PËRMENDJA E PAZËSHME E ZOTIT NË BANJO

Numri i fetvasë: 228 PËRMENDJA E PAZËSHME E ZOTIT NË BANJO

Kategoria: ETIKA E DHIKRIT DHE LUTJEVE

1 754 shfletues/klikues PËRMENDJA E PAZËSHME E ZOTIT NË BANJO


 Pyetje: PËRMENDJA E PAZËSHME E ZOTIT NË BANJO


Cila është dispozita e bërjes së dhikrit (përmendjes së Zotit) pa zë (me zemër / mend) dhe ajo e dëgjimit të dhikrit, kur personi gjendet në banjo?


Përgjigjja: PËRMENDJA E PAZËSHME E ZOTIT NË BANJO


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Emërtimi “banjo” është më i përgjithshëm se ai “nevojtore”.Lexoni më tepër

Ndërsa sa i përket bërjes së qëllimtë të dhikrit (përmendjes së Zotit) me zemër / mendje (pa zë, pra pa lëvizuar gjuhën) në nevojtore, ku hyn gjithashtu edhe dëgjimi i qëllimtë i tij (dhikrit), thuhet sa vijon3:

Së pari: Përmendja e Allahut pa zë në nevojtore

Përmendja (qoftë edhe e qëllimtë) e Zotit në banjo me zemër / mend (pa zë, pra pa lëvizuar gjuhën), nuk është e papëlqyeshme por lejohet pa problem.

Këtu hyjnë përmendjet me zemër / mendje të Zotit, si: mendimi mbi madhështinë dhe plotfuqishmërinë e Allahut të Lartësuar, meditimi rreth krijesave të Allahut të Lartmadhëruar, leximi / nëpërmendja e Kuranit pa e lëvizuar fare gjuhën (gjë e cila nuk shpërblehet si leximi i Kuranit, pasi shpërblimi për leximin e Kuranit ka të bëjë me leximin, që nuk mund të bëhet përveçse përmes gjuhës) etj.

Ibn El-Kajimi thotë: “Përmendja e Allahut me zemër gjatë kryerjes së nevojës së madhe dhe të vogël apo gjatë marrëdhënieve seksuale (pra kur kjo përmendje bëhet pa zë) nuk është e papëlqyeshme, pasi boshatisja e zemrës nga përmendja e më të Dashurit të saj, është ngarkesë e papërballueshme. Kurse përmendja e Allahut me gjuhë (me zë) në këtë gjendje, nuk na është ligjëruar, as na e ka preferuar i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) dhe as është transmetuar prej dikujt nga sahabët (shokët e Profetit, Allahu qoftë i kënaqur me ata!). Përmendja e çdo gjendjeje bëhet siç i ka hije asaj dhe më e denjë për këtë gjendje është të vishemi me rrobën e turpit prej Allahut të Lartësuar, madhërimit të Tij (me zemër) dhe nëpërmendjes së mirësive të Tij të pafund prej të cilave është kjo mirësi e madhe e daljes së kësaj jashtëqitje që nëse do kishte mbetur tek njeriu do e kishte vrarë; pra kjo mirësi e lehtësimit të daljes së kësaj jashtëqitje kërcënuese të dëmshme të mbeturinave të ushqimit, ka po aq vlerë sa mirësia e furnizimit me këtë ushqim.”4Lexoni më tepër

Së dyti: Dëgjimi i dhikrit duke qenë në nevojtore

Në lidhje me bërjen e dhikrit brenda nevojtores (nga një person ose duke vendosur një kasetë, celularin a ngjashëm), mendimi më parësor i dijetarëve muslimanë është se e tillë gjë është e papëlqyeshme.Lexoni më tepër

Por nëse zëri i bërjes së dhikrit buron / vjen nga jashtë nevojtores, nuk ka ndonjë problem që ai të dëgjohet nga brenda nevojtores (madje kjo vlen edhe për dëgjimin e këndimit të Kuranit), qoftë edhe nëse dëgjuesi po kryen nevojën; pasi dëgjimi i dhikrit nuk është njëjtë si futja apo prania e tij në nevojtore, duke qenë se ndalesa qëndron tek bërja në nevojtore e dhikrit të shkruar apo atij të thënë.

Allahu e di më mirë. PËRMENDJA E PAZËSHME E ZOTIT NË BANJO

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ PËRMENDJA E PAZËSHME E ZOTIT NË BANJO

PËRMENDJA E PAZËSHME E ZOTIT NË BANJO
 

  1. Nexhase: Pisllëk apo çdo gjë e pisët (si: jashtëqitja e njerëzve dhe kafshëve etj.) që sheriati (ligji islam) na ka urdhëruar ta pastrojmë dhe shmangim nga trupi ynë, veshja jonë, vendi ku falemi etj.
  2. Shih: islamweb dhe islamtoday.
  3. Shih: islamweb, islamweb dhe islamqa.
  4. Shih: Ibn El-Kajim, El-Uabil Es-Saj-jib f. 162.
  5. Xhunub: Personi që ka kryer raport seksual apo ka ejakuluar (i ka dalë sperm) zgjuar a në ëndërr.
  6. Haram: Veprim i ndaluar, lënia e të cilit shpërblehet dhe veprimi i tij ndëshkohet.
HYRJA NË WC ME DHIKËR-SHKRIME ISLAME
PËRMENDJA E ZOTIT NË ETIKËN E BANJOS
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.