JETA E VËRTETË

PËRZIERJA E MUSLIMANIT ME SHOQËRINË

Numri i fetvasë: 55 PËRZIERJA E MUSLIMANIT ME SHOQËRINË

Kategoria: SUBJEKTI I THIRRJES ISLAME

2 619 shfletues/klikues PËRZIERJA E MUSLIMANIT ME SHOQËRINË


 Pyetje: PËRZIERJA E MUSLIMANIT ME SHOQËRINË


Interesohem mbi kuptimin e shoqërimit me njerëzit në Islam, nën sloganin “mes integrimit dhe vetëmbylljes”. Prej tij unë kuptoj se është i lejuar integrimi në shoqëri, qoftë ajo (shoqëri) e mirë apo e keqe, por me kushtin që të mos ndikohesh nga idetë dhe sjelljet e tyre negative. Ç’mund të thuhet mbi shoqërimin me njerëzit duke zbatuar konstatimet e mësipërme?


 Përgjigjja: PËRZIERJA E MUSLIMANIT ME SHOQËRINË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Prezenca jonë si muslimanë në shoqërinë e gjerë, në të gjitha shtresat e saj pa përjashtim, ka një rëndësi tejet të veçantë. Kujdes duhet të tregohet sidomos për një prani sa më ndikuese tonën si muslimanë, tek shtresa elitare dhe ajo studentore e shoqërisë. Madje ne muslimanët e kemi për detyrë të përpiqemi t’i ftojmë të gjithë njerëzit që të afrohen dhe integrohen në fenë tonë të ndritur islame, me kuptimin që të bashkohen deri në shkrirje dhe unifikim me principet islame.

Askush nuk e mohon se integrimi i muslimanit deri në shkrirje, me shoqërinë e keqe ku jeton, është në fakt zvetënim. Thënia “të integrohesh në shoqëri, e mirë qoftë ajo ose e keqe dhe, pastaj vënia e kushtit të eliminimit të influencimit nga idetë dhe sjelljet negative të masës së gjerë”, më shumë sesa termit integrim (që ka një rreze shumë të gjerë), i korrespondon termit të ardhur në rekomandimin islam nën artikulimin “përzierja e muslimanit me masën”, që nënkupton një prezencë të fuqishme të muslimanit në mjediset humane, të mbrujtur me përmbajtje dhe durim karshi problematikave të jetesës me masën”. Realisht, “përzierja me masën” është një term më standard, më i qartë dhe më blindues sesa “integrimi (unifikimi deri në shkrirje) me masën”.

Kurse më tej, në lidhje me shoqërimin me njerëzit në Islam, nën sloganin “mes përzierjes me masën dhe vetëmbylljes”, duhet treguar kujdes i veçantë sa i përket njerëzve që mund të influencojnë negativisht tek ne. Me këta të fundit muslimani duhet të ketë kontakte të mirëorientuara, të matura dhe të filtruara në një mënyrë të atillë që e lejon muslimanin të kalojë tek masa pozitivetetin e tij, por nuk lejon të futen tek muslimani ndikimet negative të masës. Për shmangien e ndikimeve negative që janë përhapur në mënyrë epidemike në shoqërinë tonë, më e mira është që kontaktet tona me shoqërinë e gjerë të jenë në rang grupi dhe jo në rang individi (p.sh. grupi i besimtarëve muslimanë ku ne bëjmë pjesë, të ketë kontakte të balancuara shoqërore me grupe të tjera sociale)…Lexoni më tepër

Kurse sa për shoqërinë e ngushtë të muslimanit, nuk ka dyshim se ajo duhet të jetë një shoqëri muslimane e zgjedhur, sepse fakti se njeriu ndikohet shumë nga shoqëria e tij e ngushtë dihet qartë dhe përkrahet me argumente të shumta autentike islame dhe më gjerë.

Allahu e di më mirë. PËRZIERJA E MUSLIMANIT ME SHOQËRINË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ PËRZIERJA E MUSLIMANIT ME SHOQËRINË

PËRZIERJA E MUSLIMANIT ME SHOQËRINË

Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top