËT E TURPSHME TRUPORE TË BURRIT


Cilat janë pjesët e turpshme trupore të burrit që duhen mbuluar në prani të së njëjtës gjini ose të gjinisë së kundërt?


 Përgjigjja: PJESËT E TURPSHME TRUPORE TË BURRIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Kuptimi gjuhësor i fjalës auret është: mangësi, e metë apo gjë e turpërueshme; kurse në kuptimin terminologjik juridik islam nënkuptohen: organet gjenitale dhe çdo pjesë e turpshme trupore që duhet mbuluar. Dijetarët muslimanë janë të një mendimi mbi rregullin e përgjithshëm se, si mashkulli ashtu edhe femra, duhet që aty ku nuk lejohet, të mos e zbulojnë auretin e tyre dhe as të shohin auretin e tjetrit.

Nisur nga rëndësia e madhe që ka moszbulimi i pjesëve të turpshme trupore për ruajtjen e nderit dhe ky i fundit për ecurinë e denjë të jetës humane, Islami ka ligjëruar paketa të tëra ligjore në lidhje me ruajtjen e nderit human, prej të cilave vendosjen e kufijve të auretit (pjesëve të turpshme trupore) të muslimanit/es, bazuar në realitetin human mashkullor dhe atë femëror.

Kurse më konkretisht në lidhje me këtë çështje thuhet sa vijon:

Së pari: Aureti i burrit

Të katër medh’hebet dhe shumica dërrmuese e juristëve muslimanë janë të mendimit se aureti i burrit (pjesa e turpshme trupore e tij), në namaz dhe jashtë namazit, është nga poshtë kërthizës deri sipër gjurit. Kjo pjesë e trupit të burrit duhet mbuluar me rroba të cilat: (së pari) nuk duhet të jenë të tejdukshme aq sa pa e përqendruar shikimin të dallohet nga sipër tyre lëkura e pjesës së turpshme trupore dhe (së dyti) këto rroba është mekruh1 (e papëlqyeshme) që të jenë të ngushta aq sa të përshkruajnë madhësinë a përvijimin e pjesës së turpshme trupore.2

Së dyti: Aureti mes bashkëshortëve

Nuk ka pjesë të turpshme trupore mes bashkëshortëve, pra secilit prej tyre i lejohet të shoh tek tjetri çdo gjë, bazuar në thënien e Allahut të Madhëruar: “Ato janë petk për ju e ju jeni petk për ato3 dhe thënies profetike: “Ruaje auretin (pjesën e turpshme të trupit) tënd, përveçse nga bashkëshortja.”4 Gjithsesi, është e pëlqyeshme dhe më parësore, që bashkëshortët, kur të veçohen me njëri-tjetrin, të mos zhvishen tërësisht dhe të mos shohin tek organet gjenitale të njëri-tjetrit.

Së treti: Rekomandime për një veshje të hijshme burrërore

Si rregull i përgjithshëm që duhet pasur parasysh lidhur me veshjen, si për burrat ashtu edhe për gratë, është se “lipset që të tregohet kujdes lidhur me çdo veprim (veshje) që mund të shërbejë si nxitës për keq, sidomos nëse sa në fjalë nuk bëhet për një përfitim të qartë, pasi parimisht veprimi i lejuar nga i cili shkaktohet një mëkat, bëhet i ndaluar për arsye të mëkatit që shkaton”.

Bazuar në rregullin në fjalë, pavarësisht kufinjve minimal të auretit të burrave, veshja e tyre lipset të jetë e bollshme dhe mbuluese për pjesën dërrmuese të trupit, sidomos shpinën dhe barkun mbi kërthizë, pasi zbulimi i kraharorit të burrit para burrave dhe për më tepër para grave, është konsideruar prej brejtësve (cenuesve) të personalitetit dhe veprimeve të paturpshme; ndërsa lidhur me kanatieret apo bluzat pa mëngë, fakti nëse ato e cenojnë apo jo personalitetin e një mashkulli të caktuar, kthehet tek traditat e vendit ku ai ndodhet, paçka se më parësore është që e tillë veshje të eliminohet në çdo rast, sidomos nëse ajo vishet kryesisht ndër njerëz për famë apo si imitim i të ashtuquajturës modë. Po kështu veshja për burrat e pantallonave që nuk janë të tejdukshme por janë të ngushta dhe s’kanë përsipër veshje të bollshme, është konsideruar mekruh (e papëlqyeshme).

Allahu e di më mirë. PJESËT E TURPSHME TRUPORE TË BURRIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ PJESËT E TURPSHME TRUPORE TË BURRIT

PJESËT E TURPSHME TRUPORE TË BURRIT

  1. Mekruh: Vepër e papëlqyeshme, lënia e të cilës shpërblehet dhe kryerja e saj nuk ndëshkohet.
  2. Shih: El-Meusua’tu El-Fikhije El-Kuvajtije v. 22. f. 118.
  3. El-Bekare: 187.
  4. Ahmedi 20052, Ibn Maxhe 1920, Albani në Mishketu El-Masabih 3117, thotë se hadithi është “hasen/i mirë”.
ZBULIMI I BALLIT TË GRUAS NË PUBLIK
VESHJA E SANDALEVE PA ÇORAPE PËR GRUAN
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.