JETA E VËRTETË

PËRMENDJA E ZOTIT NË ETIKËN E BANJOS

Numri i fetvasë: 227 PËRMENDJA E ZOTIT NË ETIKËN E BANJOS

Kategoria: ETIKA E DHIKRIT DHE LUTJEVE

2 937 shfletues/klikues PËRMENDJA E ZOTIT NË ETIKËN E BANJOS


 Pyetje: PËRMENDJA E ZOTIT NË ETIKËN E BANJOS


Cila është dispozita e bërjes së dhikrit (përmendjes së Zotit) me zë kur personi gjendet në banjo?


Përgjigjja: PËRMENDJA E ZOTIT NË ETIKËN E BANJOS


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në këtë kontekst na duhet të sqarojmë paraprakisht se me nevojtore nënkuptohet vendi i posaçëm ku gjendet ndenjësja e WC-së (pajisje hidrosanitare e tipit tualet alla-turka, ose klozet alla-franga që varet në mur) ku kryhet nevoja e madhe ose ajo e vogël (urinohet).Lexoni më tepër

Dijetarët muslimanë (prej gjeneratave të hershme dhe atyre të mëvonshme) kanë mendime të ndryshme lidhur me përmendjen me zë të Allahut në nevojtore (vendin e kryerjes së nevojës së madhe dhe urinimit).Lexoni më tepër

Më konkretisht, në lidhje me përmendjen e Zotit me zë në banjo, thuhet sa vijon8:

Gjendja e parë: Teksa po kryhet nevoja (jashtëqitja)

Mendimi më i saktë është se përmendja me zë e Allahut në nevojtore gjatë kryerjes së nevojës / urinimit është shumë e papëlqyeshme.Lexoni më tepër

Gjendja e dytë: Brenda banjos, jo duke kryer nevojën

Papëlqyeshmëria e përmendjes me zë të Allahut brenda banjos, ka të bëjë me llojet në vijim të banjove:

Lloji i parë: Nevojtoret e posaçme

Në rastin kur personi gjendet (jo duke kryer nevojën e madhe apo të vogël) në një ndërtesë të posaçme nevojtoreje, papëlqyeshmëria e përmendjes me zë të Allahut, është më e lehtë (sesa kur ky person po kryen nevojën).

Lloji i dytë: Nevojtoret jo të posaçme

Papëlqyeshmëria e përmendjes me zë të Allahut është akoma më e lehtë (se ajo e llojit të parë) kur personi gjendet (jo duke kryer nevojën e madhe apo të vogël) në një vend të kryerjes së nevojës që nuk është nevojtore e posaçme (p.sh. gjendet në terren të hapur).

Lloji i tretë: Nevojtoret moderne (të lidhura me kanalizimin e ujrave të zeza)

Papëlqyeshmëria e përmendjes së Allahut bëhet edhe më e lehtë në rastin kur personi gjendet (jo duke kryer nevojën e madhe apo të vogël) brenda një ndërtese nevojtoreje moderne, nga e cila nevoja e madhe apo urina janë larguar tërësisht përmes shkarkimit të tyre në kanalizimin e ujrave të zeza.10

Lloji i katërt: Banjot që nuk kanë WC-ë (nevojtore)

Mendimi më parësor është se dhikri (përmendja e Zotit) është e lejuar në banjot që janë vetëm për larjen e trupit apo për të marrë abdes dhe nuk kanë brenda tyre WC-ë (nevojtore).11Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. PËRMENDJA E ZOTIT NË ETIKËN E BANJOS

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ PËRMENDJA E ZOTIT NË ETIKËN E BANJOS

PËRMENDJA E ZOTIT NË ETIKËN E BANJOS
 

  1. Nexhase: Pisllëk apo çdo gjë e pisët (si: jashtëqitja e njerëzve dhe kafshëve etj.) që sheriati (ligji islam) na ka urdhëruar ta pastrojmë dhe shmangim nga trupi ynë, veshja jonë, vendi ku falemi etj.
  2. Shih: islamweb dhe islamtoday.
  3. Mekruh: Veprim, lënia e të cilit shpërblehet dhe kryerja e tij nuk ndëshkohet.
  4. Shih: El-Kadi Ijad, Ikmalu El-Mualim v. 2, f. 230, Tefsiru El-Kurtubi v. 5, f. 466.
  5. Haram: Veprim, lënia e të cilit shpërblehet dhe kryerja e tij ndëshkohet.
  6. Besmelja: Thënia “BISMIL-LAAH / (E filloj veprimin) Me emrin e Allahut (duke kërkuar ndihmën dhe bekimin e Tij).
  7. Shih: saaid, islamweb, islamweb dhe islamqa.
  8. Shih: islamqa dhe islamweb.
  9. Po kështu e papëlqyeshme është edhe fjalosja (biseda), përveç fjalëve të domosdoshme. (shih: ABDESI-BISMILAJA-FJALOSJA NË BANJO).
  10. Madje një mendim i fuqishëm është se në banjot që pastrohen përmes shkarkimit të jashtëqitjes në kanalizimin e ujrave të zeza, papëlqyeshmëria e përmendjes së Allahut bie dhe lejohet: kthimi i selamit, thënia (përsëritja) e fjalëve të ezanit pas muezinit etj.
  11. Shih: islamweb.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top