PËRKUFIZIMI DHE DISPOZITA E MAGJISË

Numri i fetvasë: 180 PËRKUFIZIMI DHE DISPOZITA E MAGJISË

Kategoria: DISPOZITA PËR MAGJINË-MAGJISTARIN

1 283 shfletues/klikues PËRKUFIZIMI DHE DISPOZITA E MAGJISË


 Pyetje: PËRKUFIZIMI DHE DISPOZITA E MAGJISË


Cili është përkufizimi apo kuptimi i magjisë dhe cila është dispozita (gjykimi apo vendimi fetar) për magjinë dhe magjistarët?


 Përgjigjja: PËRKUFIZIMI DHE DISPOZITA E MAGJISË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Juristët muslimanë e përkufizojnë kështu magjinë: “Magjia qëndron (konsiston) në fjalë magjike, hajmali, yshtje dhe lidhje nyjesh, përmes të cilave magjistari arrin të përdor shejtanët që ata të ndikojnë në zemrat dhe trupat e njerëzve, ashtu që kjo bëhet shkak për sëmundje, vdekje, ndarje mes personit dhe familjarëve të tij etj.”1

Nuk ka dyshim se vepra e magjisë është një prej gjynaheve më të mëdha rrënuese, në lidhje më të cilën Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Shmangiuni shtatë rrënueseve!” I thanë: O i Dërguar i Allahut, cilat janë ato? Ai tha: “Shirku (idhujtaria / shokbërja) ndaj Allahut, magjia, vrasja e njeriut- të cilën Allahu e ka ndaluar, përveçse kur bëhet me të drejtë,- ngrënia e kamatës, ngrënia e pasurisë së jetimit, arratisja në ditën e dyndjes (betejës me armikun) dhe shpifja ndaj besimtareve të ndershme që s’u shkon as mendja për paturpësitë (për të cilat përfolen).”2

Imam En-Neueuiu (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Veprimi i magjisë është haram (i paligjshëm) dhe prej mëkateve të rënda (të mëdha), të cilin Profeti (Paqja qoftë mbi të!) faktikisht e ka konsideruar prej shtatë rrënueseve. Ka magji që janë kufër (mosbesim) dhe ka që nuk janë kufër (mosbesim) por janë mëkat i madh; pra nëse magjia përmban fjalë ose veprim që angazhojnë kufrin (mosbesimin), ajo është kufër (mosbesim), përndryshe jo.”3

Gjithsesi, akuzimi i një personi se ai është magjistar nuk është aq i thjesht sa duket në pamje të parë. Më konkretisht dijetarët muslimanë thonë njëzëri se sheriati (ligji islam) e ndalon rreptësisht që të përgojohet, përfolet dhe akuzohet padrejtësisht tjetri. Akuzimi për magji hyn pikërisht tek akuzimi i personit në fenë dhe nderin e tij, prandaj ai nuk lejohet përveçse me fakte kategorike sheriatike (në përputhje me ligjet islame), kurse dyshimet dhe supozimet (pandehjet) nuk lejohet që të merren për bazë.  Akuzimi i tjetrit për magji hyn tek fjalët mëkatare dhe akuzimi i padrejtë, vepruesi i të cilave ngarkohet me mëkat dhe meriton të ndëshkohet, teksa muslimanit i del si detyrë që ta ruaj gjuhën e tij, të jetë i vëmendshëm, të ruhet nga gabimi dhe të shmang dëmtimin e të tjerëve.

Gjykimi përfundimtar për dikë se ai është magjistar kërkon që: (së pari) personi i akuzuar ta pranojë vetë se i ka bërë magji një njeriu të caktuar, ose (së dyti) të dëshmojë kundër tij një njeri i drejtë dhe i beueshëm se e ka parë atë duke bërë magji; dhe nëse këto dy fakte nuk janë të pranishme çështja mbetet në rrethin e paragjykimit të dënueshëm dhe konsiderohet si shpifje dhe gënjeshtër, që mund t’i kthehet bumerang (njëlloj) akuzuesit nga të tjerë persona të cilët,- ashtu siç bëri ai,- mund ta akuzojnë atë më pas padrejtësisht, gjë që sjell një destabilizim shumë të fuqishëm familjar dhe shoqëror.4Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. PËRKUFIZIMI DHE DISPOZITA E MAGJISË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ PËRKUFIZIMI DHE DISPOZITA E MAGJISË

PËRKUFIZIMI DHE DISPOZITA E MAGJISË

  1. Shih: islamweb.
  2. El-Bukhariu 2615 dhe Muslimi 145.
  3. Sherhu En-Neueui ale Sahihi Muslim”  v. 14, f. 176.
  4. Shih: islamqa, islamweb dhe islamweb.
SHENJAT KRYESORE TË MAGJISTARËVE
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.